Surja Jasinë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Përmbajtja: Suretul Jasin
v Undid edits by 77.28.34.222 (talk) to last version by Amdschuk
Etiketat: Zëvendësuar Undo SWViewer [1.3]
 
Rreshti 1:
{{Islam}}
'''Suretu El Jasinë''' është surja e 36 e radhitur në Kur'an, ka 83 ajete. Mekase.
 
 
Eaūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhîm Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahîm
 
1. Jā-Sîn. 2. Vel-Kur’ānil-hakîm. 3. Inneke leminel-murselîn. 4. Alā sirātim-mustekîm. 5. Tenzîlel-Azîzir-Rrahîm. 6. Litundhire kavmem mā undhire ābāuhum fehum gāfilūn.
 
7. Lekad hakkal-kavlu alā ektherihim fehum lā ju’minūn. 8. Innā xhe’alnā fî a’nākihim aglālen fehije ilel-edhkāni fehum-mukmehūn.
 
9. Ve xhe’alnā mimbejni ejdîhim sedden ve min halfihim sedden fe agshejnāhum fehum lā jubsirūn. 10. Ve sevāun alejhim e’endhertehum em lem tundhirhum lā ju’minūn.
 
11. Innemā tundhiru menit-tebe’adhdhikre ve hashije-Rrahmāne bil-gajb. Febeshshirhu bi magfiretin ve exhrin kerîm. 12. Innā nahnu nuhjil-mevtā ve nektubu mā kaddemū ve āthārehum. Ve kul-le shejin ahsajnāhu fî imāmim-mubîn.
 
13. Vadrib lehum-methelen as’hābel-karjeti idh xhāehel-murselūn.
 
14. Idh erselnā ilejhimu-thnejni fekedhdhebūhumā fe-azzeznā bithālithin fekālū innā ilejkum-murselūn.
 
15. Kālū mā entum il-lā besherum-mithlunā ve mā enzelerr-Rrahmānu min shej’in in entum il-lā tekdhibūn.
 
16. Kālū Rabbunā ja’lemu innā ilejkum lemurselūn.
 
17. Ve mā alejnā il-lel belāgul-mubîn.
 
18. Kālū innā tetajjernā bikum lein lem tentehū lenerxhumennekum ve lejemessennekum minnā adhābun elîm.
 
19. Kālū tāirukum-me’akum ein dhukkirtum bel entum kavmum-musrifūn.
 
20. Ve xhāe min aksal-medîneti rexhulun jes’ā kāle jā
 
kavmit-tebi’ul-murselîn.
 
21. Ittebi’ū men lā jes’elukum exhren ve hum-muhtedūn.
 
22. Ve mā lije lā a’budul-ledhî fetarenî ve ilejhi turxhe’ūn.
 
23. E’ettehidhu min dūnihî āliheten injuridnirr-Rrahmānu bidurrin lā tugni annî shefā’atuhum shej’en ve lā junkidhūn.
 
24. Innî idhen-lefî dalālim-mubîn.
 
25. Innî amentu biRabbikum fesmeaūn.
 
26. Kîled-hulil-xhennete kāle jā lejte kavmî ja’lemūn.
 
27. Bimā gafere lî Rabbî ve xhealenî minel-mukremîn.
 
28. Ve mā enzelnā alā kavmihî mimba’dihî min xhundim-mines-semāi ve mā kunnā munzilîn.
 
29. In kānet il-lā sajhaten vāhideten fe-idhā hum hāmidūn.
 
30. Jā hasreten alelaibād. Mā je’tîhim mir-resūlin il-lā kānū bihî jestehziūn.
 
31. Elem jerev kem ehleknā kablehum minel-kurūni ennehum ilejhim lā jerxhiaūn.
 
32. Ve in kul-lun lemmā xhemîaun-ledejnā muhdarūn.
 
33. Ve ājetun lehumul-erdul-mejtetu ahjejnāhā ve ahrexhnā minhā habben feminhu je’kulūn.
 
34. Ve xhe’alnā fîhā xhennātim min-nehîlin ve ea’nābin ve fexhxhernā fîhā minel-ujūn.
 
35. Lije’kulū min themerihî ve mā amilet’hu ejdîhim.
 
Efelā jeshkurūn.
 
