Sistemi muskulor: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi 3 ndryshimet e fundit të tekstit dhe riktheu rishikimin 1951593 nga 79.106.126.4
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 99:
=== Muskuli i tipik ===
Në prerjen gjatësore ky muskul të le përshtypjen se ndërtohet nga fije muskulore të vijëzuara, si muskulatura e skeletit, të cilat dallohen me vështirësi. Mirëpo studimet me ME, është vërtetuar se fijet muskulore të zemrës ndërtohen nga qeliza (mioctie kardiake) që bashkohen në skajet e tyre nëpërmjet aparatit të bashkimit ngjajshëm me atë të qelizave epiteliale. Përveç disqeve të errëta dhe të qarta, këtu gjenden edhe të ashtuquajturat disqe të ndërvena ose suplementare, të cilat janë vend i takimit ndërmjet miociteve fqinje. Fijet e formuara nga miocitet nuk shkojnë paralel me njëra-tjetrën, por vendosen në formë rrjete ne hapësirat e së cilës indi lidhor fijeshkrifët (analoge me endomisim), që është shumë i pasur me enë gjaku. Këto hapësira janë më të shprehura te njerëzit e moshuar.
Miocitet kanë formë cilindrike me gjatësi 50-120 mikrometër dhe gjerësi 15-20 mikrometër. Në qendër të tyre vendosen një apo dy bërthama në formë vezake në zemrën e njerëzve me moshë të re, në formë shkopthi në zemrën e fetusit dhe në formë të rrumbullakët në zemrën hipertorfike. Pozicioni qendror i bërthamës duket mirë edhe në prerje të tërthortë. Miofibrilet e vendosura në sarkoplazmë janë më të përqendruara në periferi të qelizës. Ashtu si në fijet e muskulaturës së skeletit, miofibrilet përbëhen nga shumë mioflamente, disa prej të cilave janë të holla (prej aktine) ndërsa të tjerat janë të trasha (prej miozine). Sarkoplazma është më e bollshme se sa në muskujt e skeletit, ndërsa sarkolema është më e hollë. Sarkolema formon gypat T, por jo në kufirin në mes disqeve A dhe I, sikurse në muskulin e skeletit, por në nivel të membranës Z. Rrjeta endoplazmatike dhe cisterne q ajo formon pranë gypave T janë pakë të shprehur, kështu që këtu nuk mund të formohet triada karakteristike për muskujt e skeletit.Ti qish nenen or_3_st
Dallimet ndërmjet muskulaturës së skeletit, muskulaturës tipike të zemrës dhe muskulaturës së lëmuar paraqiten në formë të përmbledhur në tabelën e mëposhtme: