[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
copyvio
 
Rreshti 6:
Parimet e mësimit të programuar janë përpunuar në një metodë instruktimi që zakonisht quhet '''Instruksioni i Sistemit të Personalizuar, (ISP)'''.
 
ISP është një metodë e tillë instruktimi me anë të së cilës studenti e studion materialin mësimor, të përbërë nga njësi të vogla sipas një mënyre dhe një ritëm studimi të përcaktuar vetë. Çdo student duhet të përvetsojë materialin e paraqitur në një njësi dhe t'u përgjigjet disa pyetjeve përpara se të kalojë në njësinë tjetër.
ISP mund të jetë një metodë mjaft efetive, për arsye të pjesëmarrjes aktive të studentit, të njësive të vogla, të informacionit të menjëhershëm e të ndërsjelltë që ai merr (feedback) dhe të përforcimit,<ref>Reiser, R. A. (1984). Reducing student procrastination in a personalized system of instruction course. ''Educational Communication and Technology: A Journal of Theory, Research and Development, 32,'' 41-49.</ref><ref>Gage, N. L., & Berliner, D. C. (1988). ''Educational Psychology'' (4th ed.). Boston: Houghton Mifflin.</ref>
 
Sot parimet e të mësuarit të programuar përdoren në formën e edukimit të quajtur '''Instruktimi me ndihmën e kompjuterave'''. Kompjuteri mund të përdoret për të paraqitur materialin mësimor dhe për të ndihmuar studentët që të mësojnë me anë të teknikave të ndryshme sic janë testet me disa zgjedhje, plotësim hapësirash boshe, imitime dhe teste personaliteti.<ref>Pettijohn, T. F. (1985). Development of a computer tutoring and testing program for the general psychology course. ''Teaching of Psychology, 12''(2), 103-104.</ref> Përparësia e përdorimit të programeve kompjuterike qëndron në faktin se ai mund të përdoret në mënyrë të vazhdueshme, jep një feedback të menjëhershëm dhe i lejon studentit të jetë fleksibël në proçesin e të mësuarit dhe testimit.<ref>Quintanaar, L., Crowell, C., & Pryor, J. (1982). Human-computer interaction: A preliminary social psychological analysis. ''Behavior Research Methods and Instrumentation, 14''(2), 210-220.</ref>
 
<br />
'''E-mësimi'''
 
== Referime ==
Sot kohët kanë evoluar më shumë seç ne mund ta imagjinojmë. Të jesh një mësues i suksesshëm sot nuk mjafton të zotërosh vetëm lëndën përkatëse, të jesh i komunikueshëm e të kesh personalitet. Mësuesi sot duhet të ketë edhe aftësi shumë të mira teknologjike, të dijë të përdorë internetin për të marrë informacione, t’u përgjigjet nxënësve nëpër forume të ndryshme, si psh, në:
 
-         Personal computer
 
-         Blogs
 
-         Facebook, whats up
 
-         Forume
 
-         E-learning , etj .
 
Të japësh mësim me këto pajisje moderne ndihmon në zhvillimin e aftësive mësimore të çdo nxënësi, madje e ndihmon atë që të kuptojë më lehtë mësuesin. Nëse ndodh që ka pyetje nga ana e nxënësve, atëherë mund të kthehet gjithçka mbrapsht vetëm me një klik. Çdokush duhet të mësohet me idenë që teknologjia është e ardhmja dhe të sigurohet e të punojë të ketë një zotërim të plotë të saj. Normalisht flasim gjithmonë për anët e saj pozitive dhe duke siguruar një eficencë të plotë tek nxënësi.
 
Përveç kësaj, teknologjia realizon një orë tepër argëtuesë dhe jo lodhëse. Kuptohet që nxënësit e sotëm janë të lidhur mjaft pas teknologjisë dhe kështu, duke e pasur orën mësimore teknologjike, gjithçka do të ishte e thjeshtë dhe zbavitëse duke përfshirë këtu: kuize të ndryshme, pyetje mësimore, gjithashtu dhe lojëra, të cilat në vetvete kanë hapjen e horizontit e të dijeve për nxënësit.
 
