Hermann Neubacher: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
vNo edit summary
 
Rreshti 1:
'''Hermann Neubacher''' ështëishte përfaqësuesi i [[Ribbentropi]]t për Europën Juglindore dhe përfaqësues i Hitlerit në Ballkan për çështjet ekonomike.
 
== Jeta ==
Herman Nojbaheri (1893-1960), ishte anëtar i hershëm i Partisë Nacional-Socialiste të Austrisë, ka qenë kryebashkiak i Vjenës (mars 1938 – dhjetor 1940) dhe më pas i është bashkuar forcave gjermane të shërbimit të jashtëm si specialist në çështjet ekonomike për Evropën Juglindore. Ai veproi në Rumani, Bullgari, Greqi (tetor 1942) dhe përfundimisht në Beograd në gusht 1943 si i dërguar i veçantë i Zyrës së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore. Nga 11 shtatori i 1943-shit, pas rënies së Italisë, ai u emërua dhe përgjegjës për Shqipërinë dhe punoi ngushtë me Vermahtin deri në kapitullimin e Gjermanisë në 1945-ën. Në 1946-ën, Nojbaheri u arrestua nga amerikanët dhe u dërgua në Beograd, ku në 1951-shin, u dënua me burgim si kriminel lufte meqenëse mbështeti forcat gjermane si diplomat dhe ekonomist. Ai u lirua në nëntor 1952 kur dhe u kthye në Austri. Nojbaheri është autor i librit “Sonderauftrag Südost, 1940-45” (Misioni special Juglindje, 1940-45) Gotingen, 1956, në të cilin jep me hollësi veprimtarinë e tij të rangut të lartë për llogari të Gjermanisë nacional-socialiste në Ballkan.
== Botime ==