Ismail Qemali: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
U kthye versioni 2044585 i bërë nga 148.251.233.216 (diskutimet) ke ngaterruar faqe
Etiketa: Undo
Rreshti 21:
| Feja =
}}
'''Ismail Qemal [[Beu|bej]] Vlora''' i njohur thjesht si '''Ismail Qemali''' ([[Vlorë]], janar [[1844]] - [[Peruxhia]], [[24 janar]] [[1919]]) ka qenë nëpunës dhe deputet i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë]] dhe kryetari i këshillit të ministrave të [[Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë|Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë]].
 
Në kujtimet e tij, Ismail Beu tek flet për [[Janina|Janinën]] si vendin ku kishte kryer studimet, si rajonin ku zbulonte gjurmë të qytetërimit parahelen ose pellazg. Për të cilin shkruan se "raca shqiptare i kishte të gjitha të drejtat ta quante të vetin dhe që ishte burimi nga kishte mbirë qytetërimi helen".<ref>{{Harvnb|Qemali|2009|pages=48-49}}.</ref>
Rreshti 76:
Marsin e 1913 u takua me Dukën de Monpensier, që kishte dëshirë të bëhej kandidat i fronit të Shqipërisë, i cili kishte ardhur me jahtin e tij me flamur britanik. Më 1 prill 1913 duka e kaloi në Brindizi, ku më tej do të vazhdonte takimet për çështjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë me Fuqitë në Romë, Vjenë, Paris e sidomos në Londër. Atje shtroi çështjen e kandidat frëng dhe me gjasë edhe të Princit Albert Gjika.<ref>{{Harvnb|Vlora|1921-25|page=83}}.</ref> Pas punimeve të konferencës në kryeqytetin britanik, u kuptua se gjysma e territoreve shqiptare do t'i mbeteshin fituesve të Luftës Ballkanike.<ref>{{Harvnb|Qemali|2009|pages=421, 423}}.</ref>
 
==== Komploti dhe tërheqja ====
Pas daljes së humbur nga luftërat ballkanike dhe përtëritjes së xhonturqve në Stamboll, u mendua një aleancë me Bullgarinë - edhe ajo e humbur - dhe shqiptarët për të rifituar pozitat e humbura kundrejt Malit të Zi, Serbisë e Malit të Zi. Kandidaturat e tyre ishin [[Ahmed Izet Pasha]] për Princi Burhanedin Efendiu, i biri i Sulltan Abdyl Hamidit II që u abdikua po nga Xhonturqit më 1908, dhe nisën drejt Shkodrës disa propagandues të kësaj ideje, mes tyre edhe ushtarakun [[Beqir Grebene|Beqir Grebenenë]]. Dy-tre muajt e fundit të 1913 pasi Grebeneja propagandoi në Shkodër, në Tiranë tek Esad pashë Toptani, së fundmi shkoi t'i ofronte edhe Ismail Qemalit të njëjtën ide të kandidaturës princërore, aleancës bullgaro-shqiptaro-turke i kërkoi mbështetje, duke autorizuar zbarkimin dhe kalimin në territoret e qeverisur nga ai.<ref name=":7">{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=232-234|ref=harvnb}}</ref>
 
== Intrigat e Esat Pashët Toptanit ==
Diplomatët austo-hungarezë i pohuan Esad Pashës se kompetencat që Europa i njihte Qeverisë së Vlorës përfshinin qeverisjen në gjithë Shqipërinë, dhe i kërkuan atij të bashkëpunonte me qeverinë. Konsujt në Vlorë e këshilluan edhe Ismail Qemalin të bashëpunonte me Esat Pashën, prandaj ky i dha postin e Ministrit të Brendshëm. Qemali hoqi dorë nga posti i ministrit të jashtëm dhe ia dorëzoi ish-Ministrit të Brendshëm, Myfit Libohova.<ref name = "Akademia2">{{cite book|author=Akademia e studimeve albanologjike|title=Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX|publisher=Botime Albanologjike|year=2017|page=270-271}}</ref>
 
Mirëpo Esat Toptani ishte njeri ambicioz dhe nuk kënaqej me një post vartës prandaj u largua shumë shpejt nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Pas kthimit nga një vizitë në Romë dhe Vjenë në gusht 1913, ai do të qëndronte fare shkurt në Vlorë. Në shtator u vendos në Shqipërinë e Mesme dhe menjëherë filloi propagandën kundër Ismail Qemalit dhe qeverisë së tij. Ai arriti të shfrytëzojë pakënaqësinë e opozitës me qeverisjen e Qemalit dhe e grumbulloi atë rreth vetes. Kishin filluar të qarukullonin skema për zëvendësimin e kryeministrit shqiptar në një kohë kur klasa politike shqiptare duhej të tregonte unitet. <ref name="Akademia2"/>
 
Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës nuk qëndroi duarkryq. Në shtator shkarkoi mytesarfin e pabindur të Beratit dhe kamejkamin e Peqinit, i cli qe mbështetës i Esat Toptanit. Ministri i Bujqësisë, Abdi Toptani, u shkarkua dhe u zëvendësua nga [[Hasan Prishtina]].<ref name="Akademia3"/>
 
Më 12 tetor, Esat Pashë Toptani formoi Pleqësinë e Durrësit. Pasi forcoi pushtetin në Shqipërinë e Mesme, vëmendja e tij u kthye kundër Qeverisë së Vlorës. Qëllimi i Esat Pashë Toptanit ishte rrëzimi i Qeverisë dhe largimi pa dinjitet i Ismail Qemalit nga drejtimi i shtetit. Kësodore duke përdorur propagandën e shfrenuar kundër Qemalit për të ulur prestigjinin e këtij të fundit, punoi paralelisht për të ngushtuar rrezen ku shtrihej autoriteti i Qeverisë së Vlorës. <ref name="Akademia3"/>
 
Për këtë qëllim bashkëpunoi edhe me vendet fqinje të Shqipërisë. Megjithëse u detyrua nga Austro-Hungaria dhe Italia që të shkëpuste marrëdhëniet me serbët, ai ruajti lidhjet me ta. Por për të rrëzuar Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, kërkoi edhe bashkëpunimin e Greqisë. <ref name="Akademia3">{{cite book|author=Akademia e studimeve albanologjike|title=Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX|publisher=Botime Albanologjike|year=2017|page=272-277}}</ref>
 
==== Tërheqja ====
[[Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit]] e mësoi më 2 janar nga anëtari shqiptar, Myfid bej Libohova, pasi që ishin nisur mbi 420 ushtarë osmanë me prejardhje shqiptare.<ref name=":7" /> Prej tyre zbarkuan vetëm 6 oficerë së bashku me Beqir Grebenenë, u arrestuan dhe të tjerët nuk u lanë që të zbarkonin. Pas gjyqit që iu bë dhe pohimeve që implikonin Ismail Qemalin, Komisioni i kërkoi që të jepte dorëheqjen, të cilën e dha më 22 janar 1914.<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|page=356}}.</ref>