Adil Çarçani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referenca -> Referime duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 48:
| Emblema_përshkrim =
}}
'''Adil Çarçani''' ([[Fushë-Bardhë|Fushë–Bardhë]], [[5 Maj|5 maj]] [[1922]] - [[13 tetor]] [[1997]]) ka qenë politikan shqiptar në kohën e regjimit komunist. Deputet nga 1950 e deri më 1991, anëtar i Byrosë Politike nga 1961 deri më 1991 pas vdekjes së [[Mehmet Shehu]]t u emërua [[kryeministri|kryeministër]] i Shqipërisë. Çarçani përfshihet në listën e përpiluar nga [[Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit]], që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.<ref name="Gazeta Standard">{{cito lajm|last1=Gazeta Standard|title=Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që “rrëfyen” ekzekutimet në ushtrinë partizane|language=sq|url=http://www.standard.al/2014/11/29/lufta-e-dyte-boterore-ne-shqiperi-e-papublikuar-arkivi-i-shtetit-260-emrat-qe-rrefyen-ekzekutimet-ne-ushtrine-partizane/|accessdate=22 May 2018|date=29 November 2014}}</ref>
 
== Biografia ==
U lind më 1922 në Fushë-Bardhë të [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], i biri i Hakiut dhe i Sadries.<ref name=":0">{{Cite web|url=http://www.zemrashqiptare.net/news/id_7873/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html|title=Gjyqi i Ramiz Alisë dhe byroistëve: ja pse u dënuan liderët komunistë: zbardhet dosja e procesit të bujshëm të fillimviteve '90|language=sq|date=21 janar 2009|website=zemrashqiptare.net|publisher=Panorama. - Nr. 2363|last=Imaj|first=Afrim|pages=18-19}}</ref> Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, më 1939 - 1941 ndoqi arsimin e mesëm duke e nisur në Gjirokastër, vazhduar në Shkodër dhe përfunduar në Tiranë.
 
Në janar - qershor 1942 qe kontrollor i kolive postare në Drejtorinë e Përgjithshme të Postë-Telegraf-Telefnoave. Në korrik të po atij viti u anëtarësua në Partinë Komuniste. Po atë vit u përjashtua për disa ditë nga partia, pse ishte vonuar në lejen që i kishin dhënë.
Rreshti 59:
Më 1945 - 1947 shërbeu si komisar politik në Komitetin Qarkor të PK-së në Durrës. Më 1947 u zhvendos me të njëjtën detyrë në Shkodër, por më pas në atë vit e deri më 1948 qe ndihmësministër i Tregtisë. Më 1948 - 1949 qe shef në Drejtorinë e Prapavijave në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Më 1949 - 1951 qe sekretar i përgjithshëm i qeverisë. Më 1951 - 1959 ministër i Industrisë dhe Minierave dhe më pas deri më 1965, ministër i Industrisë dhe Gjeologjisë. Më 1966 - 1982 qe zëvendëskryeministër, pas vdekjes së Shehut u caktua kryeministër deri më 1991.
 
Në fund të 1991 u arrestua dhe u dënua për shpërdorim detyre. U mbyll në shtëpi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Më 2 korrik 1994 Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg, shlyerjen e një shume financiare me akuzën e shkeljes së shtetasve në bashkëpunim. Pas lirimit u arrestua përsëri, këtë herë me akuzën për genocid. Me hapjen e burgjeve, më 13 mars 1997 duke qenë mbi 60 vjeç, përfitoi nga amnistia. Vdiq në Tiranë pas shtatë muajve.<ref name=":02">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|language=sq|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=100-101}}</ref>
 
== Referimet ==