Abdyl Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fshiva nje shprehje te pahijshme qe ishte futur ne permbajtje.
vNo edit summary
Rreshti 17:
 
== Biografia ==
U lind në fshatin [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Vilajeti i Janinës|Vilajetit të Janinës]] (sot në [[Rrethi i Përmetit|rrethin e Përmetit]]), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga [[Berati]] që më vonë u njohën si [[Frashërllinjtë#Dakollarët ose Dulellarët|Dulellarët]], ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të [[Iljaz Bej Mirahori|Iljaz bej Mirahorit]].<ref name="Gawrych90">{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Naim&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|language=en|year=2006|isbn=9781845112875|location=LondonLondër|pages=13|ref=harv}}</ref>
 
Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në [[Janina|Janinë]]. U shqua si personalitet politik qysh më [[1877]], sapo u duk se [[Kriza Lindore]] po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i [[Komiteti i Janinës|Komitetit Shqiptar të Janinës]] që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e [[Perandoria Ruse|Perandorisë Ruse]], të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dështuan gjithashtu mbasi as [[Athina]] nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.
Rreshti 27:
Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në [[Kosova|Kosovë]] dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet [[kosovarë]], vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vint 1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm né përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane.
 
Pas shtypjes së Lidhjes, më 2 maj 1881 mbërriti në [[Manastiri (qytet)|Manastir]] i përcjellur prej një oficeri të xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar nga [[Dibra]] në [[Elbasani|Elbasan]] tek Mahmud bej Biçakçiu. Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tre vjet që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u internua së bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të [[Azia e Vogël|Anadollit]] për afro dy vjet të tjera. Në fund u amnistua dhe u kthye në Stamboll, ku u emërua përfaqësues i këshillit bashkiak të kryeqytetit.<ref>{{Cite book|title=Shënime historike|language=sq|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|publisher=Omsca-1|year=2011|isbn=978-9928-132-00-0|location=Tiranë|pages=419}}</ref>
 
== Referimet ==
<references />
 
 
{{Hero i Popullit|state=collapsed}}
Line 37 ⟶ 36:
<!--kategorizimi-->
{{DEFAULTSORT:Frashëri, Abdyl}}
 
 
[[Kategoria:Lidhja e Prizrenit]]