Ndryshimi mes inspektimeve të "Revolucioni Kulturor"

ska përmbledhje të redaktimeve
[[Skeda:Kisha e va.jpg|parapamje|Kisha e Shën Marisë në Vaun e Dejës, i vetmi monument romano-gotik u shkatërrua më 1969.]]'''Revolucioni Kulturor''' apo '''Revolucioni Ideologjik e Kulturor''' ka qenë një lëvizje e autoriteteve shtetërore të [[Republika Popullore e Shqipërisë|Republikës Popullore e Shqipërisë]] si jehonë e lëvizjes me po të njëjtin emër në [[Kina|Kinë]]. Nisur nga [[Enver Hoxha]] përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 duke patur si synim ndryshime rrënjësore në rendin e deriatëhershëm si në ushtri, në burokraci si dhe fushata e egër që iu bë jetës fetare në Shqipëri.<ref>{{Cite web|url=https://www.botasot.info/opinione/549121/tragjedia-e-revolucionit-kulturor-kinezo-shqiptar/|title=Tragjedia e Revolucionit Kulturor Kinezo-Shqiptar|website=botasot.info|date=17 maj 2016|accessdate=25 shkurt 2019|last=Shkreli|first=Frank}}</ref><ref>{{Cite web|url=http://countrystudies.us/albania/40.htm|title=Albania: A Country Study|date=1994|publisher=GPO for the Library of Congress|editor-last=Raymond Zickel|editor-first=Walter R. Iwaskiw}}</ref> Fjalime të tjera kundër fesë u mbajtën më 17 dhe 23 shkurt.<ref name=":0PirroPrifti">{{Cite web|url=https://www.botasot.info/opinione/833327/revolucioni-anti-fetar-i-shkurtit-te-1967-dhe-pasojat-e-ateizmit-ne-shqiperi/|title=Revolucioni Anti-fetar i shkurtit të 1967 dhe pasojat e ateizmit në Shqipëri|date=11 shkurt 2018|accessdate=25 shkurt 2019|last=Prifti|first=Pirro|website=botasot.info}}</ref>
 
Ndonëse regjimi komunist në rrafsh ligjor e garantoi fillimisht lirinë e ndërgjegjes dhe besimit, sipas aktorëve të propagandës antifetare, përmes direktivave porositi të bëhej propagandë kundër besimit fetar. Reforma agrare dhe ligjet e mëpasme mbi pronën tkurrën edhe më tej ekonominë e komuniteteve fetare dhe, pas Kongresit IV të PPSH në shkurt 1961,<ref name=":9" /> propaganda u bë gjithnjë e më e ndezur<ref name=":5Qazimi1215" /> për ta cilësuar fenë si arsye prapambetjeje dhe duke denigruar jetën fetare në hapësirën shoqërore.<ref name=":11" /> Pas nismës për revolucion shkurtin e 1967, më 13 nëntor të atij viti me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u shfuqizuan të gjitha dekretet që aprovonin veprimtarinë fetare në vend, dhe Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, që ndalonte çdo shprehje të fesë. Masat kundër fesë kulmuan me hapjen e Muzeut Ateist në Shkodër më 9 qershor 1973 dhe në Kushtetutën e 1976 ku u sanksionua se "Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor" dhe ushtrimi i fesë dënohej me ligj me nenin 55<ref name=":12">{{Harvnb|Qazimi|2012|pages=111-113}}.</ref> me Kodin Penal të ri të 1977.<ref name=":13">{{Cite book|title=Nihil Obstat: Religion, Politics, and Social Change in East-Central Europe and Russia|last=Ramet|first=Sabina P.|publisher=Duke University Press|year=1998|isbn=9780822320708|location=|pages=217}}</ref> Çfetarizimi u përforcua po ashtu me një ligj të 1975 që detyronte t'u viheshin fëmijëve emra jofetarë.<ref name=":14" />
 
