Hamami i Haxhi Beut, Pejë: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
Liridon (diskuto | kontribute) ref fix, zëvendësova: ref=mei-ks → ref=mei-ks |language=sq, përmirësime tipografike: gjërë → gjerë (5), poashtu → po ashtu (9), veçant → veçantë (2), përcjellur → ppërcjellë duke përdorur AWB |
||
Rreshti 21:
| përcaktimi1_lloji = Nën mbrojtje
}}
'''Gërmadhat e Hamamit të Vjetër në Pejë''' quajtur edhe '''Hamami i Haxhi Beut''' janë një monument i trashëgimisë kulturore në [[Pejë]], [[Kosovë]].<ref name="mei-ks">{{cite book|title=LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME|publisher=Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit|url=http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/LISTA_E_TRASHEGIMISE_KULTURORE_NEN_MBROJTJE_TE_PERKOSHME_2015.pdf|accessdate=17 gusht 2016|ref=mei-ks |language=sq }}</ref> Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-552/71.
Ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XV, është një akt bamirësie (''haját'') e të quajturit Haxhi Beu.
== Hamami i Haxhi Beut ==
Hamami i Vjetër, Hamami i Madh, Kurshumli Hamami sikurse që është i njohur nga [[vendasi]]t, [[pejanët]], përkatësisht Hamami i Haxhi Beut sipas emërit të donatorit të objektit monumental, është një ndër ndërtimet shoqëroro – publike e qyteteve të territorit etnik shqiptar i ruajtur deri në ditët tona me mjaft elemente të gjendjes fillestare, origjinale, pra në një masë dhe formë e ruan autenticitetin e kohës së ndërtimit. Hamami i Haxhi Beut është një realitet, ekzemplar dhe raritet i ditëve tona.<ref>Me inisiativë të Lidhjes Qytetare të Kosovës, Këshillit Organizativ (Reshat Nurboja, Jahja Lluka, Nexhmedin Morina, Bekë Zeka, Muhamet Dresha, Mr. Ali Sylqa, Lumturie Myftari, Rashit Gorani, Muharrem Burri, Nexhmedin Hoxha, Mahir Muhagjeri, Ruzhdi Baloku, Gjelosh Alija, Haxhi Arifi, Mr. Ismet Drançolli) si dhe në përkrahje të institucioneve dhe të strukturave, partive politike të Kosovës u vendos (në vitin 1997) të merren masa mbrojtëse në revitalizimin e Hamamit të Haxhi Beut në Pejë. Bartësi i punëve studiuese në lidhje me Projektin e Revitalizimit të Hamamit të Haxhi Beut u caktua Dr.sc. Fejaz Drançolli, historian i artit, zëvëndës Aziz Shala, inxh. dipl. ark. Ndërsa anëtarë të ekipit studiues: Agim Beqiri, inxh.dipl. ndërt., Petrit Begolli, inxh.dipl. ark., Elvane Islami, inxh. dipl. ark., Xhevat Goga, inxh. dipl. elek. si dhe Afrim Hajrullahu, fotograf, piktor. Xhirimi teknik arkitektural i banjos u bë nga : Merita Purini, Lendita Radoniqi, Naim Emra e Fadil Dreshaj, apsolvent në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1997 u realizua faza e pare i projektit (projekti i ka pesë faza). Finansimi u bë nga ndihma vullnetare e qytetarëve të Pejës.
