[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rreshti 1:
'''Sharkia''' është vegël muzikore popullore zakonisht me pesë tela (2+1+2). Ka kasën të punuar nga një copë e vetme druri dhe bishtin e gjatë me 14 perde. Përdoren edhe tipa të tjerë sharkie, deri me 12 tela dhe 22 perde. Tingujt e sharkisë janë të thellë dhe kumbues. Me sharkinë shoqërohen në mënyrë heterofonike një pjesë e mirë e këngëve lirike dhe epike, të kënduara nga burrat, si dhe valle të ndryshme popullore. Shquhet si një ndër veglat më komplekse, përdoret e vetme ose në formacionet orkestrale si vegël kryesore. Loja përqëndrohet kryesisht mbi telin e parë, dy të tjerët mbajnë iso. Në hyrjet dhe fundet e frazave përfshihet edhe teli i tretë, duke i dhënë tonin nënbazal. Kjo krijon një nga efektet kadenciale më karakteristike të kësaj vegle. Sharkia bashkohet me vegla të tjera zakonisht me [[çiftelia]], [[fyell]], [[dajredajrja]] dhe qemanë ([[violinë]]). Sharkia 12 telëshe është përdorur në formacione instrumentale më të gjëra si vegël udhëheqëse. Sharkia është e përhapur në Tropojë, Kukës, Dibër, ndërsa treva kryesore e saj është Gjakova me rrethet. Gjendet edhe në zonat e Komunës së Pejës, Drenicës, Prishtinës, Prizrenit, në Podrime si dhe në zonat e Hasit, Shkodres, etj...
 
==Burimet==