Pjesë e luftës kundër "zakoneve mbrapanike" konsiderohej edhe lufta per emancipimin e femrave, çështje për të cilën përdorej argumenti për përfitimin ekonomik me futjen e grave në punë. Regjimi mendonte se "pa pjesëmarrjen [e gruas në punë] nuk mund të bëhet fjalë për plotësimin e planeve pesëvjeçare".<ref name=":15">{{Harvnb|Hoxha|2017|page=165}}.</ref>
== Historia ==
=== Marrëdhëniet e mëparshme shtet-fe ===
Sipas autorit më veprues të antifetarizmit dhe ateizmit shtetëror [[Hulusi Hako]], që në prill të vitit 1947 [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partia e Punës]] kishte porositur sektorin e arsimit të organizonte edhe propagandë fetare në shkolla e kudo, duke stimuluar ndjeshëm edhe luftën kundër "fanatizmit fetar dhe zakoneve të vështira".<ref>{{Cite journal|last=Hako|first=Hulusi|date=19 shkurt 2004|title=Si i bëra "Gjyq Zotit" dhe propagandova ateizmin në Shqipëri|url=https://www.forumishqiptar.com/threads/31846-Prof-Hulusi-Hako-rrefen-per-luften-kunder-Fese|journal=Panorama|volume=495|pages=12-13|via=|interviewer=Luan Kondi}}</ref> Nga ana ligjore regjimi komunist u afirmua si shtet laik, si Statuti Themeltar i 1946 ashtu edhe Kushtetuta e vitit 1950, sanksiononin lirinë e besimit, ndarjen e shtetit nga feja dhe subvencionimin e saj:<ref name=":4Qazimi11">{{Harvnb|Qazimi|2012|page=11}}.</ref><blockquote>Të gjithë qytetarëve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit. Kisha është e ndarë nga shteti. Të gjitha bashkësitë fetare janë të lira në çështjet që kanë të bëjnë me besimin e tyre, si dhe në ushtrimin e shprehjen e jashtme të tij. Ndalohet shfrytëzimi i kishës dhe i besimit për qëllime politike.</blockquote>Kjo nuk e pengoi shtetin që të fillonte luftën për zhdukjen e feve, si ideologji kundërshtare si dhe duke akuzuar anëtarë të radhëve të të parëve të fesë për «bashkëpunim me armikun».<ref name=":4Qazimi11" /> Ligji i Reformës Agrare të miratuar në gusht 1945 i shpronësonte komuniteteve fetare tokat që kishin «shtrimje maksimale të sipërfaqes globale (tok' e punuar ose e papunueshme, pemishte, vreshtë, ullishta, livadhe, kullota, korije etj.) mbi njëzet hektarët nga të cilat jo më tepër se pesëmbëdhjetë hektarë tok' e punuar ose e punueshme». Rishikimi i ligjit në maj 1946 e ulte sipërfaqen e pronave të komuniteteve deri në 10 hektarë. Masa këto që vetëm [[Komuniteti Mysliman i Shqipërisë|Komunitetit Musliman Shqiptar]] shteti i shpronësoi 3163 hektarë tokë dhe 61.000 rrënjë ullinj. Më tej, tatimfitimi mbi ndërtesat që filloi më 1955 me efekte prapavepruese, dhe një sërë masash të tjera fiskale, e rrëgjuan mjaft bazën ekonomike të komuniteteve fetare.<ref name=":5Qazimi1215">{{Harvnb|Qazimi|2012|pages=12-15}}.</ref> Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik më 1961, Shqipëria vazhdoi ndërtimin e shoqërisë socialiste në frymën e periudhës staliniste, por përkundër relatave shtet-fe të sovjetikëve që përdorën komunitetet fetare për ta bërë popullin më të bindur ndaj komunistëve, e tejkaloi çdo model zbatimi të këtyre marrëdhenieve nga mesi i viteve '60 e më pas.<ref name=":8">{{Cite journal|last=Hoxha|first=Çelo|date=2017|title=Marrëdhëniet e besimeve fetare me shtetin komunist në Shqipëri krahasuar me regjimet e vendeve komuniste të Europës Lindore|url=|journal=Kërkime të reja për historinë e shqiptarëve|chapter=|publisher=Qendra e Studimeve Albanologjike|volume=|pages=158-159|isbn=9928141576|via=}}</ref>
 
