[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
 
== Karriera ==
Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese ndër të tjera, si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000 -2 001. Ka qenë Këshilltar i Ministrit, Dre­jtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005.

Gjatë kësaj kohe z. Çuçi ka qenë edhe përfaqësues i qeverisë shqiptare në Komitetin për Demokracinë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, [[Strasburg]] (2003 - 2005); anëtar i Grupit Ne­gociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Mar­rëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian (2003 - 2006) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit për Trajnimin e Adminis­tratës Publike në Shqipëri (2003 - 2005).
 
Gjatë viteve 2006 - 2010, ai ka punuar si ekspert i pavarur për çështje të administratës publike, të re­formës në drejtësi dhe të kuadrit ligjor për biznesin në programe të financuara nga USAID, Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (DfID), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvil­lim (UNDP) dhe BE-së Shqipëri dhe Kosovë. Në vitet 2010 - 2011, z. Çuçi ka qenë Drejtori Ekzekutiv i Sho­qatës për Autonominë Vendore.
 
== Angazhimi politik ==
U aktivizua me strukturat drejtuese të PS-së që prej vitit 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kom­bëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asam­blesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Ai u rizgjodh anëtar i Asamblesë së partisë edhe në vitin 2011. Në vitet 2011 - 2012, z. Çuçi ishte ekspert i PS-së në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Që prej Shkurtit 2012, ai mban detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS.