Alketa Vejsiu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Rreshti 26:
 
Krahas punës dhe angazhimit në televizion, Alketa Vejsiu nisi studimet e larta në vitin 2003 duke zgjedhur të profilizojë aftësitë në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës, në degën Administrim Biznes. Aftësitë menaxheriale dhe ato të komunikimit bënë që Alketa Vejsiu të orientohej drejt fushës së marketingut dhe biznesit. Me përfundimin e studimeve të larta në vitin 2007, ajo angazhohet në disa kompani të fuqishme të biznesit në vend, si drejtuese projektesh të rëndësishme në fushën e marketingut dhe të komunikimit. Më vonë, kualifikohet në programet e lidershipit në Universitetin e Harvardit.
E etur për njohuri të reja dhe si një "nxënëse" e përjetshme, Alketa Vejsiu vendosi që të ndjekë një nga trajnimet më të kërkuara dhe më prestigjiozet në botë me amerikanin e famshëm Tony Robbins, autorin e shumë librave dhe mentorin e miliona njerëzve në mbarë botën. Trajnimi u zhvillua në vitin 2019-të në Singapor me titull "Unleash the Power Within"! Ndërsa, në janarin e 2020-ës, ajo ndoqi studimet Business Mastery në Palm Beach Florida sërish me Tony Robbins.
 
== Radio ==
Line 73 ⟶ 74:
 
Meqenëse sezoni i parë i këtij programi i kaloi pritshmëritë e produksionit, Grabocka dhe Vejsiu kanë ndezur motorët për edicionet e ardhshme “Në Kurthin e Piter Pan”. Ajo ka intervistuar ndër vite shumë personazhe të njohur, me peshë, mirëpo prezantuesja e njohur italiane Paola Perego ishte një surprizë në finalen e edicionit të pestë të DWM. Ajo u shpreh me superlativa për Alketën në një intervistë të sajën në emisionin ‘Maurizio Constanzo Show' në “Canale 5". Alketa ka prezantuar edhe aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme kulturore të organizuara në vend si spektakli "Dua më shumë Shqipërinë", "Euro Video Grand Prix" apo Netë Gala. E vlerësuar me çmime dhe e renditur në sondazhe publike si një nga gratë shqiptare më me ndikim, përtej profilit dhe rolit publik, ajo ka dëshmuar gjithmonë se është përkrah vajzave dhe grave në solidaritet të plotë me to për kauza të mëdha e të rëndësishme dhe i mbështet gjithmonë ato që duan të ndjekin ëndrrat.
Për herë të parë, Alketa Vejsiu prezantoi edicionin e 57-të të festivalit të fundvitit në RTSH dhe angazhimi i saj në këtë kompeticion artistik i riktheu vëmendjen masive të audiencës dhe publikut që mbushi sallën e Pallatit të Kongreseve për tri netë me radhë.
Gjithashtu, ajo është një nga 10 gratë e famshme nga e gjithë bota e përzgjedhur për të prezantuar në natën e tretë të festivalit historik të muzikës "Sanremo"! Alketa do të ngjitet në skenën e teatrit "Ariston" në krahë të Amadeus dhe Georgina Rodriguez, bashkëshortes së yllit të futbollit Cristiano Ronaldo.
 
'''Si prezantuese:'''