[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
v Republika e Maqedonisë --> Maqedonia e Veriut (via JWB)
Rreshti 15:
== Gjeografia dhe mjedisi ==
{{kryesor|Gjeografia e Kosovës}}
E shtrirë në qendër të [[Ballkani|Siujdhesës Ballkanike]], Kosova është vend që nuk ka dalje në det me reliev të larmishëm dhe zë një sipërfaqe prej 10.887 kilometrash katrorë. Ka gjithsej 702 kilometra vijë kufitare me shtetet përbri: 352&nbsp;km me [[Serbia|Serbinë]], 159&nbsp;km me [[RepublikaMaqedonia e MaqedonisëVeriut|Maqedoninë]], 112 me [[Shqipëria|Shqipërinë]] dhe 79&nbsp;km me [[Mali i Zi|Malin e Zi]].<ref name="CIA">[https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html CIA, "Kosovo," ''The World Factbook''] n. 08.07.2009</ref>
 
Me reliev kryesisht në trajtë të pellgut lumor, Kosova është gjeografikisht e ndarë në dy rrafshe parësore, atë të [[Fusha e Kosovës|Kosovës]] në lindje dhe atë të [[Rrafshi i Dukagjinit|Dukagjinit]] në perëndim. Lartësia mbi nivelin e detit në rrafshe luhatet prej 400 deri në 700 metra, ndërsa pika më e ulët prej 297 metrash ndodhet në [[Vërmica|Vërmicë]] në kufi me Shqipërinë. Dy rrafshet janë të ndara dhe të rrethuara me vargmale të theksuara në lartësi prej 2.000 deri në 2.500 metra; pika më e lartë, [[Gjeravica]], arrin në 2.656 metra. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 811 metra. Nëntoka e Kosovës njihet për rezervat e mineraleve të rëndësishme si [[qymyri|qymyri linjit]], [[nikeli]], [[plumbi]], [[zinku]], [[magnezi]], [[kaolini]], [[kromi]], [[alumini]], [[ari]], [[argjendi]], [[bakri]] etj.<ref name="CIA"/>