Shoqata "Kosova për Sanxhakun": Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 21:
Pjesëmarrësit kërkuan që Aqif Blyta të nderohet me titullin Hero i Popullit. Kërkesa u paraqit me iniciativë të Ismet Azizit, kryetarit të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Azizi, duke folur në lidhje me veprimtarinë patriotike të Aqif Blytës, arësyetoi kërkesën drejtuar presidentes duke thënë që qëllimi kryesor i takimit është që pikërisht nga ky tubim të dërgohet një kërkesë për kryetaren e shtetit, zonjën Atifete Jahjaga, që Aqif Blyta të nderohet me urdhrin Hero të Popullit. Drejtori për kulturën në Gjakovë, Meriton Ferizi, në emër të kryetares Kusari-Lila, për Aqif Blytën ndau mirënjohjen “Post Mortem”.
 
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale dhe historianë, të cilët vlerësuan lart kontributin dhe figurën patriotike të Aqif Blytës. Aty u paraqitën me kumtesa [[Ali Daci]] nga Rozhaja, [[Fazli Muriqi]] nga Rugova, [[Zahir Kastrati]] nga Polluzha , [[Admir Muratoviq]] nga Pazari i Ri, [[Alban Dobruna]] nga Gjakova, [[Ismet Azizi]] nga Gjilani dhe [[Masar Rizvanolli]] nga Gjakova. Gjithashtu në pamundësi pjesmarrjeje, punimet e tyre i dërguan [[Nexhmedin Spahiu]], [[Mazllum Baraliu]] dhe [[Sulejman Aliqkoviq]].<ref>http://www.ekonomia-ks.com/sq/politike/ne-gjakove-u-mbajt-tryeze-shkencore-kushtuar-aqif-blytes</ref>
 
Në fund u zhvillua një debat i hapur dhe i frytshëm me pjesëmarrës për figurën dhe veprimtarinë e Aqif Blytës. Në kumtesën e tij Prof. Dr. Admir Muratoviq, drejtor i Institutit për Hulumtim të Krimeve ndaj popullatës së Sanxhakut, kryetar i Bashkësisë Kulturore të Sanxhakut dhe ligjërues në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, pjesëmarrëseve ua bëri me dije se personaliteti i Aqif Blytës për Sanxhakun është sikurse ai i Adem Jasharit për Kosovën.