Pas Kongresit IV të PPSH në shkurt 1961,<ref name=":9">{{Harvnb|Hoxha|2017|page=161}}.</ref> propaganda kundër fesë ishte thelbësore për injektimin e dogmës komuniste, ndonëse për pjesën dërrmuese të popullsisë si dhe jo pak anëtarë partie i jepnin fesë një vend të rëndësishëm. Feja paraqitej kudo si frenuese e ritmeve të qytetërimit dhe emancipimit ndaj dhe rruga e vetme për përparimin shoqëror ishte çlirimi nga dogma e saj. Në shërbim të kësaj ideje u botuan me dhjetra libra propagandistikë.<ref name=":5Qazimi1215" /> Kontrolli mbi prodhimin e dijes, krahas propagandës, bëri që t'i sekuestroheshin shtypshkronjat, u ndaluan të botoheshin të përkohshmet e deriatëhershme të komuniteteve dhe ndonjëherë bastiseshin libraritë publike nga librat fetarë që gjendeshin. Propaganda komuniste duke denigruar jetën fetare në hapsirën shoqërore, punoi për ngritjen e figurës së Enver Hoxhës në simbol. Të kremtet fetare, që u ndaluan kinse për të kursyer, u zëvendësuan nga festat e përvjetorëve partiakë, ditëlindjet e udhëheqësit etj.<ref name=":11">{{Harvnb|Qazimi|2012|pages=17-22}}.</ref>
 
=== Revolucioni ===
{{Quote box|[...] pse, ligjet tona do të na ndalojnë neve që të djegim në zjarr dhe t'i zhdukim ato nga faqja e dheut?»
:— <small>Nga fjalimi i 6 shkurtit 1967 ''</small><ref name="aqazimi" />|align=right|width=35%}}
Pas muajve të tërë që gazeta ''Zëri i popullit'' trajtonte suksesin e Revolucionit Kulturor në Kinë, për t'i bërë ballë "burokratizimit brenda partisë" dhe hrushovizmit, Enver Hoxha mbajti një fjalim më 6 shkurt 1967<ref name=":1TakNgjela" /> në një takim të organizatave bazë të Minierës së Qymyr-gurit në Krrabë, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove të Universitetit Shtetëror të Tiranës.<ref name=":0PirroPrifti" /> Fjalim i cili u botua nga gazeta numrin e nesërm. Në numrin e gazetës të datës 8 shkurt 1967 u botua nisma e nxënësve të gjimnazit "Naim Frashëri" në Durrës që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive, duke qenë se pjesë e rrafshit kulturor që duhej revolucionarizuar ishte edhe prania e fesë sipas fjalimit që ndoqën.<ref name=":1TakNgjela" /> U krijua «shtabi i përgjithshëm për drejtimin e luftës kundër zakoneve prapanike dhe bestytnive fetare» me në krye [[Ramiz Alinë]].<ref name="aqazimi" />
 
=== Prishja e objekteve të kultit ===
Më 15 shkurt, në shembullin e ''dacibaove'' maoiste, dyert e institucioneve fetare u gdhinë të mbushura me fletë-rrufe me kërcënime për kë do të donte t'i hapte se do të shkonin para përgjegjësisë.<ref name="aqazimi" /> Vendimi për të prishur kultet fetare u mor nga një një urdhëresë me shënimin tepër sekrete, e datës 27 shkurt 1967 (Partia e Punës e Shqipërisë Komiteti Qëndror, Nr. 133 prot. Tepër–secret, Tiranë, më 27.II. 1967; Komiteteve të Partisë së Rretheve) e nënshkruar në fund nga sekrari i parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha. Fillimi shkaterrimeve u mor përsipër nga organizatat e Rinisë të PPSH dhe e para që filloi shkatërrimin ishte rinia e Durrësit.<ref name=":0PirroPrifti" /> Nxënësit e shkollave të Durrësit, të prirë nga shkolla "Naim Frashëri" dhe të organizuar nga Komiteti i Partisë së qytetit, sulmuan dhe shkatërruan shenjtëroren ortodokse në [[Shënavlash|Shëna Vlash]]. Nisi në të gjithë Shqipërinë shembja e minareve të xhamive, ndër të cilat minarja e [[Xhamia e Parrucës|Xhamisë së Parrucës]], ndër shembujt më të spikatur të [[Arkitektura islame|arkitekturës islame]] në [[Shkodra|Shkodër]]. Mes 24 dhe 26 shkurtit, Komiteti Ekzekutiv dhe Dega e [[Sigurimi i Shtetit|Sigurimit]] e Rrethit Shkodër boshatisën godinën e Arqipeshkvisë dhe Kuvendin Françeskan.<ref name="aqazimi">{{Cite book|title=Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm|last=Qazimi|first=Azem|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit|year=2012|isbn=9789928168030|location=Tiranë|pages=108-109}}</ref>[[Skeda:Ruins of Meçite Mosque from the front.jpg|parapamje|[[Minareja|Minarja]] e shkatërruar e [[Xhamia Mexhide|Xhamisë Mexhide]].]]
 