36. Subhānel-ledhî halekal-ezvāxhe kul-lehā mimmā
 
tumbitul-erdu ve min enfusihim ve mimmā lā ja’lemūn.
 
37. Ve ājetun lehumul-lejlu neslehu minhun-nehāre fe idhā
 
hum-mudhlimūn.
 
38. Vesh-shemsu texhrî limustekarr-rrin-lehā dhālike
 
takdîrul-Azîzîl-Alîm.
 
39. Vel-kamere kaddernāhu menāzile hatta
 
āde kel-urxhūnil-kadîm.
 
40. Lesh-shemsu jembegî lehā en tudrikel–kamere ve lel-lejlu sābikun-nehār. Ve kul-lun fî felekin jesbehūn.
 
41. Ve ājetun lehum ennā hamelnā dhurr-rrij-jetehum
 
fil-fulkil-meshhūn.
 
42. Ve halaknā lehum mim-mithlihi mā jerkebūn.
 
43. Ve in neshe’ nugrikhum felā sarîha lehum ve lā hum junkadhūn.
 
44. Il-lā Rahmetem-minnā ve metā’an ilā hîn.
 
45. Ve idhā kîle lehumut-tekū mā bejne ejdîkum ve mā halfekum leal-lekum turhamūn.
 
46. Ve mā te’tîhim min ājetim min ājāti Rabbihim il-lā kānū anhā mu’ridîn.
 
47. Ve idhā kîle lehum enfikū mimmā rezekakumu-llāhu kālel-ledhîne keferū lil-ledhîne āmenū enut’aimu men lev jeshā-ullāhu at’amehū in entum il-lā fî dalālim-mubîn.
 
