Hape menynë kryesore

Changes

5.323 bytes added ,  1 muaj më parë
 
Ju faleminderit! – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 2 nëntor 2019 10:57 (CET)
 
== Statistika mbi gjuhët e burimeve të përdorura në Wikipedia-n shqip ==
 
Përshëndetje!
 
Falë një bisede të sukseseshme me mirëmbajtësin e modulit CS1 në EnWiki, ai realizoi dy ndryshime në kodin e modulit, njëri prej të cilëve vetëm për projektin tonë. Këto ndryshime i dhanë fuqinë modulit në fjalë të arrinte të kategorizonte në një kategori të gjithë artikujt te burimet e të cilëve përdoret gjuha lokale (në rastin tonë, shqip) dhe të arrinte të kategorizonte në një kategori gabimesh të gjithë artikujt te burimet e të cilëve për arsye të ndryshme nuk është përcaktuar gjuha (kjo është vetëm për Wikipedia-n shqip).
 
Të dhënat nga këto kategori të munguara të bashkuara me të dhënat nga kategoritë e burimeve në gjuhë të huaj na japin mundësinë të kemi një pamje të plotë të gjuhëve që përdoren në burimet shqiptare. Me anë të këtyre të dhënave kam krijuar një grafik: <u>[https://www.meta-chart.com/share/shprndarja-e-burimeve-sipas-gjuhs-2 Grafiku i shpërndarjes së burimeve sipas gjuhës]</u> (''Mundohuni ta hapni sa më shpejt pasi nuk jam i sigurt për sa kohë do të zgjasë lidhja.'')
 
Për ta kuptuar ca më mirë, pasi ta hapni, zgjidhni te "Theme" (sipër grafikut, majtas) mundësinë "dark-unica". Pastaj, poshtë keni të renditura të gjitha gjuhët që janë përdorur për burime aktualisht. Provoni të shtypni mbi "Gjuhë e papërcaktuar" për ta fshehur rezultatin e saj që të shihni ca të dhëna të tjera për gjuhët e tjera. Po njëlloj mund të fshihni më shumë gjuhë, për të zbuluar gjuhë të tjera edhe më pak të përdorura.
 
Disa fakte që të bëjnë përshtypje janë:
 
# Parametri i gjuhës përdoret jashtmase pak. Ka mbi 11000 artikuj ku ky parametër mungon. Tashmë artikuj të tillë mund të identifikohen lehtësisht por statistika na vë në dukje një problem të kahershëm më të gjerë: Mungesën e saktësisë dhe informacionit në burimet që përdorim. Për fat të keq, falë një vështirësie të shtuar në përdorimin e tyre krahasuar me detaje të tjera të redaktimit, shumë përdorues thjesht kopjojne në mënyrë të verbër kod, pa e ditur se çfarë po bëjnë ekzaktësisht kur vjen puna te shtimi i burimeve (zakonisht kur po përkthejnë nga projekte homologe të Wikipedia-s). Kjo bën që burimet tona të jenë të varfër nga paraqitja informative, ngatërrues nga një pikëpamje teknike dhe të vështirë për t'u verifikuar e kontrolluar përsa i përket saktësisë.
# Gjuha shqipe përdoret jashtmase pak. Ka vetëm 76 artikuj me burime në gjuhën shqipe megjithëse Wikipedia shqip ka rreth 78000 artikuj. Kjo do të thotë se kemi më pak se 1 burim në shqip për çdo 1000 artikuj. Numri i vogël i burimeve në shqip në një botë ku pjesa më e madhe e burimeve vijnë nga interneti e gjuhë e internetit është shpeshherë de facto anglishtja është i pritshëm. Ama numri mbetet përsëri më i vogël se sa do të duhej të ishte. Unë personalisht s'besoj se numri përfaqëson një vlerë të vërtetë pasi shumë burime në shqip duhet të jenë te ato të papërcaktuarat por gjithsesi duhet të bëhemi të vetëdijshëm që të mos kopjojmë burime në gjuhë të tjera kur ekzistojnë burime <u>të besueshme</u> në shqip. (Kjo s'do të thotë të sakrifikojmë besueshmërinë për ta pasur në gjuhën shqipe.) Burimet në gjuhë të huaja e vështirësojnë dhe më shumë kontrollimin e verifikimin e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhë jo shumë të njohura nga pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar.
# Përfshirja e gjuhëve jo shumë të njohura nga komuniteti shqiptar. Nga grafiku të bie në sy përdorimi i gjuhëve të tilla si: latinishtja e lashtë, persishtja, koreanishtja, gjuha esperanto, gjuha vietnameze, etj. Pa nënkuptuar kurrfarë nënvlerësimi për gjuhët e përmendura, në përgjithësi bëhet fjalë për gjuhë të cilat fliten nga popuj që janë larg gjeografikisht nga territoret shqifolëse (apo gjuhë të vdekura). Kjo e bën të ulët mundësinë e një numri të lartë të folësve të tyre nga komuniteti shqiptar, gjë që vështirëson dhe më tej kontrollimin e verifikimin e burimeve të përdorura. Një praktikë e tillë vjen përsëri nga kopjimi në mënyrë të verbër i burimeve nga artikuj të tjerë, pa ushtruar kurrfarë kontrolli paraprak. Fenomen i cili edhe pse lehtëson jashtmase punën, duhet luftuar e minimizuar, në mos ndaluar, pasi sjell probleme të tjera, sidomos kur bashkohet me fenomenin e vdekjes së lidhjeve.
 
Për ta mbyllur, gjej rastin të përsëris dhe njëherë tjetër thirrjen për saktësi në përdorimin e burimeve. Po ndërmarrim shumë masa në atë drejtim. Përshtatje te moduli CS1, kategorizime dhe kapje gabimesh automatike, përfshirja e robotëve për arkivimin e lidhjeve... Por të gjitha metodat automatike në thelb kanë punën njerëzore kështu që përpjekja kryesore duhet të vijë nga vetë ne. Si gjithmonë, ofrohem personalisht t'ju ndihmoj me problemet që mund të keni në lidhje me vendosjen e burimeve.
 
Hidhini një sy grafikut e mirëpres çdo koment në lidhje me të e temën. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 3 nëntor 2019 17:11 (CET)