Ndonëse ishte bërë një studim për ruajtjen e kishave dhe xhamive të vjetra me vlera të trashëgimisë e të kulturës, [[Kisha e Shën Mërisë, Vau i Dejës|Kisha e Shën Marisë]] në [[Vau i Dejës|Vaun e Dejës]] edhe pse nuk funksiononte si e tillë, e mbrojtur nga shteti si Monument Kulture, u hodh në erë më 30 maj 1969. Kisha ishte i vetmi monument i arkitekturës romano-gotike në viset shqiptare; në këtë vazhdë ka pasur edhe dëmtime të tjera objektesh fetare me vlera të rralla. U dëmtua Xhamia e Kavajës, Peqinit, minaret e fundit të shekullit të XIV në Berat, Elbasan dhe Durrës.<ref name=":6Meksi">{{Cite journal|last=Meksi|first=Aleksandër|date=30 mars 2010|title=Enverit nuk i bëri përshtypje shkatërrimi i kishës së shek. XIII": [Kisha e "Shën Mërisë (Vau i Dejës, Shkodër)]|url=|journal=Panorama|volume=2680|pages=19|via=|interviewer=Ferdinand Dervishi}}</ref> Po ashtu [[Xhamia e Selimijes|Xhamisë Selimie]] në [[Lezha|Lezhë]] iu shemb minarja, struktura e së cilës më 1981 u përdor për të ngritur mauzoleun e Skënderbeut.<ref>{{Cite web|url=http://www.lezha.gov.al/web/plani_strategjik_2013_2030_alb_349.pdf|title=Bashkia Lezhë: Plani Strategjik për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komunitetit të Lezhës, 2013 – 2030}}</ref>
 
Mbrëmjen e 12 qershorit 1967, pak orë para se besimtarët të niseshin për të festuar si çdo vit festën në [[Kisha e Shna Ndout, Laç|kishën e Shna Ndout]], dy batalione kishin rrethuar me artileri të rëndë gjithë zonën përreth kishës me një rreze prej 4 kilometrash, për të ndaluar pelegrinazhin e përvitshëm. Gjatë asaj nate, të nesërmen, e ditët në vazhdim, filluan qitjet e artilerisë me mortaja e topa. Vendi u përcaktua si zonë ushtarake dhe shtigjet ku kalonin besimtarët u mbyllën.<ref name=":7Progni">{{Cite journal|last=Progni|first=Luljeta|date=3 janar 2019|title=Revolucioni Kulturor: si u shkatërruan objektet e kultit në vendin tonë|url=http://lexo.com.al/revolucioni-kulturor-si-u-shkaterruan-objektet-e-kultit-ne-vendin-tone/|journal=|volume=|pages=|via=}}</ref>
 
=== Pjesëmarrës ===
Sipas [[Spartak Ngjela|Spartak Ngjelës]], pjesë e rinisë që mori pjesë në këto aksione ishin, nga [[Universiteti i Tiranës]]: Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, [[Mehmet Elezi]], [[Arshin Xhezo]], [[Gjikë Kurtiqi]], [[Tritan Shehu]]; nga Komiteti i Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, [[Molotov Zeqo]], Timoshenko Pekmezi.<ref name=":1TakNgjela">{{Cite web|url=http://www.fjala.info/arkiv/fjala1/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine/|title=Politikanët e shkurtit '67 që sundojnë Shqipërinë|date=2 tetor 2011|accessdate=25 shkurt 2019|last=Ngjela|first=Spartak|authorlink=Spartak Ngjela|website=fjala.info}}</ref>
 
== Pasojat ==
Në fillim të viteve '60 nisi prishja, rrënimi apo lënia pasdore ose tjetërsimi i funksionit të objekteve të kultit, e gjitha kjo në mënyrë arbitrare duke shpërfillur si ligjet e pronës apo të të parëve të fesë e besimtarëve që drejtonin a kryenin ritet fetare. Objektet e kultit shndërroheshin në magazina plehu (Xhamia e Laknasit, Tiranë), kazerma ushtarake (Kisha e Gurit të Zi, Shkodër), magazina shtetërore (disa kisha e xhamia nëpër Shkodër) apo vatra kulturore.<ref name=":8" />
 
