Panairi i Librit në Frankfurt: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
'''Panairi i Librit në Frankfurt''' ({{lang-de|Frankfurter Buchmesse}}, {{lang-en|Frankfurt Book Fair}}) është [[Panair|panairi]] më i madh tregtar në botë për libra, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara, dhe numrin e vizitorëve. Konsiderohet të jetë panairi më i rëndësishëm i librit në botë edhe për marrëveshje dhe tregti ndërkombëtare. Ngjarja vjetore pesë-ditore në mes të tetorit mbahet në Qendrën e Panaireve Tregtare në [[Frankfurti mbi Majn|Frankfurt mbi Majn]], [[Gjermania|Gjermani]]. Tri ditët e para janë të kufizuara ekskluzivisht për vizitorët profesionistë ndërsa publiku i gjerë merr pjesë në panair në fundjavë.
 
Disa mijëra ekspozues që përfaqësojnë botime të ndryshme të librave, kompani multimediale dhe teknologjike, si dhe ofrues të përmbajtjes nga e gjithë bota, mblidhen për të negociuar të drejtat e botimeve ndërkombëtare dhe [[E drejta e autorit|tarifat e licencave]]. Panairi është i organizuar nga Frankfurter Buchmesse GmbH, një degë e Shoqatës ''Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve''. Më shumë se 7.300 ekspozues nga mbi 100 vende dhe më shumë se 286,000 vizitorë morën pjesë në këtë panair vitin 2017. <ref>{{Cito web|last=Frankfurt Book Fair|title=The Frankfurt Book Fair 2017 in numbers|url=https://www.buchmesse.de/en/about-us|language=en}}</ref>
 
Botuesit shqiptarë në këtë panair kanë filluar të paraqiten që nga viti 1995<ref>{{Cite web|url=https://www.dw.com/sq/prezantim-i-cunguar-i-librit-shqip-n%C3%AB-panairin-e-librit-n%C3%AB-frankfurt/a-17156983-0|title=Prezantim i cunguar i librit shqip në Panairin e Librit në Frankfurt|date=14 tetor 2013|accessdate=17 dhjetor 2019|publisher=DW|language=sq}}</ref> ndërsa botuesit nga Kosova që nga viti 1999. <ref>{{cite web |url=http://www.kosovodiaspora.org/kosovo-presented-at-the-frankfurt-book-fair/ |title=Kosovo presented at the Frankfurt Book Fair |last=Salihu |first=Fitim |date=14 October 2014 |website=kosovodiaspora.org |publisher=Kosovo Diaspora |access-date=16 December 2019|language=en}}</ref> <ref>{{Cite web|url=https://www.gazetaexpress.com/arte-hapet-panairi-i-librit-ne-frankfurt-ngjarja-me-e-madhe-e-librit-ne-bote-268500/|title=Hapet Panairi i Librit në Frankfurt, ngjarja më e madhe e librit në botë|language=sq|date=21 tetor 2016|accessdate=17 dhjetor 2019|website=GazetaExpress}}</ref>