[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 2:
[[Skeda:Ne_parade1_1.jpg‎|thumb|250px|Bejto Isufi. dalë gjatë drejtimit të Paradës Ushtarake, Tiranë 1974 (majtas)]]
 
'''Bejto Isufi''' (Osmanaj), lindi më [[15 Prill|15 prill]] të vitit [[1927]] në fshatin [[Mavrovë]], 16&nbsp;km në lindje të qytetit të [[Vlora|Vlorës]] drejt luginës së Shushicës nga një familje e pasur e me tradita të veçanta patriotike. Bejto ishte djali i madh i patriotit dhe luftëtarit [[Isuf Rustemi]] Mavrova (Osmanaj). Ai i kreu studimet ne shkollën tregtare të Vlorës ku dhe u njoh me një brez të tërë patriotësh dhe luftëtarësh si [[Hysni Kapo]], [[Kadri Hazbiu]], [[Arif Hasko Memaj]] etj. Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Bejto Isufi u inkuadrua si zëvëndëskomisar në batalionin e V-të të [[Brigada e V-të Sulmuese]] të Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar që kryen luftime që nga Qarku i Jugut të Shqipërisë deri në Vishegrad të Bosnje-Hercegovinës, duke përfshirë edhe Kosovën, për çlirimin e tokave shqiptare në Jugosllavi nga okupatorët gjermanë. Pas çlirimit vajti për studime në Akademinë Ushtarake "Xherxhinski" të Moskës ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe u caktua në detyra të larta ushtarake, si Komandant i Artilerisë Kundra-ajrore dhe i Aviacionit<ref>{{Cite web |url=http://www.mod.gov.al/botime/html/ushtria/2006/300606/faqe6.htm |title=MOD.GOV.AL |accessdate=14 janar 2008 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20081203163441/http://www.mod.gov.al/botime/html/ushtria/2006/300606/faqe6.htm |archivedate=3 dhjetor 2008 |url-status=dead }}</ref>, Komandant i Garnizonit të Tiranës etj. Në vitin 1974 drejtoi paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, paradë që për nga madhështia dhe disiplina kujtohet edhe sot nga bashkëkohësit e tij<ref>{{Cite web|url=https://www.youtube.com/watch?v=_KsJkCuUH7s|title=}}</ref>. Ai ka lënë shumë shkrime dhe studime mbi artin e luftës. Bejto Isufi ndërroi jetë në vitin 1995.
 
== Referimet ==