[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Adriana_Ceko.jpg
 
Adriana Ceka është këngëtare e njohur. Dikur motivet lirike të këngëve të saj ishin edhe ritmet tona rinore, niste një stinë e bukur, një festë, një dashuri me vargjet e këngëve të saj. Është fillim shkurti, ndërsa mimozat kanë çelur... Ritmi i një kënge të largët e të harruar të vjen në mendje krejt befasisht: "Ku ta gjej mimozën vallë ku ta gjej/ Ajo çel veçse njëherë/ Në blerim të saj u njohëm ne/ Unë një fjalë dhe ti në sy më pe/. Folëm ne dhe zogjtë këngën e lanë/ Zemra zemrën ndjeu pranë"... Ku ta gjej Adriana Cekën autoren e kësaj kënge! Nuk u desh shumë që të më kujtohej portreti i asaj që këndonte lirika në festivalet kombëtare të këngës në RTSH. Natyrisht që do ta gjeja në kujtesën time së bashku me brezin e këngëtarëve të rinj të pas viteve '75, si Liliana Kondakçi, Kozma Dushi, Ema Qazimi, Lindita Theodhori, Afërdita Zonja, Ermira Babaliu, Irma Libohova. "Ka qenë vërtet një brez këngëtarësh që nuk përsëriten më. Këngëtarë që këndonin me emocione që shquheshin për zërin, për interpretimin. Unë mendoj se ka qenë një brez i sakrificës në fushën e muzikës" thotë Adrina Ceka për këngëtarët e brezit të saj, të cilët një nga një e brakstisën selinë e festivalit kombëtar. Pse ndodhi kjo? Këngëtarja rrëfen ndryshimin mes dy kohëve... kur punohej 2 muaj për një këngë. Ajo rrëfen se asnjëherë nuk ka marrë këngë jashtë natyrës së saj. Unë nuk këndoja dot këngë të forta si ato që kishin partishmëri edhe pse shpesh ato ishin pretedente për çmime të para. Unë mund ta nxirrja si zë, mund ta këndoja, por s'mund ta jetoja këngën. Natyra melankolike e këngëve dhe natyra e brishtë më tërhiqte.