Kongresi i Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Kongresi i Elbasanit''' (apo '''Kongresi i Shkollave Shqipe''') u mbajt nga 2 deri 10 shtator të vitit 1909 në qytetin e [[Elbasan|Elbasanit]], në godinën historike të shkollës së Kalasë. Kongresi ka rëndësi historike për vendimet që mori në lidhje me sistemin e shkollimit shqip, hartimin e programeve unike, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe zëvendësimin e tyre me shkolla shqipe, zgjedhjen e dialektit t Elbasanit si gjuhë kombëtare, si dhe themelimin e [[Shkolla Normale e Elbasanit|Shkollës Normale të Elbasanit]], e cila u hap vetëm tri muaj më vonë, në dhjetor 1909. Kongresi gjithashtu trajtoi probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
 
== Premtimet boshe të xhonturqve dhe Kongresi i Dibrës==
Rreshti 41:
Pas [[Kongresi i Manastirit|Kongresit të Manastirit]] ose, siç e quanin, Kongresit të Abesë, u shtua edhe më shumë etja e shkrimit dhe arsimit në gjuhën amtare shqipe, një ndjenjë e fuqishme që patriotët shqiptarë e kishin mbjellë në popull. Patriotët shqiptarë ishin të vetëdijshëm se pa arsim në gjuhën amtare nuk mund të mbijetojë as kombi. Andaj klubet shqiptare e morën mbi vete këtë mision që, krahas propagandës për shkrim e shkollë shqipe, të kujdesen edhe për mirëmbajtjen e tyre, duke mos i kursyer as ekonomitë e tyre që i kishin krijuar me bukën e helmit të kurbetit.<ref name="Mustafa"/>
 
Njëra prej detyrave më primare me të cilën ishin ngarkuar klubet ishte që gjuha shqipe të futet si gjuhë mësimi në të gjitha shkollat shtetërore fillore e qytetëse (ruzhdije[[ryzhdije]]). Për këtë çështje, për t’u kërkuar leja që gjuha shqipe të behet gjuhë zyrtare në gjitha shkollat në treva shqiptare, u ngarkua Klubi i Manastirit.<ref name="Mustafa"/>
 
Dashuria ndaj alfabetit e shkollës dita-ditës po shtohej dhe, në bazë të kronikave të kohës, kudo shohim një aktivitet të vrullshëm për përhapjen e shkollave në gjuhën amtare, si në : Manastir, Dibër, Ohër, Kërçovë, Gostivar, Shkup, Veles e gjetiu. Në këtë kohë, përveç Klubit të Manastirit, si klube me aktivitete të mëdha shquheshin edhe klubi i Shkupit, ai i Ohrit, i Strugës i Kërçovës dhe i Kumanovës. Arsimdashësit shqiptarë në veprimtarinë e tyre vazhduan të vepronin fuqimisht në formimin dhe zgjerimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe në zhvillimin e psikologjisë kombëtare të popullit. Ata kudo që shkonin evokonin krenarinë dhe të kaluarën e lavdishme që shqiptarët ruajtën ndër shekuj. Klubet shqiptare vepronin në bazë të programeve ose, siç i quanin patriotët shqiptarë, kanonizma. Klubi qendror i Manastirit i nxiste degët e veta kudo që të ngrinin klube edhe në fshatra, madje edhe me 5-10 anëtarë. Kështu duke angazhuar dhe duke ndërmarrë hapa konkretë dhe për të parë se si organizohej puna, ata formuan edhe [[Lidhjen për Përhapjen e Shkollave Shqipe]] dhe ngritën një fond të posaçëm për hapjen, pajisjen dhe mirëmbajtjen e shkollave. Ky fond u themelua diku në muajin nëntor të vitit 1908, ndërsa në të shumë shpejt u anëtarësuan shumë patriotë shqiptarë edhe nga viset e [[Maqedonia|Maqedonisë]] së sotme.<ref name="Mustafa"/>