Content deleted Content added
Etiketa: përpunim burimi 2017
Nisa diskutim për "Wikimedia Hackathon 2020 - Tirana, Albania"
Rreshti 5:
<!-- Skruani vetëm nën këtë vizë.-->
<!-- ________________________________________________________________________________________ -->
 
== Wikimedia Hackathon 2020 - Tirana, Albania ==
Wikimedia-në përshëndetje!
 
Në maj 2020 kemi kënaqësinë që në Tiranë të zhvillohet [https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020 Wikimedia Hackathon 2020]. Ky Hackathon është një event që [https://wikimediafoundation.org/ Wikimedia Foundation (WMF)] organizon (në bashkëpunim me partnerë vendas) dhe ka karakter teknik. Thënë kjo, në këtë event pritet të mblidhen vullnetarë dhe punonjës të WMF dhe të punojnë për përmirësimin e infrastrukturës së Wikimedia në aspekte të ndryshme. Përsa i përket pjesës logjistike, eventi do të mbështetet nga [https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_Community_User_Group_Albania Wikimedia Community User Group Albania] dhe [https://openlabs.cc/ Open Labs Hackerspace] (organizatë jo fitimprurësese me seli në Tiranë që ka si qëllimi promovimin e programeve me kod-burim të hapur, sensibilizimin e qytetarëve rreth privatësisë online dhe përhapjen e dijes së hapur). Të dyja këto entitete do të merren me pjesën logjistike/ligjore dhe financiare të eventit por sigurisht është i hapur për këdo që ka dëshirë të përfshihet.
Për disa javë do të publikohen tematikat tek të cilat do bazohet eventi, por kushdo që ka dëshirë të marri pjesë me diçka tjeter është mëse i mirëpritur. Qëllimi i aktivitetit 3-ditor është që të përmirësohet infrastruktura aktuale e Wikimedia SQ dhe të përfshihen kontribues shqiptarë të rinj dhe prandaj do donim t'ju ftonim që të propozoni tematikat, kryesisht me karakter teknik, që do kishin vlerë të trajtoheshin për komunitetin tonë.
Mirëpresim propozimet, idealisht brenda muajit dhjetor.
 
Për informacione të mëtejshme rreth hackathon në fjalë mund të vizitoni faqën në [https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2019 Meta] e aktivitetit të kaluar, ndërsa në këtë faqe në [https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020 Meta] do shtohen informacione rreth Wikimedia Hackathon 2020.
--[[Përdoruesi:Meriboo|Meriboo]] ([[Përdoruesi diskutim:Meriboo|diskutimet]]) 25 nëntor 2019 22:09 (CET)
 
== Zgjatime (extensions) të reja në komunitet ==