[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
v Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rreshti 10:
==Bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit të epokës së bronzit në truallin e Shqipërisë.==
 
[[Homeri]] i përmend pellazgët në epopenë e "Iliadës" si banorë të Thesalisë, të cilët gjatë luftës së Trojës mbajtën anën e trojanëve, kurse në "Odisenë", që është e një kohëkohe e mëvonëshme, pellazgët identifikohen si banorë të Kretës. Shkrimtarë më të rij si [[Hesiodi]], [[Herodoti]], [[Hekateu]], [[Tuqiditi]] dhe të tjerë më të vonë si [[Helaniku]], [[Dionizi i Halikarnasit]], [[Straboni]] etj. na japin njoftime të tjera, por të ngatërruara dhe kontradiktore, mbi këto fise duke i vendosur herë në [[Peleponez]], herë në [[Azi të Vogël]], herë në [[Italia|Itali]]. Ata flasin për shtegëtime pellazgësh në [[Athina|Athinë]], pastaj në [[Lemno]] dhe [[Kreta|Kretë]] e që këtej në [[Sicilia|Sicili]], [[Etruri]] e gjetkë; njoftojnë për mbeturina muresh të vendeve të ndryshme të Greqisë që ata ua atribojnë pellazgëve; e cilësojnë gjuhën e tyre, pellazgjishten, si gjuhë barbare, d.m.th. jo greke, të cilën e humbën kur u helenizuan; tregojnë se pellazgët kishin një kulturë të lartë dhe prej tyre shqiptaret mësuan kultin e perëndive, bile bënë të tyret edhe një tok emra perëndish pellazgjike; përmendin disa emra vendesh e qytetesh të trashëguara nga pellazgët si ''Larissa'', ''Gortyna'', ''Agro'', ''Tyrren'', etj.
 
Ndër këta, [[Herodoti]] thotë se në kohën e tij në [[Epir]] ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga [[Thesalia]] kufitare, kurse [[Straboni]], duke u mbështetur te [[Efori]], [[Hesiodi]], [[Eskili]] dhe [[Euripidi]] thotë se vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte "[[Arkadia]]" dhe që këtej këta shtegtuan në [[Epir]], ashtu si në [[Thesali]], [[Kreta|Kretë]], [[Lesbos]] dhe [[Troadë]]. Por, megjithëse të ngatërruara dhe kontradiktore, njoftimet e autorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje gjenetike midis pellazgëve dhe fiseve të mëvonëshme helene, për derisa pellazgët i konsideronin si autoktone, "me origjinë hyjnore" siç thotë [[Homeri]], ose "të mbirë nga dheu" siç thotë [[Hesiodi]], kurse helenët ishin të ardhur.