[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 34:
 
Young filloi të luante në pozicione të avancuara si sulmues ose anësor i djathtë në sezonin 2005–06 nën drejtimin e trajnerit [[Aidy Boothroyd]]. Ai luajti 41 ndeshje si titullar dhe shënoi 15 gola, përfshirë një gol në gjysëm-finalen e play-off kundër [[Crystal Palace F.C.|Crystal Palace]]. Në këtë fazë, Watfordi u shpall fitues duke mposhtur [[Leeds United F.C.|Leeds United]] 3–0 për të siguruar ngjitjen në [[Premier League|Premier Ligë]]. Gjatë atij sezoni, Young shënoi disa gola spektakolar, përfshirë një gol nga rreth 30 metra distancë që përfundoi në trekëndësh kundër [[Coventry City F.C.|Coventry City]] si dhe një gol nga një gjuajtje me hark në ndeshjen ndaj [[Queens Park Rangers F.C.|Queens Park Rangers]]. Megjithatë, në atë sezon, Young u përjashtua me karton të kuq për herë të parë në karrierë në derbin lokal kundër [[Luton Town F.C.|Luton Town]].<ref>{{cite web|url=https://www.worldfootball.net/report/championship-2005-2006-luton-town-watford-fc/|title=Luton Town 1:2 Watford|publisher=World Football|language=en|date=2 janar 2006|accessdate=24 janar 2020}}</ref>
 
Young e nisi sezonin 2006–07 në Premier Ligë në një formë të mirë, duke shënuar tre gola, përfshirë një në minutën e fundit në barazimin 3–3 kundër [[Fulham F.C.|Fulham]] (ai kishte shënuar edhe golin e dytë të Watfordit) dhe një tjetër në fitoren ndaj [[Middlesbrough F.C.|Middlesbrough]], e para e Watfordit për atë sezon. Në merkaton e dimit në janar 2007, Watfordi mori oferta 5 milion £ nga tre klube të pazbuluara për Young.
 
==Trofe==