[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 7 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 328:
Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është [[aeroporti]] i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti [[Tirana]]. Nga [[Rinasi]] ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të [[Evropa|Evropës]], dhe prej pikave të transitit për në disa qytete të tjera joevropiane. Gjate periudhës se sistemit komunist ne Shqipëri ka pasur edhe aeroporte te tjera te cilat ishin te karakterit aeroporte ushtarake. Me i madhi ishte ne qytetin e [[Kucoves]], ku ishte edhe një nga bazat me kryesore te forcave ajrore te Shqipërisë dhe një nga bazat ajrore me te medha ne Ballkan. Ne aeroportin e Kucoves kryheshin dhe shërbime servisi për avionët luftarak Mik 17 dhe Mik 19 me një cilësi dhe profesionalizem te larte. Aeroport tjetër i rëndësishëm ka qene edhe aeroporti i [[Vlores]], ne te cilin u krijua edhe shkolla e pare e aviacionit ne Shqipëri.
 
= =[[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|Forcat e Armatosura]] ==
Më 9 korrik 1945 ajo mori emrin Ushtria Kombëtare dhe numri i saj u reduktua në 40 000, në dhjetor në 35 000 ndërsa në 1948 ky numër ra në 27 000 ushtarakë aktiv. Në të njëjtën kohë ajo filloi transformimin në një ushtri të rregullt të kohës së paqes. Struktura organizative esaj përbëhej nga [[Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë|Ministria e Mbrojtjes]], [[Shtabi i Përgjithshëm]], [[Forcat Tokësore Shqiptare|FT]], [[Flota Luftarake Detare|FD]], [[Forcat Ajrore Shqiptare|FA]], FR dhe ato Territoriale. Në vitin 1951 Ushtria krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë,shërbimin e Komunikimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artileria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan. Shqipëria ishte anëtare e Traktatit te Varshavës nga vitet 1950 deri 1968. [[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|Ushtria shqiptare]] u pajis me armatim dhe teknikë nga [[Bashkimi Sovjetik]]. Kjo periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, sië ishte ajo e vitit 1950. Në vitin 1966 sipas udhëzimeve të [[PPSH]] me qëllimin e bërjes së ushtrisë më pak të kushtueshme dhe të lidhur mepopullin për mos lejimin e krijimit të ëKastës Ushtarakeë, u realizua nxjerrja e ushtrisë nga kazermat, heqja e sistemit të gradave dhe shpërndarja e saj ne cdo pjesë të territorit të vendit. Komisari politik u vendos për të përfaqësuar vijën e partise në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Armatosura. Gjate periudhës së Luftës së Ftohtë, në vitet 70 dhe 80, [[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|Forcat e Armatosura]] patën një rritje të madhe numerike duke arritur shifrën 61 000 forca aktive, dhe 260,000 rezerviste dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare. Ato u riorganizuan disa herë në njësi të përmasave dhe formave joeficente. Në fund të viteve 80 kishte 22 divizione që përbënin 3 fronte. Bazuar në konceptin e ëmbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbëë Ushtria u shpërnda në 2200 pika në të<nowiki />gjithë vendin dhe fortifikimi u kthye në qëllim më vete. Për herë të parë në historinë ushtarake botërore Shkollat e Lira ushtarake filluan në Shqipëri. Në vitet 90 me ndryshimin e sistemit politik, edhe Ushtria u bë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në FA filloi me vendosjen e kontrollit civil në to, heqjen e simboleve komuniste nga uniformat ushtarake dhe zëvëndësimi e tyre me simbolet kombëtare, vendosjen e gradave dhe depolitizimin e departizimin. Në bazë të koncepteve të reja për përdorimin e FA u bë ristrukturimië e riorganizimi i tyre me tendencë kryesore zvogëlimin e sasisë dhe rritjen e cilësisë. Hapja ndaj botës ishte një aspekt tjetër që i shërbeu modernizimit të FA dhe rritjes së shkallës së ndërveprueshmërisë së tyre me partnerët ndërkombëtar. Në vitin 1992 Shqipëria shpalli publikisht dëshirën e saj për tëu bërë anëtare e [[NATO]]-s, dëshirë e cila u pasua me ndërmarrjen e hapave konkret në këtë drejtim. Kështu në vitin 1994 firmoset Dokumenti në kuadrin e PP dhe në qershor [[1995]], Shqipëria është zyrtarisht pjesë e nismës PP. Në vitin [[1999]] u përgatit për herë të parë Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP). Megjithëse në vitin 1997, si pasojë e krizë, FA rezultuan më të dëmtuarat, në një kohë relativisht të shkurtër ato u ringritën dhe u bënë kontribuese të denja për sigurinë e paqen në rajon e më gjerë. Gjeografia e kontributeve të FA në mbështetje të paqes e sigurisë i kaloi kufijtë e rajonit të Ballkanit për tu shtrirë edhe përtej kontinentit. Proceset integruese të [[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|FA]] të nisura në vitin [[1992]] u ridimensionunan pas vitit [[1997]], në përputhje me realitetet e krijuara, dhe arritën pikën e tyre kulmore me ftesën për anëtarësim në [[NATO]] që vendi ynë mori në Samitin e Bukureshit në prill 2008.