48. Ve jekūlūne metā hādhel-va’du in kuntum sādikîn.
 
49. Mā jendhurūne il-lā sajhaten vāhideten te’hudhuhum ve hum jehissimūn.
 
50. Felā jestetî’ūne tevsijeten ve lā ilā ehlihim jerxhiaūn.
 
51. Ve nufiha fis-sūri fe idhā hum minel-exhdāthi ilā Rabbihim jensilūn.
 
52. Kālū jā vejlenā membeathenā mim-merkadinā, hādhā mā veaderr-Rrahmānu ve sadekal-murselūn.
 
53. In kānet il-lā sajhaten vāhideten fe idhā hum xhemîaun ledejnā muhdarūn.
 
54. Fel-jevme lā tudhlemu nefsun shej’en ve lā tuxhzevne il-lā mā kuntum ta’melūn.
 
55. Inne as’hābel-xhennetil-jevme fî shugulin fākihūn.
 
56. Hum ve ezvāxhuhum fî dhilālin alel-erāiki muttekiaūn.
 
57. Lehum fîhā fākihetun ve lehum-mā jeddeaūn.
 
58. Selāmun kavlem min-Rrabbir-Rrahîm.
 
59. Ve-mtāzul-jevme ejjuhel-muxhrimūn.
 
60. Elem ea’hed ilejkum jābenî ādeme el-lā ta’budush-shejtān. Innehū lekum aduvvum-mubîn.
 
61. Ve eni’budūnî hādhā sirātum-mustekîm.
 
62. Ve lekad edal-le minkum xhibil-len kethîren. Efelem tekūnū ta’kilūn.
 
63. Hādhihî xhehenemul-letî kuntum tu’ādūn.
 
64. Islevhel-jevme bimā kuntum tekfurūn.
 
65. El-jevme nahtimu alā efvāhihim ve tukel-limunā ejdîhim ve teshhedu erxhuluhum bimā kānū jeksibūn.
 
66. Ve lev neshāu letamesnā alā ea’junihim festebekus-siratā fe ennā jubsirūn.
 
67. Ve lev neshāu lemesahnāhum ala mekānetihim feme-stetāū mudijjen ve lā jerxhi’aūn.
 
68. Ve men nu’ammirhu nunekkis’hu fil-halki efelā j’akilūn.
 
69. Ve mā al-lemnāhush-shi’re ve mā jenbegî lehū in huve il-lā dhikrun ve Kur’ānum-mubîn.
 
70. Lijundhire men kāne hajjen ve jehikkal-kavlu alel-kāfirîn.
 
71. Evelem jerev ennā halaknā lehum-mimmā amilet ejdînā en’āmen fehum lehā mālikūn.
 
72. Ve dhel-lelnāhā lehum feminhā rekūbuhum ve minhā je’kulūn.
 
73. Ve lehum fîhā menāfiau ve meshāribu efelā jeshkurūn.
 
74. Vet-tehadhū min dūnil-lāhi āliheten leal-lehum junsarūn.
 
75. Lā jestetîaūne nasrehum ve hum lehum xhundum-muhdarūn.
 
76. Felā jahzunke kavluhum. Innā na’lemu mā jusirrūne ve mā ju’linūn.
 
77. Evelem jerel-insānu ennā halaknāhu min-nutfetin fe-idhā huve hasîmum-mubîn.
 
78. Ve darebe lenā methelen ve nesije halkah. Kāle mejjuhjil-aidhāme ve hije remîm.
 
79. Kul juhjîhel-ledhî enshe-ehā evvele merr-rretin. Ve huve bikul-li halkin Alîm.
 
80. El-ledhî xhe’ale lekum-minesh-shexheril-ahdari nāren fe idhā entum minhu tūkidūn.
 
81. Evelejsel-ledhî halekas-semāvāti vel-erdā bikādirin alā en jahluka mithlehum. Belā ve Huvel-Hal-lākul-Alîm.
 
82. Innemā emruhū idhā erāde shej’en ej-jekūle lehū kun fe jekūn.
 
83. Fesubhānel-ledhî bijedihî melekūtu kul-li shej’in ve ilehji turxheaūn.
 
== Përmbajtja ==
 
== Përbërja ==
<nowiki>''</nowiki>Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1 Ja, Sin!
2 Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
3 S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
4 Je në një rrugë të drejtë.
5 (Kur'ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
6 Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7 Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
8 Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
9 Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
10 Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
11 Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.
12 Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh).
13 Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit.
14 Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju".
15 Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë".
16 Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju."
17 "Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë".
18 Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh".
19 Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!"
20 Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!"
21 Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
22 E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni.
23 A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
24 Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
25 "Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"
26 Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im,"
27 "për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!
28 Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,
29 përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
30 O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
31 A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
32 Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
33 Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
34 Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
35 Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?
36 I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
37 Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
38 Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.
39 Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
40 As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë.
41 Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.
42 Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.
43 E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
44 Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
45 E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë)".
46 Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
47 Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!".
48 Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"
49 (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
50 E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
51 Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
52 E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.
53 Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54 Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
55 Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56 Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57 Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58 Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
59 E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
60 O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61 (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62 Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63 Ky është xhehennemi që juve u premtohej.
64 Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
65 Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
66 E sikur të duam Ne do t'ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
67 Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa.
68 E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
69 Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë.
70 Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
71 A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë.
72 Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.
73 Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?
74 Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
75 Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
76 E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
77 A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.
78 Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?"
79 Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim".
80 "Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni".
81 A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi.
82 Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.
83 I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.
 
== Komente ==
Line 261 ⟶ 11:
 
== Shih edhe këtë ==
Transmeton Enesi r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo gjë ka zemrën e saj, kurse zemra e Kur`anit është sureja Jasin, kush e lexon atë, është sikur të kishte lexuar Kuranin 10 herë”.32
Hasani r.a. ka thënë: Kush e lexon suren Jasin në mbrëmje, duke kërkuar me të kënaqësinë e Allahut do t`i falen mëkatet atij dhe tha: Më është përcjell se ajo është e barabartë me tërë Kur`anin.33 <nowiki>''</nowiki>I sëmuri pranë të cilit këndohet Sureja Jasin, vdes i ngopur me ujë , futet në varr i ngopur me ujë dhe në ditën e kijametit ringjallet i ngopur me ujë.<nowiki>''</nowiki>{Hadith Sherif,Dejlemi,
Ka edhe disa hadithe të cilat flasin për vlerën e Jasinit, por nuk haset diçka e besueshme, andaj ato si hadithe llogariten të refuzuara. Ndër to, do të përmendim:
“Kush e lexon çdo natë suren Jasin dhe vdes, do të vdes si shehid”.34
“Kush viziton varret e prindërve të tij, apo njërit prej tyre ditën e xhuma, do t`i falen disa mëkate”.35
“Kush viziton varret dhe lexon suren Jasin, Allahu do t`u lehtësoj të vdekurve dhe do t`i shkruaj shpërblim sa është numri i të vdekurve”.36
“Lexoni suren Jasin të vdekurve tuaj”37
 
* [[Islami]]