[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
'''Bledi Çuçi''' (Tiranë, 14 Nëntor 1970) është ministër Shteti për Çështjet Vendore i shtetit shqiptar
== Shkollimi ==
Çuçi përfundoi studimet pasuniversitare (Master) për menaxhim në Universitetin Hasselt në [[Belgjikë]] (1998); studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës (1995) dhe studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë (1989).
 
== Karriera ==
Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese ndër të tjera, si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000 -2 001. Ka qenë Këshilltar i Ministrit, Dre­jtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005. Gjatë kësaj kohe z. Çuçi ka qenë edhe përfaqësues i qeverisë shqiptare në Komitetin për Demokracinë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Strasburg (2003 - 2005); anëtar i Grupit Ne­gociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Mar­rëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian (2003 - 2006) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit për Trajnimin e Adminis­tratës Publike në Shqipëri (2003 - 2005).