U shkatërrua monumenti i vetëm i arkitekturës romano-gotike.<ref name=":6Meksi" /> Me shpërthime eksplozivi, tanke dhe ndërmarrje të pajisura me mjete të rënda, u shkatërruan 2172 faltore, prejt të cilave: 740 xhami, 609 kisha ortodokse, 158 kisha katolike e 530 teqe.<ref name=":7Progni" /> Sipas punonjësit në Institutin e Monumenteve asokohe, [[Pirro Thomo]], pasoi një valë shkatërrimesh jo vetëm e objekteve fetare dhe ndërtesave të tyre, por edhe e kodikëve, dokumenteve e librave fetarë, duke mos kursyer as ndërtesat që për vlerat e tyre ishin shpallur monumente kulture, duke i sjellur kështu fondit të kulturës kombëtare një dëm të pallogaritshëm.<ref>{{Cite journal|last=Thomo|first=Pirro|date=12 korrik 2013|title=Si mbrojtëm nga shkatërrimi 120 monumente kulti në '68-ën: specialisti i fushës së restaurimit, flet për valën e shkatërrimeve që pësuan objektet fetare dhe ndërtesat që ishin shpallur monument kulture gjatë sistemit komunist|url=http://www.gazetatema.net/2013/07/13/pirro-thomosi-mbrojtem-nga-shkaterrimi-120-monumente-kulti-ne-68-en/|journal=Shekulli|volume=4018|pages=16-17|via=|interviewer=Valeria Dedaj}}</ref>
 
Pas nismës për revolucion shkurtin e 1967, më 13 nëntor të atij viti me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u shfuqizuan të gjitha dekretet që aprovonin veprimtarinë fetare në vend, dhe Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, që ndalonte çdo shprehje të fesë. Masat kundër fesë kulmuan me hapjen e Muzeut Ateist në Shkodër më 9 qershor 1973 dhe në Kushtetutën e 1976 ku u sanksionua se "Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor" dhe ushtrimi i fesë dënohej me ligj me nenin 55 të Kodit Penal.<ref name=":12" /><ref name=":13" />
Që në fillim të regjimit komunist pati botime të propagandës komuniste që orvateshin të shpjegonin lidhjen midis besimeve fetare dhe të ashtuquajturave modele të sundimit dhe shfrytëzimit, të tillë si: M. Pliseckij, ''Origjina e njeriut'' (1946); M. Melinkov, ''Kapitalet e Vatikanit'' dhe ''Vatikani dhe problemet e rindërtimit të mbasluftës'' (1947); P. Popov, ''Mbi politikën e Vatikanit'' (1947); I. Sbrgajev, ''Shkenca dhe supersticionet'' (1949); P. Kolloniskij, ''Marksizëm-leninizmi mbi fenë'' (1951); M. M. Sheinman, ''Vatikani dhe katoliçizmi në shërbim të imperializmit'' (1951).<ref name=":10">{{Harvnb|Qazimi|2012|pages=16-17}}.</ref> Botime të cilat u intensifikuan pas Kongresit IV të Partisë në Shqipëri më 1961<ref name=":9" /> me shkrime nga Hulusi Hako, Arif Gashi, [[Ulvi Vehbiu]], Mina Qirici, [[Zihni Sako]], Sotir Melka, Rakip Beqaj, Gjystina Shyti, Viron Koka, [[Sami Leka]], Mimoza Dojaka dhe Elira Çela.<ref name=":10" />
 