Hamamet si ndërtime publike me karakter shoqëror zinin një vend mjaft me interes dhe rëndësi në ndërtimet arkitekturale të popullit shqiptar. Faktori kohë, kushtet atmosferike, faktori njeri, transformimet e pandërprera të qyteteve shqiptare kanë ndikuar që nga këto objekte monumentale deri në ditët tona të ngeli një numër i kufizuar i tyre. Hamamet si gjini e ndërtimeve shoqërore patën një përhapje të
Në territorin etnik shqiptar,<ref>V. S h t y l l a, Banjot e Mesjetës së vonë në Shqipëri, Monumentet, 7-8, Tiranë, 1974, 119-132</ref> hamame, të ruajtura kemi në Pejë, Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë, Shkup, Shkodër, Elbasan, Durrës, Tiranë, Krujë, Gjirokastër, Lezhë, Delvinë, Corovodë. Ndërkaq banjo të rrënuara, të zhdukura për të cilët kemi të dhëna, dëshmojnë rrënojat e tyre, hasim në Prishtinë, Gjakovë, Rogovë të Hasit, Kaçanik, Berat, Gjirokastër etj. Hamamet ekzistuese dhe të rrënuara u ndërtuan në periudhën kohore prej shek. XV deri në shek. XIX. Për një numër banjosh kemi shënime nga gjysma e dytë e shek. XVII, nga udhëpërshkruesi Evlia Çelebi.<ref name="V. S h t y l l a, Banjot..., 119">V. S h t y l l a, Banjot..., 119</ref> Banjot për nga mënyra e shfrytzimit, vendit të ndërtimit, skemës kompozicionale, madhsisë dhe trajtave të tyre ndahen: në publike dhe private, përkatësisht shtëpiake.<ref
Hamami i Haxhi Beut në Pejë është vepër monumentale me karakter shoqëroro- publik i ndërtuar në periudhën kur qyteti ishte në sundimin e osmanlinjëve, përkatësisht kur Peja ishte në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinasëve (1462-1485), pra në gjysmen e dytë të shekullit XV. Donator i këti objekti monumental ishte Haxhi Beu nga Peja.<ref>S. R I z a j, Kosova gjatë shekujëve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982, 230-242</ref>
Duhet cekur se Haxhi Beut ishte një ndër banorët e parë vendas shqiptar i cili e përqafoi besimin Islam. Me interes është të theksohet se me ramjen e Pejës (1462) në sundimin e osmanlinjëve, disa anëtarë të Dinastisë së Dukagjinasëve përqafojnë besimin Islam.<ref name=gjeneruar_automatikisht1>S. R I z a j, Kosova..., 230-242</ref> Në këtë mënyrë Dukagjinasit ruajtën pozitat, pushtetin dhe territoret e veta e në lidhje më këtë tregon dhe flet fakti i formimit të Sanxhakut të Dukagjinasëve. Pra në këtë periudhë, në fillim të formimit të sangjakut në fjalë, një numër i aristokracisë shqiptare, përkatësisht pejane duke pranuar besimin Islam u inkuadruan në aparatin shtetëror të Perandorisë Osmane. Duke përqafuar fenë dhe kulturën islame këta shqiptarë më pas luajtën rol me rëndësi në çdo aspekt, duke qenë donator të shumë veprave monumentale si të kultit,
Në kohën e Sanxhakut të Dukagjinasëve pos Bajrakli-Qarshi Xhamisë, medresës u realizua edhe Hamami i Haxhi Beut. Këtë ndërtim monumental të karakterit publik, Haxhi Beu më pas ia bashkoi vakëfit të tij që gjendej në Manastir.<ref name=gjeneruar_automatikisht1 />
Rreshti 38:
Hamami si ndërtim klasik i arkitekturës islamo-shqiptare u ndërtua në mahallën e Sinan Vojvodës. Kjo ishte periudhë kur Peja kishte vetëm 18 mahalla.<ref name=gjeneruar_automatikisht1 /> Hamami i Vjetër i Pejës u dha në përdorim me qira. Qiraja vjetore ishte 2000 akçe.<ref name=gjeneruar_automatikisht1 />
Është me interes të theksojmë se kjo banjo publike një kohë të gjatë nuk ka pasur unitet, përkatësisht në afërsi direkte të realizimit nuk është ndërtuar asnjë xhami dhe atë deri në vitin 1587. Ky vit është koha e ndërtimit të Xhamisë së Hamamit. Pra në këtë mënyrë ky hamam (në gjusmën e dytë të shek. XV) nuk formoi kompleks me vepër kulti, xhami gjë që ishte karakteristike dhe tipike për periudhën osmane. Veç se, tash për tash mund të ngel supozimi, nëse xhamia ekzistuese e njohur si Xhamia e Hamamit nuk paraqet ndonjë rindërtim, adaptim mbi themele të një xhamie më të vjetër,të periudhës së ndërtimit të hamamit të Haxhi Beut.Nëse kjo e thënë, ky sypozim nuk ka bazë atëherë Hamami i Vjetër ngel si një ndërtim i veçuar.
