Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 21:
 
:::::::Përshendetje, Propozova të organizojmë një takim në Open Labs Hackerspace: https://forum.openlabs.cc/t/wikipedia-edit-a-thon/2048 në lidhje me faqet në ndryshime në pritje. Idea është që të mbidhemi dhe ti rishikojmë sëbashku si edhe të mendojmë/diskutojmë se si mund ta përmisojmë procesin në të ardhmen. Në Open Labs ka vite që organizohen aktivitete për përmisimin e Wikipedia dhe përvec personave të tjerë që do na bashkohen disa nga anëtaret janë gjithashtu kontribues në nivele të ndryshme në Wikipedia dhe me statusin e kontrolluesit gjë e cila do na ndihmoj gjatë aktivitetit. Vendodhjen e Open Labs mund ta gjeni [https://wiki.openlabs.cc/faqja/Kreu ketu]. Në qoftë se data është e papërshtatshme për ju mund të propozoni një datë tjeter kur mund të mblidhemi. Faleminderit, --[[Përdoruesi:NafiShehu|NafiShehu]] ([[Përdoruesi diskutim:NafiShehu|diskutimet]]) 26 janar 2020 12:43 (CET)
{{@|Hyllvegu|NafiShehu}} faleminderit për përpjekjet e ndërmarra në këtë drejtim! Hyllvegu, të them të drejtën, në mënyrë paradoksale, unë propozoj të kundërtën e asaj që ti thua. Ta bëjmë më të vështirë për vullnetarët e rinj që të bëhen kontrollues me shpresën se kështu do të fillojnë t'ua dinë vlerën privilegjit që kanë. 90% e njerzve që e marrin atë privilegj nuk e kanë të qartë mjaftueshëm se tani kanë fituar përgjegjësinë për të gjykuar redaktimet e anëtarëve të tjerë të rinj. Pra të rregullojmë faqet informuese në lidhje me privilegje të tilla dhe t'ua japim vetëm atyre që e duan ta bëjnë atë punë dhe jo njerzve rastësorë. Shpresa është që në këtë mënyrë, kontrolluesit e rinj do të fillojnë ta trajtojnë privilegjin e marrë siç bëjnë administratorët e burokratët, me rëndësi e seriozitet dhe njëlloj si ta, mund t'u hiqet ai privilegj për arsye mosaktivizimi. Kjo do të bënte, them unë, që puna të ndihej më e vlefshme për ata që e ushtrojnë dhe të kishim një komunitet më aktiv nga ajo anë. Por nuk e mohoj që mbase metoda jote mund të jetë më fitimprurëse. Do të ishte mirë të kishim më shumë mendime nga njerëz të tjerë në këtë çështje.
 
Për sa i përket çështjes së abuzimeve, ne aktualisht kemi një filtër automatik që supozohet të luftojë abuzimet/vandalizmat në mënyrë automatike. Pak a shumë çfarë sugjeron ti. Por nuk funksionon siç duhet. Mirë do të ishte të punohej pak me të që të fillonte të ishte më dobiprurës por unë personalisht nuk kam shumë përvojë me filtrat automatikë. Mund të përpiqem të merrem me të nëse nuk del ndonjë vullnetar tjetër.
 
NafiShehu, përtej diskutimeve të mësipërme për plane afatgjata veprimi, mënyra më e mirë për të vepruar në afat të shkurtër është pikërisht çfarë sugjeron më sipër. Shpresoj të shohim një ulje të ndjeshme të numrit të faqeve pas takimit në fjalë. :) - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 26 janar 2020 14:52 (CET)
 
== Ndryshime te moduli i referimeve ==