Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
v Robot: ISBN Formatimi
Rreshti 54:
Mehmet Shehu, gjithashtu një Tosk, studioi në [[Instituti "Harry Fultz"|Shkollën Teknike të Tiranës]]. Ai shkoi në një kolegj ushtarak në [[Napoli]] por u përjashtua për shkak të veprimtarive politke të majta. Në Spanjë Shehu luftoi në Brigadën Ndërkombëtare Garibaldi dhe u bë komandant i një prej batalioneve të brigadës. Pasi lufta në Spanjë përfundoi, ai u kap dhe u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipëri në 1942 dhe shpejt u bë një figurë e spikatur. Gjatë luftës, ai fitoi një reputacion për aftësitë drejtuese me partizanët. David Smiley në kujtimet e tij të publikuara në 1984 shkroi:
 
"Mehmet Shehu ishte një burrë i shkurtër, i lodhur, rreth të tridhjetave i cili rrallëherë qeshte përveçse me fatkeqësitë e të tjerëve. Ai fliste mirë anglisht, ishte shumë i aftë dhe kishte shumë më tepër njohuri ushtarake se shqiptarët e tjerë.... Ai ishte i njohur për trimëri, kurajë, të qenit i pamëshirë dhe mizor--ai ishte mburrur se ai personalisht kishte prerë fytet e 70 karabinierëve italianë të cilët ishin zënë rob. Shkoja mirë me të në fillim pasi si ushtarë kishim diçka të përbashkët, por ai nuk e fshihte aspak mospëlqimin e tij për çdo gjë britanike dhe marrëdhëniet e mia me të u përkeqësuan."<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=Ab3ABgAAQBAJ|title=Lucas, Peter (2007-03-23). The OSS in World War II Albania: Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans. McFarland. ISBN 9780786429677978-0-7864-2967-7.}}</ref><ref>Smiley (1984), pp.56-57</ref>
=== Fillimet e Partive Komuniste dhe Fashiste të Shqipërisë dhe Lëvizja Nacional-Çlirimtare ===
{{Main|Lëvizja Nacional-Çlirimtare}}
Rreshti 94:
=== Pushtimi gjerman ===
{{Main|Shqipëria nën pushtimin gjerman}}
Në pritshmëri të një pushtimi të tillë, Wehrmacht-i (ushtria gjermane) përgatiti një seri planesh ushtarake për veprim ndaj zotërimeve italiane në Ballkan të koduara me emrin ''Konstantin''. Njësi të inteligjencës ushtarake gjermane (Abwehr) seksioni II u dërguan në Mitrovicë në prill 1943 në një përpjekje për të fituar influencë midis numrit në rritje të shqiptarëve të pakënaqur me italianët. Në korrik dhe gusht 1943, ushtria gjermane pushtoi aeroportet dhe portet shqiptare, gjoja për të mbrojtur Shqipërinë nga një pushtim i mundshëm i Aleatëve. Nga mesi i gushtit, kishte rreth 6,000 trupa gjermane në Shqipëri.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P-MiG9ngCp8C&printsec=frontcover&dq=Albania+in+world+war+2&hl=en&sa=X&ved=0CEAQ6AEwBzgKahUKEwjt-b_GxobJAhWB1iwKHUeqBZI#v=onepage&q&f=true|title=Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. ISBN 9781850655312978-1-85065-531-2.}}</ref> Gjermanët planifikonin për të ndërtuar një Shqipëri neutrale e të pavarur të kontrolluar prej një qeverie miqësore me gjermanët. Pasi Marrëveshja e Mukjes u prish prej partizanëve shqiptarë, filloi një luftë midis partizanëve shqiptarë (të cilët ishin të mbështetur prej partizanëve jugosllavë, të cilët mbështeteshin prej Aleatëve<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=43CbLU8FgFsC|title=Roberts, Walter R. (1987-01-01). Tito, Mihailović, and the Allies, 1941–1945. Duke University Press. ISBN 08223077310-8223-0773-1.}}</ref>) dhe ballistëve. Pas kapitullimit të forcave italiane më 8 shtator 1943, trupat gjermane shpejt pushtuan Shqipërinë me dy divizione. Gjermanët formuan një 'qeveri neutrale' në Tiranë me Ballin Kombëtar.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=Fz1PW_wnHYMC|title=Cohen, Philip J.; Riesman, David (1996-01-01). Serbia's Secret War: Propaganda and the Deceit of History. Texas A&M University Press. p. 100. ISBN 9780890967607978-0-89096-760-7.}}</ref><ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=dkRoAAAAMAAJ|title=Winnifrith, Tom (2002-01-01). Badlands, Borderlands: A History of Northern Epirus/Southern Albania. Duckworth. p. 26. ISBN 9780715632017978-0-7156-3201-7.}}</ref>
 