Me rastin e kompleksit, hamamit në Pejë duhet zënë n’ gojë edhe disa elemente në teknikën dhe strukturën e muratimit. Nga materiali i përdorur në konstruktimin e mureve, mbulesës me qemer, në pjesën e banjos së grave si dhe në pjesët e sipërfaqeve të rrafshta nemes të kubeve të ndërtimit është përdorur materiali, rrasa e gurëve. Këto rrasa në Kosovë paraqiten në mejdanet e gurëve në rrethin e Klinës dhe atë të Malishevës, në fshatin Gllarevë në veçanti dhe njëherit edhe njihen si rrasa të Gllarevës. Pos rrasave të cekura është shfrytzuar edhe guri gelqeror nga Ilixha e Pejës si dhe të lumit Bistricë të qytetit ku edhe u realizua Hamami i Haxhi Beut.Në këtë sistem, teknikë të muratimit të banjos, janë përdorur edhe tullat karakteristike për periudhën dhe ndërtimet e kohës. Tullat janë prodhuar dhe pjekur në punëtorit dhe furrat e Pejës.
Si material lidhës është përdorur llaç gëlqereje. Nga kjo shifet se, kryemjeshtri, ndërtuesi i objektit, ishte njohës i mirë i materialit dhe terrenit vendor. Me fjalë të tjera mund të konkludohet se kryemjeshtri dhe ndihmësit e tij ishin shqiptar vendas, që kishin përvojë të gjatë në ndërtimtari,
== Hamami i Haxhi Beut ==
Rreshti 57:
Mjedisi i pëgatitjes për larje-shatërvani për nga sipërfaqja, volumi i brendshëm është pjesa më e madhe në gjirin e hamamit. Duhet cekur se këtë ambient e kaploi zjarri në vitin 1981.(shih. foton. 1-2,ketu vjen fotoja). Çatia si dhe pjesët të tjera të drurit, tavani dekorativ pësuan në tërësi. Sot mjedisi, përkatësisht disa elemente karakteristike të shatërvanit kanë humbur pamjen fillestare(nga personat e “ panjohur”) gjatë një transformimi me qëllim të ndryshimit të dedikimit të ambientit. Pra, pas ndërprejes së funksionit dhe të inervenimit “profesional” edhe ato pak elemente konstruktivo-arkitekturale e funksionale të ngelura në enterier (sofaja, kamaret) jo vetëm që humbën nga origjinaliteti, por sot as që ekzistojnë, u shkatërruan në tërësi.
Në këtë ambient klientet pajisen me invertarin e duhur për larje si nalane, peshqir etj. Në qendër të mjedisit të cekur ishte shatërvani, i cili pos rolit të paraparë, shërbente si vend për larje të peshqirëve njëherit ka edhe efektin dekorativ. Sipas shatërvanit u pagëzua edhe ambienti në fjalë. Mjedisi pos që shërbente për zhveshje dhe veshje, lozhat-sofaja-ulëset shërbenin për të pushuar, pirë çaj, biseduar para dhe pas procesit të larjes. Sofaja si element i enterierit ishte vendosur perimetralisht për rreth mureve. Elementi i cekur qe realizuar nga guri dhe tulla të lidhura me llaq gëlqereje, pra kishin strukturë të njëjtë me atë të mureve të objektit. Ulësja kishte një gjerësi prej 100
Komunikimi nga jashtë me këtë ambient është bërë me anë të portës, të mbuluar me arkitra. Porta gjendej, në anën e fasades jugore. Në të dy anët e portës ka nga një dritare. Dritaret të madhësis dhe të trajtave të njëjta të mbuluara me arkitra paraqiten edhe në fasadën lindore. Si në çdo hamam edhe këtu për arsye funksionale, hapjet, dritaret paraqiten vetëm në mjedisin e zhveshjes, në pjesën përgatitore të fazes së pare të larjes.
