[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
 
== Karriera ==
Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese ndër të tjera, si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000 -2 001. Ka qenë Këshilltar i Ministrit, Dre­jtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005. Gjatë kësaj kohe z. Çuçi ka qenë edhe përfaqësues i qeverisë shqiptare në Komitetin për Demokracinë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, [[Strasburg]] (2003 - 2005); anëtar i Grupit Ne­gociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Mar­rëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian (2003 - 2006) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit për Trajnimin e Adminis­tratës Publike në Shqipëri (2003 - 2005).
 
Gjatë viteve 2006 - 2010, ai ka punuar si ekspert i pavarur për çështje të administratës publike, të re­formës në drejtësi dhe të kuadrit ligjor për biznesin në programe të financuara nga USAID, Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (DfID), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvil­lim (UNDP) dhe BE-së Shqipëri dhe Kosovë. Në vitet 2010 - 2011, z. Çuçi ka qenë Drejtori Ekzekutiv i Sho­qatës për Autonominë Vendore.
Rreshti 12:
 
Ai ka ndjekur një seri kursesh e trajnimesh profe­sionale lidhur me administrimin e sistemit gjyqësor, prokurimet publike, mbrojtjen e mjedisit dhe menax­himin e administratës publike, të organizuara nga Ban­ka Botërore, Bashkimi Evropian, USAID dhe qeveria italiane në Shqipëri, Lituani, Greqi, Itali e disa vende të tjera.
 
== Lidhje te jashtme ==
== Referimet ==