Gjermanët kishin synim krijimin e një administrate të pavarur dhe u përpoqën për të bindur udhëheqësit shqiptarë për të krijuar një qeveri për ta marrë në dorë administrimin e vendit vetë. Shumë hezituan, veçanërisht kur thashethemet se forcat britanike po përgatiteshin për të pushtuar Shqipërinë u përhapën. Megjithatë, udhëheqësit shqiptarë të Kosovës, duke kuptuar se një humbje e gjermanëve do të thoshte rikthim në sundimin jugosllav ishin më të gatshëm për bashkëpunim. Më 14 shtator 1943, një qeveri shqiptare u krijua nën [[Cafo Beg Ulqini]], [[Ibrahim bej Biçakçiu]], [[Bedri Pejani]] dhe [[Xhaferr Deva|Xhafer Deva]].<ref name=":6">{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P-MiG9ngCp8C&printsec=frontcover&dq=Albania+in+world+war+2&hl=en&sa=X&ved=0CEAQ6AEwBzgKahUKEwjt-b_GxobJAhWB1iwKHUeqBZI#v=onepage&q&f=true|title=Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. ISBN 9781850655312978-1-85065-531-2.}}</ref> Asambleja kombëtare, e përbërë prej 243 anëtarësh, filloi të funksiononte më 16 tetor 1943, duke përzgjedhur një Këshill të Lartë të Regjencës prej 4 vetësh për të qeverisur vendin.<ref name=":6" /> Qeveria e re, e cila premtonte për të qendruar neutrale në luftë, ia doli për të rikthyer një pjesë të mirë të stabilitetit. Sistemet administrative dhe gjyqësore funksiononin përsëri dhe shkollat shqipe u rihapën përgjatë Shqipërisë veriore dhe qendrore. U ndërmorën edhe hapa për të implementuar një reformë toke.<ref name=":6" />
 
Pasi u krijua qeveria neutrale, forcat balliste bashkë me gjermanët i luftuan komunistët gjerësisht.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P3knunC7z_oC|title=Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. ISBN 9781845111045978-1-84511-104-5.}}</ref> Balli Kombëtar mori dhe Strugën në Maqedoni pasi mposhti garnizonin komunist.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P3knunC7z_oC|title=Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. p. 272. ISBN 9781845111045978-1-84511-104-5.}}</ref>
 
Në Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore, kur ishte pjesë e shtetit të pavarur shqiptar, forcat balliste dhe gjermane kishin shkëmbime zjarri herë pas here me partizanët jugosllavë. Kur [[Maqellara]], në mes të rrugës midis Dibrës dhe Peshkopisë, u rimor nga Brigada e Pestë Partizane, gjermanët me ndihmën e forcave balliste të [[Xhemë Hasa|Xhem Hasës]] nisën një sulm nga Dibra, duke mposhtur partizanët. [[Fiqri Dine|Fiqiri Dine]], Xhem Hasa dhe [[Hysni Dema]] si dhe tre majorë gjermanë drejtuan fushata ushtarake ndaj partizanëve shqiptarë dhe jugosllavë.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P3knunC7z_oC|title=Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. ISBN 9781845111045978-1-84511-104-5.}}</ref>
 
[[Çlirimi i Tiranës|Tirana u çlirua]] prej partizanëve më 17 nëntor 1944 pas një beteje 20-ditore. Partizanët e çliruan plotësisht Shqipërinë më 29 nëntor 1944. Ushtria Nacional Çlirimtare, e cila në tetor 1944 përbëhej prej 70,000 ushtarësh të rregullt, gjithashtu mori pjesë në luftë përkrah koalicionit antifashist. Partizanët shqiptarë gjithashtu çliruan Kosovën dhe ndihmuan forcat komuniste të Titos për të çliruar një pjesë të Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.<ref>Prifti, Peter R. (1978). ''Socialist Albania since 1944: domestic and foreign developments'' (illustrated ed.). MIT Press. p. 198. ISBN <bdi>978-0-262-16070-4</bdi>.</ref> Në atë kohë, ushtria sovjetike po hynte në Jugosllavinë fqinje dhe ushtria gjermane po tërhiqej nga Greqia në Jugosllavi.