Gjatë punimeve të hekurudhës Rrogozhinë-Fier, e zënë poshtë nga një shembje dheu, ndërroi jetë më 2 nëntor 1967 në spitalin e Lushnjës [[Shkurte Pal Vata]], 14 vjeçe nga fshati Pecaj i Dukagjinit.<ref name=":2">{{Cite web|url=https://www.syri.net/arte-media/230540/1967-shkurte-pal-vata-dhe-enver-hoxha/|title=1967, Shkurte Pal Vata dhe Enver Hoxha|website=syri.net|date=11 shkurt 2019|last=Dervishi|first=Kastriot|authorlink=Kastriot Dervishi}}</ref> Pas vdekjes së saj, i ati i shkroi një letër diktatorit Hoxha, letër ndaj së cilës mori përgjigje më 10 nëntor. Letrat u botuan me tituj entuziastë në gjithë shtypin. Vetëm “Zëri i rinisë” e botoi një ditë më vonë, sepse nuk ishte e përditshme.<ref name=":3Çelo">{{Cite journal|last=Hoxha|first=Çelo|date=26 janar 2013|title=Abuzimi me një minorene: Shkurte Pal Vata|url=http://www.standard.al/2013/01/26/abuzimi-me-nje-minorene-shkurte-pal-vata/|journal=Standard|volume=2509|pages=14-15|via=}}</ref> Për interesat e regjimit, i ati u bë figurë qendrore e propagandës së kohës<ref name=":2" /> ndërsa e bija me vendim të Komitetit Qendror të PPSH-së u pranua anëtare partie për së vdekuri. Reparti ushtarak i kufirit nr. 69 në Kukës e regjistroi Shkurte Pal Vatën si anëtare të efektivit të tij. Në 23 nëntor 1967, Enver Hoxha i shkroi personalisht këtij reparti për ta përgëzuar për veprimin. Një tjetër hero i revolucionit kulturor ishte edhe Adem Reka, që po ashtu u pranua në parti pas vdekjes.<ref name=":3Çelo" />
 
Në mitologjinë e PPSH-së shtypja e rreptë dhe e shpejtë e fesë u portretizua sikur gëzoi mbështetje të gjerë popullore.<ref name=":13" /> Duke dashur të fshihej çdo gjurmë e trashëgimisë fetare, u nis të këshilloheshin prindërit për emrat që duhej t'u vinin fëmijëve. U botuan lista zyrtare me emra 'ilir', por njerëzit i injoruan deri kur më 23 shtator 1975 me dekret u përcaktua që të gjithë fëmijëve t'u viheshin emra jofetarë.<ref name=":14">{{Harvnb|Ramet|1998|page=218}}.</ref>
 
=== Letërsi ===
[[Fadil Kraja]] dorëzoi për shtyp një broshurë për Shkurte Pal Vatën dhe punoi një poemë me 230 vargje për të. Sipas një lajmi [[Frederik Rreshpja|Frederik Reshpja]], Vehbi Çanga dhe Preng Lëkunda po punonin për krijimin e një drame. Disa letrarë të tjerë kishin shkruar poezi. Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër organizoi një takim me “punonjës të krijimtarisë”, ku, për veprën e Shkurtes, foli sekretari i komitetit të partisë së rrethit, Xhemal Dini. Shkrimtarët dhe artistët premtuan që ta pasqyronin në veprat e tyre “aktin e saj heroik”. Reshpja botoi një skicë, [[Ndoc Papleka]] poemën “Buzëqeshja e Shkurtes” dhe [[Hysni Milloshi]] vjershën “Shqiponja e Dukagjinit”.<ref name=":3Çelo" />
 
