187
edits
v (→Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB) |
Nerofut (diskuto | kontribute) (info +) |
||
{{Ottoman-Albanian Wars}}
'''Rrethimi i Beratit''' filloi në korrik 1455,<ref>{{Cite book|title=Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero|last=Hodgkinson|first=Harry|publisher=Bloomsbury Academic|year=2004|isbn=9781850439417|location=|pages=134}}</ref> kur ushtria
== Sfondi ==
Kur Skënderbeu filloi rebelimin e tij, Berati i përkiste princit shqiptar Teodor Muzaka. Kur në vitin 1449 Teodor Muzaka po vdiste, ai i kërkoi Skënderbeut që ta merrte kalanë në emër të [[Lidhja e Lezhës|Lidhjes së Lezhës]]. Skënderbeu dërgoi një detashment të udhëhequr nga [[Pal Kuka]] për ta marrë kalanë. Ndërkohë, një forcë me ushtarë osmanë mbërriti nga garnizoni i tyre në Gjirokastër, ngjiti muret pak të mbrojtura të Beratit gjatë natës, masakruan garnizonin arbëror prej 500 ushtarësh, varën Teodor Muzakën dhe morën kalanë, ndërsa kapiteni Pal Kuka më vonë u lirua pas marrjes së shpërblimit.<ref>Fan Stylian Noli, 1947</ref> Berati ndodhej në një pozicion të rëndësishëm strategjik pasi kontrollonte shumicën e Arbërisë jugore si dhe rrugët jetike të furnizimit për në Maqedoninë e jugut dhe Greqi.
== Rrethimi ==
Në vitin 1455 mbi 12 mijë luftëtarë shqiptar dhe disa qindra ushtarë të [[Mbretëria e Napolit|Mbretërisë së Napolit]] rrethuan Beratin dhe nisën sulmet për marrjen e tij me ndihmën e artilerisë aragoneze.<ref>Fan Stylian Noli, 1947</ref> Forcat osmane që gjendeshin në kështjellë filluan bisedimet me
Në krye të forcës së mbetur Skënderbeu la Karl Muzak Topinë, kunatin e tij, duke qenë se Berati ishte dikur një zotërim i familjes Topiaj. Pas një bombardimi të suksesshëm, komandanti osman i garnizonit ra dakord për të dorëzuar çelësat e kalasë nëse sulltani nuk dërgonte përforcime brenda një kohe të caktuar. Kjo ishte një dredhi për të mashtruar forcat arbërore drejt një sensi të pavërtetë sigurie dhe për të shtyrë çdo veprim, duke i dhënë kohë përforcimeve që të mbërrinin. Skënderbeu dhe [[Gjergj Arianiti]] ishin larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=419}}</ref>
=== Beteja ===
Sulltani dërgoi një forcë prej 20,000 trupash të drejtuara prej Isa bej Evrenozit. Përforcimet i surprizuan forcat arbërore në mes të korrikut 1455. Vetëm një komandant arbëror, [[Vrana Konti]], arriti t'i bënte ballë sulmit fillestar osman. Megjithatë, kur Skënderbeu u kthye, përforcimet osmane ishin thyer dhe mundur, por arbërorët ishin të rraskapitur dhe numrat kishin rënë në pikën ku rrethimi nuk mund të vazhdohej.<ref>Demetrio Franco f. 318</ref>
Më shumë se 5,000 burra të Skënderbeut vdiqën, duke përfshirë 800 vetë nga një kontingjent prej 1,000 burrash napoletanë nga [[Alfonsi V]] si ekspertë të shpërthimeve, artilerisë dhe rrethimeve.<ref>''Scanderbeg: A Modern Hero'' by Gennaro Francione, f. 119</ref>
== Pasojat ==
Vetë Skënderbeu nuk ishte në betejë, pasi kishte shkuar në jugperëndim për të penguar ndonjë sulm të mundshëm surprizë nga garnizoni osman në Vlorë. Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme politike në Shqipëri<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=420}}</ref> u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=420}}</ref> [[Moisi Golemi]] kaloi në anën e osmanëve, të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu keqas.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=420}}</ref> Berati qëndroi në duart e osmanëve dhe nuk u rimor më nga arbërorët.
== Referimet ==
* [http://www.kulturserver-hamburg.de/home/shkodra/phoenix_05/phoenix_05_art11.html Franco, Demetrio]. ''Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyr''. Venice: Altobello Salkato, 1480.
*Frashëri, Kristo (2002), ''Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468'', Tiranë: Botimet Toena, ISBN 99927-1-627-4
*Hodgkinson, Harry (1999), ''Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero'', London: Centre for Albanian Studies, ISBN 978-1-873928-13-4
*Noli, Fan Stylian (2009), ''Scanderbeg'', General Books, ISBN 978-1-150-74548-5
*Schmitt, Oliver Jens (2009), ''Skënderbeu'', Tiranë: K&B, ISBN 978-9995666750
[[Kategoria:Skënderbeu]]
|