Hamami i Haxhi Beut si banjo “çift” është objek asimetrik. Në anën perëndimore të mjedisit të analizuar, ambientit të burrave, por fizikisht i ndar gjendet ambienti parapërgatitor, shatërvani i grave. Për dallim nga ky i burrave, mjedisi i grave ka pasur një skemë kompozicionale paksa të ndryshuar dhe dallohej nga e meshkujve.Ambienti i grave ishte në kat. Kati ka pasur një zgjidhje dhe skemë kompozicionale me dedikim edhe të banimit, ku jetonte kujdestari i hamamit. Edhe ambienti i shatërvanit të grave që ishte në përdhesë kishte elemente karakteristike të dedikuara për mjedise të këtilla për çka edhe bëmë fjalë gjatë analizës së ambientit të njëjtë, pra të burrave. Edhe këtu komunikimi nga jashtë është bërë me ndihmen e portës. Porta ishte vendosur në anën perendimore të fasadës së objektit, shatërvanit.
== Ambienti ndërmjetës-izolues-kapalluku ==
Rreshti 68:
Si pjesë përbërse e ambientit izolues është edhe nyja sanitare dhe e pastrimit intimo-higjenik. Nyja sanitare është vendosur në të majtë të hyrjes nga ana e shatërvanit. Ndërsa kthina e pastrimit intimo-higjenik zë vend në të djathtë të hyrjes nga ambienti i zhveshjes, ngjitur në mur për faqen e brendshme të murit lindor si dhe mureve që formojnë volumenin e mjedisit izolues ku gjendet edhe hyrja. Hyrja është hapje e mbuluar me hark të thyer. Në kthinë ende në gjendje fillestare ruhet një vaskë e kohës. Vaskat e kthinave në fjalë, përnga madhësia janë më të vogla se ato të ambienteve kryesore dhe të banjove.
Për dallim nga kthina e pastrimit intimo-higjenik të mjedisit të banjos së burrave, kjo e hamamit të grave zë vend në të majtë të hyrjes së ambientit të shatërvanit kurse nyja sanitare në të djathtë. Kthina në fjalë nuk lidhet për faqet e mureve që volumenojnë me ndërtimin e ambientit izolues. Në rastin konkret ambienti izolues me anë të një porte, pjerrtas të vendosur, komunikon me kthinën e pastrimit intimo-higjenik. Faqet e brendshme të kthinës përbëhen nga pjesa e murit konstruktiv perëndimor dhe jugor i hamamit që zë vend në anën veri-perëndimore si dhe muri i mbuluar me hark të thyer e të verbër që njëherit ndanë edhe mjedisin kryesor në mënyrë gjatësore nga kthina në fjalë. Edhe këtu në këtë kthinë kemi një vaskë të kohës.
Në ambientin kryesor të grave, kundruall harkut të verbër të lartë cekur prezantohet edhe një hark, por me këtë rast jo i verbër. Harku është i çelur. Ndërsa në anët e kundërta të harqeve të përmendura kemi edhe dy harqe të verbëta, pra gjithësejt katër elemente konstruktivo-arkitekturale të këtilla të ndërtimit. Kryemjeshtri i objektit, qe i detyruar të bëjë një zgjidhje të këtillë ndërtimi me qëllim të arritjes së një baze katrore. Kjo formë dhe mënyrë e zgjidhjes së këtij mjedisi mundësoi kalimin në sistem konstruktimi pandantiv të mbulesës në kube. Në sistem të njëjtë ndërtimi janë realizuar edhe mbuluar dy banjo të grave.
Ambienti izolues i hamamit në stinët e dimrit ka mundur të përdorët edhe për përgatitje për larje. Sipërfaqet e ambienteve ishin të shtruara me pllaka guri, mermeri të rregullt. Pllakat e këtyre mjediseve më nuk ekzistojnë. Ambienti izolues me kthinën e pastrimit intimo-higjenik si dhe nyja sanitare e cila
== Ambienti kryesor i djerësitjes, masazhit dhe hamamet ==
Nga mjedisi izolues kalohet në kthinën kryesore ku klientet përgatitën për fazën përfundimtare të larjes.Ky mjedis është mjaft voluminoz (ketu vjen foto 4dhe 5). Këtu kryhet procesi i djerësitjes masazhit dhe i larjes së klientëve. Nga reliktet e përdorura dhe të nevojshme për procesin e larjes nuk ka ngelur asgjë, pos një vasko të thyer.
Mjedisi i hamamit është i mbuluar me pesë kube. Kubeja kryesore, qendron mbi sistem të ndërtimit, në trompe. Ndërtimin në këtë sistem konstruktiv kryemjeshtëri i zgjidhi me vendosjen e katër banjove, në anët këndore të mureve të ambientit në fjalë. Në këtë mënyrë nga hapsirat voluminoze me bazë këndrejta, u fitua baza aktogonale, por me zbrastësira në mes të banjove. Kryemjeshtëri i objektit monumental me ndihmen e harqeve të thyera (katër) të vendosura mes banjove e bënë urëzimin e zbrastësirave dhe mundëson kalimin në tamburin oktogonal në kalotën sverike. Në këtë mënyrë dhe sistem ndërtimi u mbulua mjedisi i kthinës kryesore të hamamit të Haxhi Beut. Kjo njëherit është edhe kubeja kryesore dhe më e madhe e hamamit, e cila dominon me madhësin dhe trajtën e vet në këtë pjesë të objektit, në hamamin e burrave. Kjo formë dhe mënyrë e konstruktimit paraqet një realizim mjaft mjeshtrorr për kohën dhe vendin ku u aplikua. Njëherit duhet cekur se, zbrastësirat që u fituan mes banjove të mbuluara me qemere paraqiten si pjesë konstruktivo-arkitelturale të ndërtimit që në mas të madhe shtojnë efektin dhe vlerën e këtij ambienti.
Banjot e zëna n’ gojë
Komunikimi mes kthinës kryesore dhe të banjove, bëhet me ndihmën e portave të mbuluara me harçe të thyera. Pos dyshemes së shtruar me pllaka guri-mermeri të rregulltë, në banjon e cila gjendet në të djathtë të hyrjes, në ambientin kryesor, në sipërfaqe të tjera të mjedisit këto pllaka nuk ekzistojnë, me kohë janë hequr dhe marrë nga monumenti.
Ambienti i njëjtë i hamamit, por ai i grave dallohet me një skemë tjetër nga ky i burrave. Në një skemë kompozicionale të këtillë duhet cekur se diktoi volumi më i vogël i mjedisit të hamamit të grave. Edhe në këtë mjedis ekzistojnë të gjitha kthinat e nevojshme, veçse pos kthinës së masazhit dhe të djerrësitjes, këtu janë vetëm dy banjo të vendosura njëra pranë tjetrës dhe atë në gjërsi të hamamit të grave. Për dallim nga i burrave ky mjedis mbulohet me tri kube të realizuara në sistem të pandantivit. Pandantivet janë elemente në formë trekëndëshi sferik të ndërtuara në hapësira këndëdrejta me qëllim të fitimit, kalimit në ndërtimin e kubes. Si ambienti i banjos së burrave
Në ambientin e hamamit të grave pjesërisht janë të ruajtura sofat. Sofat në këtë hamam janë të vetmet elemente që kanë ngelur deri diku të ruajtura dhe më rëndësi për konzervimin apo restaurimin e tyre. Sofa, ulëse kemi pjesërisht në mjedisin kryesor dhe në dy banjo të grave. Ato janë të vendosura përreth mureve vertikale dhe të relizuara në teknikë dhe strukturë të njëjtë të muratimit të mureve të objektit. Ulëset janë të shtruara me pllaka mermeri (vetëm dy pllaka mermeri janë të ruajtura) të rregulluara dhe paksa të punuara të profiluara. Ulëset kanë një lartësi prej 35
Në banjo të grave janë të ruajtura dy vaska guri ku laheshin klientet, ulur mbi stola.Uji nga vaska e gurit merrej me tasa ose çupka. Eshtë me interes të cekët se në ambientin e hamamit të grave nuk e kemi elementin e nikes, ku në mbremje është vënë kandili. Si duket dhe duhet të jetë konstatim dhe konkludim i saktë se hamami i grave nuk ishte në përdorim, në funksion në orët e vona, në mbremje.Mos përdorimi i hamamit të grave në orët e vona është e vertetë dhe e logjikshme për kohën dhe rrethanat kur u ndërtua dhe ishte aktiv ky hamam.
Në mjediset kryesore të hamamit, përkatësisht në banjon veriperendimore të burave si dhe të banjos verilindore të grave ndodhej një e hapur në formë të mbulesës me hark të thyer (tani këto të qelura në gjysmën e dytë të shekullit XX janë zmadhuar dhe luajnë rolin e portave komunikuese). Të hapurat e cekura të kohës kanë luajtur rolin komunikues,në rast nevoje) me depon e ujit. Për dallim nga të tjerat këto dy banjo ishin më të ngrohta pasi këtu në mënyrë direkte depërtonte avulli i nxehtë i ujit të kazanit të depos.