Një orë mësimore teknologjike mund të përfshijë këtu dhe realizimin e çdo testi më anë të këtyre pajisjeve moderne e bashkëkohore duke përfshirë tabletat, kompjuterat, madje dhe smartphone-t, tendenca e sotme e çdo adoleshenti. Gjithmonë nëse shfrytëzohen funksionet e tyre pozitivisht, duke siguruar kështu më shumë dije dhe njohuri të reja.                        Realizimi i testeve në këto pajisje është i thjeshtë dhe të themi i pagabueshëm, sepse ju e dini : ‘’Teknologjia nuk gabon’’. Çdokush ka tezën ë tij përkatëse duke marrë në të vërtetë nxënësi atë që i takon, mundin e djersën e tij.
 
'''Metodat e reja të mësimdhënies kanë filluar të praktikohen  për disa arsye:'''
 
·        Ato fokusohen drejt synimit kryesor, nxënësi, e shmangur kjo gjatë këtyre viteve të tranzicionit.
 
·        Nxënësit bëhen më prezent, krijojnë besim në vetvete, rrisin nivelin e arsyetimit dhe të zgjidhjes së problemit.
 
·        Nxënësit bëhen më krijues, kërkojnë më shumë nga vetja por edhe nga të tjerët, sillen si të barabartë në klasë dhe nuk e ndjejnë veten inferior.
 
·        Nxënësit mësojnë të respektojnë veten e tyre, njëri tjetrin dhe mësuesin,flasin me rradhë dhe dëgjojnë me vëmendje njëri-tjetrin.
 
·        Nxënesit nuk i krijohet më stres por kënaqësi.
 
Duke përdorur këto metoda nxënësi gjen veten por edhe mësuesi nuk është më një lektor si dikur që vetëm flet dhe gjysma e klasës në rastin më të mirë e dëgjojnë, por ai është tashmë rregullator, menaxhues dhe nxitës i mendimit kritik në klasë.
 
Nuk duhet harruar që një rol mjaft i rëndësishëm në klasë në përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies luan edhe mësuesi. Ai duhet të :
 
·        Zgjedh me kujdes grupet e nxënësve.
 
·        Planifikojë veprimtaritë e të nxënit ndërveprues apo në bashkëpunim.
 
·        Përcaktojë objektivat mësimore dhe shoqërore për një grup pune dhe të kontrollojë përparimin individual të nxënësve.
 
·        Kontrollojë të nxënit në grup.
 
'''Roli i mësuesit nuk zhbëhet, por përkundrazi ai është shumë i rëndësishëm:'''
 
·        Ai është partner në komunikimin dhe ndërveprimin në klasë.
 
·        Zvogëlon nivelin  e stresit dhe ngarkesën e punës gjatë një veprimtarie, duke i mësuar të ndihmojnë njëri-tjetrin në detyrat e dhëna.
 
·        Jep këshilla përkundrejt veprimtarive që do të zhvillojë nxënësi.
 
·        Nxit veprimin nxënës – nxënës.
 
·        Mësuesi pranon reagimet e nxënësve lidhur me metodën që do te zhvillohet dhe krijon mundësinë që nxënësi të jetë i lirë për të pyetur.
 
·        Ai ushtron nxënësit për një vlerësim të pavarur të arritjeve në veprimtarinë e tyre .
 
Por nga ana tjetër e medaljes, mësuesit përballen me sfida të reja.  Ato ndjejnë presion për të nisur kurse dhe programe në internet pa trajnime dhe burime të përshtatshme, nuk kanë përvojën e duhur për zhvillimin e kurseve online.
 
'''Ҁfarë elementësh duhet  të ketë në konsideratë një mësues  që të realizojë një orë  mësimi online ?'''
 
Burgess (1996) <ref>{{Cite journal|last=Burgess|first=Heidi|last2=Burgess|first2=Guy|date=1996-06|title=Constructive confrontation: A transformative approach to intractable conflicts|url=http://dx.doi.org/10.1002/crq.3900130407|journal=Mediation Quarterly|volume=13|issue=4|pages=305–322|doi=10.1002/crq.3900130407|issn=0739-4098}}</ref> sugjeron gjashtë kategori për t'u marrë në konsideratë:  qëllimi, përmbajtja, mësuesi, nxënësi, mjedisi dhe vlerësimi.
 
