Wikipedia:Kush e shkruan Wikipedinë: Dallime mes rishikimesh
AnxFab (diskuto | kontribute) Faqe e re: {{Infobox person | emri = Besnik Sulaj | foto = thumb|Albanian Entrepreneur | foto përshkrimi = Biznesmen | da... |
(Pa ndryshime)
|
Versioni i datës 30 tetor 2019 11:37
Kush e shkruan Wikipedinë |
---|
Besnik Sulaj( lindur më 26 Janar 1969) është një biznesmen i njohur shqiptar me një portofol të diversifikuar investimesh në fusha si energjia, ndërtimi, turizmi dhe real estate. Besnik Sulaj ka qene presidenti i klubit të futbollit [1] KS Dinamo gjate periudhes 2001-2011, ku nën presidencën e tij skuadra e Dinamos është shpallur 3 herë kampion e Shqiperise.
Biografia
Besnik Sulaj lindi në 26 Janar të 1969 në qytetin e Mallakastrës. Sulaj e nisi karrierën e tij si sipërmarrës në fillim të viteve 90 duke u marre me tregtine e hidrokarbureve. Besnik Sulaj eshte i martuar dhe ka dy femije.
Investimet
Taiwan
Në vitin 2000 Besnik Sulaj ndertoi kompleksin [2] ne qender te Tiranes. Me nje siperfaqe prej 10,000m2, kompleksi Taiwan permbledh disa restorante, kafe, bowling, dhe kazino.
Regency Casino International
Ne vitin 2005, Sulaj ne partneritet me Thanasis Laskaridis fituan nepermjet nje konkursi nderkombetar licensen per hapjen e kazinose se pare ne shqiperi “Regency Casino International”[3].
Aquadrom
Në maj të 2007, Besnik Sulaj investon në një tjetër biznes, duke u bërë pronari i Aquadrom të Tiranës [4]. Kompleksi Aquadrom Tirana është i vendosur në një nga zonat më të bukura në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Në një hapësirë të gjelbërt prej 40 mijë metrash katrorë janë ndërtuar 6 pishina, 4 restorante, 3 bare, 5 fusha futbolli, lojëra për fëmijë dhe së fundmi një Irish Pub dhe Restorant.
Delvina Gas
Besnik Sulaj është presidenti i kompanisë “Delvina Gas” [5] e cila ne shkurt te 2016 bleu te drejtat ekzkluzive per eksplorimin dhe perpunimin e gazit natyral ne fushen e Delvines nga Malone Mitchell - Transatlantic Petroleum Ltd (NYSEMKT:TAT). Fusha e vendburimit eshte ne nje siperfaqe 220km2 dhe rezervat e certifikuara jane 6 bilione m3 gaz natyral.
Tirana Parking
Në maj të 2016 kompania “Taiwan shpk” merr koncesion nga bashkia e Tiranes per ndertimin e nje parkimi nentokesor me kapacitet 1500 vende parkimi. Tirana Parking eshte nje projekt qe synon t’ju vijë në ndihmë drejtuesve të mjeteve duke krijuar hapësira parkingu në kryeqytet.
Klubi i Futbollit Dinamo
Besnik Sulaj ka qene presidenti i Klubit të Futbollit Dinamo. Gjatë presidencës së tij ky klub futbolli ka fituar 3 herë titullin kampion. Në vitin 2009 Sulaj sjell prane ekipit trajnerin e njohur kroat [6] Zlatko Dalić. Dalic drejton kombetaren e Kroacise, dhe doli nenkampion bote ne kupen e botes ne 2018 duke u ndeshur ne finale me Francen.
Referime
- ^ KS Dinamo
- ^ "Kompleksi Taiwan" (në English).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Regency Casino" (në English).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Aquadrom" (në English).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Delvina Gas Company: DGas" (në English).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ Zlatko Dalić