Hape menynë kryesore

Changes

v
 
# Parametri i gjuhës përdoret jashtmase pak. Ka mbi 11000 artikuj ku ky parametër mungon. Tashmë artikuj të tillë mund të identifikohen lehtësisht por statistika na vë në dukje një problem të kahershëm më të gjerë: Mungesën e saktësisë dhe informacionit në burimet që përdorim. Për fat të keq, falë një vështirësie të shtuar në përdorimin e tyre krahasuar me detaje të tjera të redaktimit, shumë përdorues thjesht kopjojne në mënyrë të verbër kod, pa e ditur se çfarë po bëjnë ekzaktësisht kur vjen puna te shtimi i burimeve (zakonisht kur po përkthejnë nga projekte homologe të Wikipedia-s). Kjo bën që burimet tona të jenë të varfër nga paraqitja informative, ngatërrues nga një pikëpamje teknike dhe të vështirë për t'u verifikuar e kontrolluar përsa i përket saktësisë.
# Gjuha shqipe përdoret jashtmase pak. Ka vetëm 76 artikuj me burime në gjuhën shqipe megjithëse Wikipedia shqip ka rreth 78000 artikuj. Kjo do të thotë se kemi më pak se 1 burim në shqip për çdo 100010000 artikuj. Numri i vogël i burimeve në shqip në një botë ku pjesa më e madhe e burimeve vijnë nga interneti e gjuhë e internetit është shpeshherë de facto anglishtja është i pritshëm. Ama numri mbetet përsëri më i vogël se sa do të duhej të ishte. Unë personalisht s'besoj se numri përfaqëson një vlerë të vërtetë pasi shumë burime në shqip duhet të jenë te ato të papërcaktuarat por gjithsesi duhet të bëhemi të vetëdijshëm që të mos kopjojmë burime në gjuhë të tjera kur ekzistojnë burime <u>të besueshme</u> në shqip. (Kjo s'do të thotë të sakrifikojmë besueshmërinë për ta pasur në gjuhën shqipe.) Burimet në gjuhë të huaja e vështirësojnë dhe më shumë kontrollimin e verifikimin e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhë jo shumë të njohura nga pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar.
# Përfshirja e gjuhëve jo shumë të njohura nga komuniteti shqiptar. Nga grafiku të bie në sy përdorimi i gjuhëve të tilla si: latinishtja e lashtë, persishtja, koreanishtja, gjuha esperanto, gjuha vietnameze, etj. Pa nënkuptuar kurrfarë nënvlerësimi për gjuhët e përmendura, në përgjithësi bëhet fjalë për gjuhë të cilat fliten nga popuj që janë larg gjeografikisht nga territoret shqifolëse (apo gjuhë të vdekura). Kjo e bën të ulët mundësinë e një numri të lartë të folësve të tyre nga komuniteti shqiptar, gjë që vështirëson dhe më tej kontrollimin e verifikimin e burimeve të përdorura. Një praktikë e tillë vjen përsëri nga kopjimi në mënyrë të verbër i burimeve nga artikuj të tjerë, pa ushtruar kurrfarë kontrolli paraprak. Fenomen i cili edhe pse lehtëson jashtmase punën, duhet luftuar e minimizuar, në mos ndaluar, pasi sjell probleme të tjera, sidomos kur bashkohet me fenomenin e vdekjes së lidhjeve.