Naim Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
nuk kam ngatërruar burime
No edit summary
Rreshti 37:
Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Me vjershat dhe poemat e tij i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref> Më 1880 shkroi të parën vepër shqip me përmbajtje atdhetare, poemthin "Shqipëria", ku shpalli të gjitha idetë që përbëjnë trungun e veprës së tij atdhetare.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref> Ky poemth do të shpërndahej në dorëshkrim mes bashkëatdhetarëve të tij, meqenëse qeveria osmane nuk lejonte asnjë shkrim shqip të botohej në Perandorinë Osmane, ndërsa jashtë kufinjve kishte mundësi të kufizuara botimi.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=214}}</ref> Vetëm në vitin 1886 botoi në Bukuresht 6 vepra, "Bagëti e Bujqësija", "Vjersha për mësonjëtoret e para", "E këndimit të çunave këndonjëtoreja" me dy vëllime, "Istori e përgjithshme" dhe "Dituritë".<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref> Në vitin 1898 do të botonte poemën epike Istori e Skënderbeut e cila u bë një nga veprat më të lexuara gjatë Rilindjes.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354-355}}</ref> Rëndësi të veçantë i dha botimit të librave për të cilët kishte nevojë shkolla shqipe.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref>
 
Duke qenë se rreth 30 vjet të jetës do t'i kalojë në Shqipëri, Naimi do ta kuptojë mirë traditën historike, kulturore dhe kombëtare në përgjithësi kurse letërsinë popullore në veçanti.<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=18}}</ref> Ndikimi i poezisë popullore në veprën e Naimit është i përvetësuar dhe shtrihet edhe në fushë të mjeteve stilistike, në fushë të strukturës rrokjesore e ritmike të vargut dhe në fushë të botëpërjetimit. Një sërë figurash në veprën e tij janë me prejardhje folklorike, në radhë të parë krahasimet.<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=22}}</ref> Në poemën heroike [[Istori e Skënderbeut]], Naimi futi shpesh figura të mitologjisë popullore ilire dhe shqiptare. Ai përdori dragojt, hijet, kuçedrat, lugetërit, shtrigat, zanat, të Bukurën e Dheut e të tjera. Në këngën VII të Istori e Skënderbeut, E Bukura e Dheut e uron Skënderbeun për fitoren e tij<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=26-27}}</ref>:
'':Dolli e Bukur e Dheut/ Sy-larush e qafë-gjata,/ iu qas, i tha Skënderbeut/ Të lumtë dora dhe shpata''.
 
=== Në gjuhë tjera ===