[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v (via JWB)
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
'''Kushtetuta''' është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar.Islam Krasniqi
 
Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin ose organizatën, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si ombrellëmut për ligjet e tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, mirëpo edhe ato autoritariane, kushtetuta përfshin edhe një kartë të të dretave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk guxojnë të shkelen nga organet e vendit ose ligjet e tjera që i nxjerr organi ligjvënës i atij vendi.
 
Kushtetuta mund të jetë e kodifikuar në një dokument të vetëm, e pakodifikuar ose e pashkruar fare. Kushtetuta më e vjetër e shkruar në një dokument është Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratuar në vitin [[1787]]. Statuti i [[San Marino|Republikës së San Marinos]] daton prej vitit [[1600]], mirëpo nuk i përfshin të gjitha elementet e kushtetutave moderne. Kushtetuta e [[Britania e Madhe|Britanisë së Madhe]], ndërkaq, nuk është e kodifikuar në një dokument, por përfshin një sërë ligjesh të shkruara dhe rregulla kuvenduese të pashkruara. Në teori, kjo i jep mundësi parlamentit të Anglisë të ndryshojë me lehtësi kushtetutën, por tradita e ndërtuar gjatë shekujve e bën këtë hap të pamundshëm në realitet.