== Depoja e ujit (hazna) me furrën (qylhanën) ==
Depoja e ujit me furrën përbejnë ambientin e fundit të hamamit të Haxhi Beut. Mjedisi në gjërësi është sa vetë hamami. Depoja e ujit si pjesë e hamamit mbulohet me qemer cilindrik. Mbi qemer jan tri hapje në formë të rrumbullakët. Mbi nivel të bazës së depos në një lartësi prej 100
Konstruksioni i dyshemes së këtyre ambienteve mbështetet mbi kollona guri dhe tullash të lidhura me llaq gëlqereje. Përmasa e shtyllave është 50 x 50
Hamami i Vjetër, Hamami i Haxhi Beut ka një bazë katërkëndëshe këndëdrejtë. Si material i ndërtimit është përdorur guri-tulla të realizuara në teknikë “opus mixtum” struktura e muratimit të përzier gur e tulla të lidhura me lloq gëlqereje si dhe “opus incertum “, strukturë e muratimit me vetëm gur të lidhura me lloç gëlqereje si mjet lidhës. Ky muratim ka një tendencë të një rënditjeje horizontale të rregullt. Muret këndore, portalet si dhe dritaret janë të realizura me gur të mëdhenjë dhe të latuar si dhe me tulla. Kubet, qemeret, dhe harqet e thyer dhe të verbër janë të punuara me tulla e në disa raste edhe me rrasa guri.
Hamami mbulohet dhe ndriçohet nga tetë kube (shih.foton 6, 7) të konstruktuara në sistem konstruktiv të trompeve dhe të pandantiveve si dhe me mbulesë të qemerit. Me konstruksion qemeri janë të mbuluara nyjet sanitare të pastrimit intimo-higjenik si dhe depoja e ujit. Sa i përketë ambienteve të zhveshjeve, shatërvanëve si duket ishin të mbuluara me çati sepse nuk kemi hasur në elemente që në një apo tjetër mënyrë do të dëshmonin se ishin të mbuluara me kube si pjesët të tjera të hamamit.
Kubet e hamamit nuk kanë madhësi të njëjtë, por të ndryshme dhe ato me dinamikën dhe kontrastet e tyre ndikojnë në thyerjen e monotonisë të objektit dhe kështu me lojën e dritë-hijës i japin këtij ndërtimi publik një pamje monumentale dhe estetike.
Sa i përketë dekoracioneve<ref>F. D r a n ç o l l i, Disa ndërtime arkitektonike islame të shek. XV në Prishtinë, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar) KBIK, Prishtinë, 1995, 167-174</ref> pikturale, këtu në këtë objekt nuk na paraqiten. Nga dekoracionet na prezantohen elemente plastike gurore, por në masë tejet të vogë dhe të kufizuar. Dekoracione të sipër cekura kemi në vaskat e hamamit. Pos harqeve të thyera, të cilat veçohen me trajta të bukura të realizimit, tretman të posaqëm kanë pasur edhe kurorat e kubeve. Profilimet si elemente të përpunimit në masë të vogël kanë ngelur në kurorën e kubes kryesore, por aty këtu edhe në ndonjë kube tjetër të objektit.
Trajtim të
Trajtat arkitekturale, përmasat harmonike, qartësia dhe pastërtia e linjave e bëjnë që Hamami i Haxhi Beut të zë një ndër vendet meritore në ndërtimet monumentale publike shqiptare të periudhës së mesjetës së vonë, periudhës osmane në Pejë e më
Në fund duhet cekur se Hamami i Madh i Pejës si dhe shumë e shumë monumente të tjera shqiptare nuk i shpetoi barbarisë serbo-sllave, por ishte në shënjeshtër të shkatërrimit dhe u dogj (shatërvani) gjatë luftës shqiptaro-serbe në vitin l999.Rrënimet, plaçkitjet dhe djegiet e monumenteve, të kulturës materiale e shpirtërore si pjesë të kulturës shqiptare dhe më
==Referime==
|