[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
v Robot: ISBN Formatimi
Rreshti 8:
U caktua për të shoqëruar shkrimtarin austriak Friedrich Wallisch në udhëtimin e tij më 1930-31. Emërohet zëvendëskomisar në Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe më 18 qershor 1930 emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, kur ministër ishte [[Kolë Thaçi]] der më 1935. Përgatiti mbi 70 projektligje të rëndësishme për çështje të sistemit tatimor dhe për të themeluar të parën revistë shkencore, me titull “Ekonomisti Shqiptar”<ref name=":0" />. Lidhja e Kombëve në Gjenevë zgjedh Gerën si anëtar korrespodent të komisionit financiar të saj<ref name=":2" />.
 
Emërohet ministër i Financave në kabinetin e [[Mehdi bej Frashëri|Mehdi Frashërit]] më 25 tetor 1935. Në qeverisjen e shkurtër të quajtur "e të rinjve" kishte liri të kufizuar për të bërë reformat e dëshiruara<ref name=":0" />. Më 1937 emërohet kryetar i Këshillit Kontrollues të Financave deri më 1938<ref name=":1">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., ''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'', Tiranë: "55", 2012. fq. 128. ISBN 9789994356225978-99943-56-22-5</ref>.
 
Në qeverinë [[Kostaq Kota|Kotta]] emërohet ministër i Ekonomisë Kombëtare më 31 maj 1938. Më 7 prill është i ngarkuari i [[Mbreti Zogu I|Mbretit Zog]] për bisedime me gjeneralin [[Alfredo Guzzoni|Guzzoni]]<ref name=":1" />, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë italiane. Me situatën e pushtimit Gera vendosi të largohej së bashku me familjen në [[Larisa]] të [[Greqia|Greqisë]]. Pastaj kërkoi të kthehej në atdhe, por autoritetet fashiste nuk e lejuan. Madje edhe e internuan në Itali, ashtu si edhe familjarë të tjerë të tij. U kthye në atdhe vetëm pas deklaratave se nuk do të merrej me çështje politike<ref name=":0" />.