Wikipedia diskutim:WikiProjekti Vende Historike: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
vendet historike tKosova
 
U largua krejt përmbajtja e artikullit.
Etiketa: Duke zbrazur
 
Rreshti 1:
Kosova ka një trashëgimi shumë të pasur kulturore. Vende të panumërta që pasqyrojnë ndikimin e historisë dhe trashëgiminë kulturore mund t’i gjesh posaçërisht në pjesët jugore dhe perëndimore të Kosovës sikurse është Rajoni i Dukagjinit, qyteti i Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. Fortesa të vogla, sikurse "kullat" shqiptare, mullinjtë dhe urat, xhamitë, kishat katolike dhe ortodokse, hamamet turke, kështjellat dhe vendbanimet arkeologjike paraqesin të gjitha aspektet e historisë së pasur të rajonit. Vendi gjithashtu përmban një trashëgimi të pasur etno-kulturore, materiale dhe shpirtërore me një shumëllojshmëri të periudhave historike duke u shquar për peizazhin e saj kulturor, arkitektonik, dhe gjeografik.
 
Karakteristikat unike të Kosovës, tiparet dhe kualitetet pasqyrojnë arritjet e banorëve të saj në të kaluarën sikurse të Ilirëve, Bizantinëve, Helenëve, Romakëve, të Perëndimit, të Lindjes, dhe të Otomanëve.
 
Vendet historike dhe kulturore: Muzeu Etnologjik - Prishtinë, Kështjella e Artanës (Novobërdës)- Artane, Xhamia Bajrakli - Prizren, Ura e Gurit-Vushtrri, Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit – Prizren, Ura e Rugovës- Pejë, Sahat Kulla – Prishtinë, Katedralja e Zonjës Ndihmtare-Prizren, Varri i Sulltan Muratit – Kastriot, Ulpiana – Lipjan, Manastiri i Deçanit- Deçan, Hamami i Gazi Mehmet Pasha- Prizren, Kështjella e Prizrenit- Prizren, Ura e Terzive, Gjakovë.
Return to the project page "WikiProjekti Vende Historike".