'''Qëllimi'''
 
Ashtu si me çdo kurs, instruktorët online duhet të identifikojnë objektivat e dëshiruara të të nxënit. Për një kurs në internet, duhet të adresohen dy faktorë të tjerë. Së pari, duhet të krijohet një formë e objektivit të bazuar në teknologji, për shembull, të zhvillohet një aftësi e re në një fushë të teknologjisë. Së dyti, për studentët tipikë online, shpesh të vjetër dhe në karrierë, objektivat duhet të shkojnë përtej zotërimit të përmbajtjes drejt aplikimit të përmbajtjes për jetën dhe punën e nxënësit.
 
'''Përmbajtja'''
 
Një kritikë e zakonshme e edukimit online është se përmbajtja është zhvlerësuar. Përveç përmbajtjes së lëndës, studentët duhet të zhvillojnë shkathtësi më të mëdha të informimit.
 
'''Nxënësit'''
 
Nxënësit që zgjedhin mundësinë e edukimit në internet janë të angazhuar në jetën e tyre dhe janë të rritur, kanë karrierë, kanë familje, e kështu me radhë. Këto studentë mund t`a ndjekin një kurs në internet në mbrëmje vonë, në mëngjes herët apo në pushimin e kafesë.
 
'''Mësuesi'''
 
Në të vërtetë, në programet e arsimit në distancë me cilësi të lartë, puna tradicionale e mësuesve të klasës është shpesh e ndarë në katër fusha: përmbajtja, dizajni mësimor, teknologjia dhe udhëzimi. Instruktorët më të mirë janë të aftë në nxitjen e ndërveprimit student-student dhe student-mësues.
 
'''Mjedisi'''
 
Një dallim themelor për të ndjekur kurset online është nëse angazhimi është sinkron ose asinkron. Sinkron do të thotë që të gjithë studentët janë në internet në të njëjtën kohë.           Disa produkte edukimi online lejojnë një instruktor që të shohë të gjithë klasën në të njëjtën kohë, ndërsa klasa mund ta shohë njëri-tjetrin dhe instruktorin gjithashtu.
 
'''Metodat'''
 
Metodat e mësimdhënies në internet zakonisht nuk janë të dizajnuara për shpërndarjen e përmbajtjes, por për të lehtësuar analizën, sintezën dhe vlerësimin. Për shembull, metodat e favorizuara mund të përfshijnë kërkimin e nxënësve për të formuar dhe mbrojtur mendimet, për të debatuar opsionet në situata udhëheqëse të stimuluara, për t'iu përgjigjur studimeve të rasteve dhe kështu me radhë.  Edukimi online gjithashtu ofron një mundësi më të madhe për ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndër-kulturor pa u zhvendosur studentët nga kultura apo vendi ku jetojnë.
 
'''Vlerësimi'''
 
Nëse janë online ose offline, parimet e vlerësimit mbeten në thelb të njëjta. Vlerësimi formativ, ose vlerësimi, përdoret për të identifikuar dobësitë në mësimdhënie, dhe jo për të vlerësuar performancën. Përmbledhja e vlerësimit (ose thjesht, vlerësimi) mat performancën e nxënësve kundrejt objektivave të përcaktuara nga instruktori. Modelet e vlerësimit formativ mund të jenë kuize ditore ose javore, vetë-vlerësime të shkurtra, që lexohen rregullisht nga instruktori/mësuesi.
 
Megjithatë, rritja e këtyre mënyrave të reja të ofrimit të arsimit na kanë detyruar të gjithë ne në edukim që të rishikojmë pyetjet e rëndësishme si "Si mësojnë njerëzit diçka?", dhe "Si mund t'i ndihmojmë ata ta bëjnë këtë?"<ref>{{Cite journal|last=McMurtry|first=Kim|date=2013-05|title=A Review of “Best Practices of Online Education: A Guide for Christian Higher Education”|url=http://dx.doi.org/10.1080/15363759.2012.741462|journal=Christian Higher Education|volume=12|issue=3|pages=225–228|doi=10.1080/15363759.2012.741462|issn=1536-3759}}</ref> Në fund, detyra parësore e edukatorëve online është të përshtasim në mënyrë kreative atë që tashmë dimë për edukimin e mirë në hapësirën e re të të mësuarit virtual.
 
== Referime ==
{{reflist}}