Ndryshimi mes inspektimeve të "Njeriu"

12 bytes removed ,  5 muaj më parë
v
(→‎Anatomia: hoqa pjesen anglisht)
Lëvizja migratore për jashtë Afrikës është vlerësuar të ketë ndodhur rreth 70000 vjet më parë. Njeriu modern si rrjedhojë, u shpërnda në të gjitha kontinentet, duke zëvendësuar hominidët e mëparshëm: Ata filluan ta banonin Euroazinë dhe Oqeaninë që 40000 vjet më parë dhe Amerikat që 14500 vjet më parë.<ref>Wolman, David (2008). [http://news.nationalgeographic.com/news/2008/04/080403-first-americans.html "Fossil Feces Is Earliest Evidence of N. America Humans"] ''National Geographic''</ref> Ata zhvendosën ''[[Homo neanderthalensis]]'' dhe lloje të tjera me origjinë prej ''[[Homo erectus]]'' (që kishte banuar në Euroazi që 2 milionë vjet më parë) me anë të riprodhimit të suksesshëm dhe rivalitetit për resurse.<ref>[http://www.guardian.co.uk/science/2009/may/17/neanderthals-cannibalism-anthropological-sciences-journal How Neanderthals met a grisly fate: devoured by humans]. ''The Observer.'' May 17, 2009.</ref>
 
Provat e mbledhura nga arkeogjenetistët që nga vitet 1990 kanë dhënë mbështetje të madhe skenarit të migrimeve jashtë Afrikës dhe ka pakësuar mundësitë e hipotezës multi-rajonale, që propozonte se njerëzit modernë evoluuan nga popullsi individuale hominidësh.<ref>{{cite journal |author=Eswaran V, Harpending H, Rogers AR |title=Genomics refutes an exclusively African origin of humans |journal=J. Hum. Evol. |volume=49 |issue=1 |pages=1–18 |year=2005 |month=July |pmid=15878780 |doi=10.1016/j.jhevol.2005.02.006 |url=}}</ref>
 
Gjenetistët Lin Jorde dhe Henri Harpending të "Universitetit të Jutas" sugjerojnë se variacionet janë shumë të vogla në krahasim me speciet e tjera. Ata gjithashtu propozojnë se gjatë Pleistocenit të Vonë, popullsia e njerëzve shkoi jo më shumë se 10000 dhe mundësisht aq ulët sa 1000. Arsye të ndryshme për këtë hipotezë janë marrë si të mirëqena, një ndër të cilat është teoria e katastrofës së Tobës.<ref>[http://www.bbc.co.uk/science/horizon/1999/supervolcanoes_script.shtml Supervolcanoes], [[BBC2]], 3 February 2000</ref>