Gjergj Elez Alia: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
historical changes
v U kthyen ndryshimet e 217.73.129.107 (diskutimet) në versionin e fundit nga 79.106.164.166.
Etiketa: Rollback
Rreshti 3:
 
== [[Legjenda e kalorësit të Skënderbeut|Legjendat]] ==
Në variantin shqiptar Gjergj Elez Alia, një malësor, ka nëntë plagë të rënda mbi trup dhe dergjet në shtratin e vdekjes. Shumë ka luftuar kundër shtypësve të huaj; nënë e babë i kanë vdekur, por motra e Gjergjit kujdeset për të natë e ditë te kryet. Dhe në këtë situatë një baloz i zi, një trim i prapë, ka dalë prej detit. Ky balozbajloz rrënon e shkatërron vendin, duke prerë gjithë trimat që kanë guxuar t’i dalin në log të luftimit. I ka ardhur radha Gjergjit. Ai duhet të luftojë për nderin e shtëpisë dhe të motrës.
Ai e urdhëron të motrën që të shkojë dhe t’i mbath gjokun (kalin) e luftës te nallban-probatini. Po ky tregohet njeri i mbrapshtë, se i lyp vajzës “faqet e sytë”. Vajza i përgjigjet atij rëndë me fjalë dhe niset e bie në derë të nallban-jaranit (kumbarës). Ky ia mbath kalin mirë e bukur e të nesërmen Gjergji i del në log të burrave bajlozit të tmerrshëm. Trimat në fillim hakërrohen me fjalë, pastaj nis një dyluftim nga më të egërit, dhe Gjergj Elez Alia më në fund del fitimtar – ai ia pret kryet armikut. Ai kthehet në shtëpi, thërret përreth tij fshatarët, u fal atyre gjithçka ka nga pasuria e vet dhe u lë amanet të motrën. Por pikërisht në atë çast kur ai përpiqet ta përqafojë motrën për herë të fundit, që të dyve u pushojnë zemrat në kraharor, dhe vëlla e motër vdesin të përqafuar. Fshatarët hapin një varr të gjerë e të gjatë dhe i varrosin ata ashtu siç janë të pushtuar njeri me tjetrin. Dhe u mbjellin tek kryet në shenjë jete një bli. (Njeriu kthehet në drurë – mbeturinat e totemizmit primitiv).
 
Në variantin maqedonas një “harap i zi” ka dalë në fushat e Selanikut dhe ka ngritur shatoret e tij të bardha. Ai merr nëpër këmbë nderin e njerëzve dhe i ka vënë vendit një haraç të rëndë. Harapi kërkon çdo ditë nga një nuse të re e çdo mbrëmje nga një vashë me të cilat bën dashuri dhe pastaj i vret. I ka ardhur radha Angjelinës, së motrës së Dojçinit të sëmurë. Duke fshirë avllinë ajo qan dhe i derdh lotët breshër. I vëllai e sheh dhe e pyet se ç’ka. Motra i tregon të vërtetën: “Erdhi radha ime, mua do të më marrin.” Dojçini e porosit të motrën që të shkojë tek Ymer Biçakçiu dhe të mprehë shpatën e mejdanit që ka nentë vjet që nuk punon dhe është ndryshkur. Ymeri i kërkon vajzës “sytë e zez” dhe Angelina duke qarë largohet prej tij. Kthehet në shtëpi dhe i tregon të vëllait se ç’i ka ndodhur. Ky e urdhëron që ta lerë aty shpatën e pamprehur e të marrë kalin e të shkojë te nallbani Mitro Pomerjançe për ta mbathur. Por edhe nallbani i kërkon Angjelinës “fytyrën e bukur, si dielli i kthjellët”. Dhe vajza qan dhe kthehet përsëri në shtëpi me gjokun e pambathur. Atëherë i vëllai i sëmurë kërcen në këmbë dhe i thërret së motrës: “Shko e merr armët e ftohta dhe çoja Pletikosa Pavles (“flokëgërshëtuari Pavel” – figurë në disa këngë të sllavëve të jugut) që t’i lajë.” Vajza bën ashtu siç i thotë i vëllai, por edhe armëlarësi i kërkon asaj “shtatin e hollë si një kallam deti.”
Çupa kthehet në shtëpi duke qarë e lebetitur: “As miq e as vëllezër besnikë / Ata janë që të gjithë turq të pabesë.” Atëherë Dojçini i armatosur por me armë të pamprehura, me kalin e pambathur niset e shkon në qytetin e [[Selanik]]ut. Pasi vret Harapin e zi kthehet prapa e në rrugë e sipër u pret kokat e karit Ymer Biçakçisë, Mitre Pomerjançit dhe Pletikosa Pavlit. Me të ardhur në shtëpi ai kërkon që të vijnë priftërinjtë e shenjtëdhe ti rruajne karinshenjtë, i ndezin qirinjtë dhe heroi jep shpirt.
 
Në variantin serb trimi quhet Xherxhelezi, person negativ dhe i dorës së dytë, kundërshtar i hidhët i heronjve protagonistë të tyre të krishterë.