[[Ismail Kadare]] botoi në numrin 8 të revistës ''Nëntori'' një variant të përmbledhur të romanit ''[[Dasma (roman)|Dasma]]''. Gjatë viteve 1966-67 Kadareja ishte dërguar nga [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|Lidhja]] në bazë më në kontakt me realitetin dhe "ndërtimin e socializmit". Në këtë kohë shkrimtarët dhe artistët u përballën edhe me indiferencë nga bota e jashtme demokratike, e cila nuk reagoi për persekutimin e tyre. Ata kuptuan se ishin të vetmuar përballë shtetit i cili mund të bënte me ta çfarë të donte pa u bezdisur prej askujt.<ref name="Helena2">{{cite book|last1=Kadare|first1=Helena|title=Kohë e pamjaftueshme|publisher=Onufri|year=2011|page=169-170}}</ref> E shkroi romanin pa dëshirën e tij,{{sfn|Apolloni|2011|p=35}} duke parë gratë labe që punonin në Kombinatin e Tekstileve të [[Berati|Beratit]].<ref>{{Cite web|url=http://www.gazetadita.al/udhetimi-i-dasmes-se-kadarese-romani-i-shumeperfolur/|title=Udhëtimi i "Dasmës" së Kadaresë, romani i shumëpërfolur|date=20 janar 2016|website=gazetadita.al|last=Lloshi|first=Xhevat}}</ref> Roman i cili sipas [[Robert Elsie|Elsie]], trajton temën e emancipimit të gruas në Shqipëri në kulmin e dy fushatave të mëdha sociale të [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]]: heqja e fesë dhe emancipimi i gruas në një popullsi me prejardhje kryesisht myslimane.<ref name="Elsie">{{cite web|last=Elsie|first=Robert|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Histori e Letërsisë Shqiptare|publisher=Dukagjini|date=1997|website=elsie.de|authorlink=Robert Elsie|origyear=1995|publication-place=Tiranë}}</ref> Romani romani ndeshetbën riniajehonë revolucionit, ku ndër fragmente të tij autori ilustron rininë si bartëse të ideve të reja, nën udhëheqjen ideore të Partisë, e agjituar kundrejt shprehive e ushtrimeve fetare të brezit të vjetër, si fe të pushtuesve të dikurshëm.<ref>{{Cite book|title=Arratisje Nga Lindja: Orientalizmi Shqiptar Nga Naimi Te Kadareja|last=Sulstarova|first=Enis|publisher=Globic Press|year=2006|isbn=9780977666249|location=|pages=152-153}}</ref> ndeshenNga punëtorë, kantiere ndërtimi, punë riedukuese; pastaj ndeshen tema të asaj kohe si emancipimipo i gruasnjëjti dhe lufta kundër martesave me mblesëri.<ref name="Faye"/> Romani është i mbushur me situata groteske dhe dialogë komikëshkrimtar, që i ka shtyrë disa studiues ta interpretojnë si tallje me aktualitetin komunist.<ref name="Apolloni2">{{cite book|last1=Apolloni|first1=Ag|title=Paradigmajehonë e Proteut|authorlink=AgRevolucionit Apolloni|date=2012|publisher=OM|place=Prishtinë|pages=22-23}}</ref> Poashtu kritikon burokracinë dhe aludon për fletërrufetë.<ref name="Faye">{{cito uebin|title=“Kadare e përçmoi ‘Dasmën’Kinë, seduket uedhe pëlqyepoezia nga kritika''[[Pashallarët e kohës”|url=http://www.panorama.com.al/kadare-e-percmoi-dasmen-se-u-pelqye-nga-kritika-e-kohes/|website=Panorama Online|accessdate=11 prill 2018}}</ref> [[Arshi Pipa|Pipakuq]]'' eku cilësonteburokratët «njëe shkërbimshtetit romanidhe përmeszyrtarët e cilitlartë autorikomunistë kishtepasqyrohen nxjerrëse vnerinduke eshfrytëzuar vet»; madje dukefasadën e quajturkomuniste «manifestipo shqiptar i anti-realizmitminonin socialist»revolucionin.<ref name="Arshi">{{Cite webHarvnb|url=http://kens.al/revista/Kens.pdfSulstarova|title=Pamje e letërsisë shqipe në studimet e Arshi Pipës2006|datepages=2017|website=kens.al|publisher=Kêns 1, 2017|last=Hamiti|first=Muhamet|trans_title=|page=153|issn=25217348173-174}}.</ref>
 
=== Kinematografia ===
Për bëmat e revolucionit, atë vit u prodhua dokumentari ''Në flakët e revolucionit'' me regji nga Endri Keko, xhiruar nga [[Ilia Terpini]] dhe Niko Theodhosi''.''<ref>{{Cite web|url=http://ata.gov.al/2019/02/12/ne-flaket-e-revolucionit-rifillon-cikli-i-shfaqjes-se-thesareve-te-arkivit/|title=“Në flakët e revolucionit”, rifillon cikli i shfaqjes së thesareve të Arkivit|date=12 shkurt 2019|website=ata.gov.al|publisher=Agjencia Telegrafike Shqiptare|last=Alla|first=Adela}}</ref>
 
Më 2019 gazetarja Luljeta Progni në bashkëpunim me Fondacionin "Kujto", si pjesë të një cikli dokumentarësh me histori njerëzore me temë krimet e komunizmit, u transmetua në televizionin News24 dokumentari "Gurët e besimit" që trajton Revolucionin Kulturor.<ref name=":7Progni" /><ref>{{Cite web|url=https://kujto.al/fondacioni-kujto/|title=Fondacioni Kujto}}</ref>
 
== Referimet ==
Anonymous user