Pylli i gurtë - Ndëran: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Pylli i gurtë - Ndëran''' gjendet në afërsi të fshatit Ndëran, 1000 m mbi nivelin e detit, në frontin e tarracës së Ndëranit. Përfaqëson blloqe gurësh me forma shpesh h...
 
No edit summary
Rreshti 1:
'''Pylli i gurtë - Ndëran''' gjendet në afërsi të fshatit Ndëran, 1000 m mbi nivelin e detit, në frontin e tarracës së Ndëranit. Përfaqëson blloqe gurësh me forma shpesh herë të çuditshme dhe afër njëri-tjetrit, sa të lënë përshtypjen e një pylli të dendur, nga ku merr edhe emrin "Pylli i gurtë". Nën modelimin e erës dhe të erozionit janë krijuar forma të veçanta të gurëve, si: shkrepa, blloqe, shtylla ose kollona, dritare etj., me lartësi mbi 2 metra dhe të gjerë disa dhjetëra centimetra e më shumë. Pylli i gurtë ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore dhe turistike. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Nivan-Ndëran dhe pastaj vazhdohet më këmbë.<ref>{{cite book|tittle= Monumentet e Natyrës në Shqipëri|author1=Perikli Qiriazi|authot2=Skënder Sala|publisher=Ideart|isbn=9943-788-6-4|location=Tiranë|date=2006|language=sq|chapterschapter=Qarku Gjirokaster|page=67}}>/ref>
 
[[Kategoria:Monumente natyrore në Shqipëri]]