Dallime mes rishikimeve të "Aqif Blyta"

790 bytes added ,  2 vjet më parë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në [[Gjakovë]], të cilët e çuan në [[Pazari i Ri|Pazarin e Ri]]. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë [[Ahmet Daca|Ahmet Dacën]] me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar [[1945]] nga [[OZN-a]] jugosllave.
 
Aqif Blyta, nuk ka qenë simpatizues i ideologjisë fashiste. Këtë nuk e ka shprehur në asnjë shkrim ose në asnjë tubim. Gjatë takimeve me palën serbe në krye me Nediqin, Aqifi është treguar shumë i matur e parimor. Ndonëse ka pasur post të lartë në Pazar të Ri e pastaj edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, ai asnjëherë nuk ka ushqyer ndjenja shoviniste dhe hakmarrëse ndaj popullatës civile serbe. Ka organizuar mbrojtjen kundër sulmeve të forcave çetnike, ka organizuar administratën, shkollat etj. Aqif Blyta ka qenë antikomunist, por asnjëherë nuk ka ushqyer armiqësi të - skajshme ndaj njerëzve që kanë përqafuar atë ideologji. <ref>Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 341.
 
</ref>
 
==Galeria==