Revolucioni industrial: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
redaktim gjuhesor
Rreshti 31:
*'''Energjia e avullit''' - me rritjen e efektshmërisë së [[Makina me avull|motorëve me avull]] u rrit edhe përdorimi i karburanteve. Përshtatja e motorëve të palëvizshëm me avull në ato me lëvizje rrotulluese i bëri ato të përshtatshme për përdorime industriale. Motorët me shtypje të lartë kishin një fuqi më të madhe për bartjen e peshave duke i bërë të përshtatshme për transportim. Energjia e avullit pësoi një zgjerim të menjëhershëm pas vitit 1800.
 
*'''Prodhimi i hekurit''' - zëvendësimi i [[qymyri|qymyr drurit]] në koks me të madhe uli qmimincmimin e karburantit që përdorej për prodhimin e hekurit të papërpunuar dhe të përpunuar. Përdorimi i koksit bëri të mundur që të ndërtoheshin furra më të mëdha për pjekje, e cila rezultoi në rritje ekonomike. Makina me avull filloi të përdorej për shfryrjen e ajrit me pompim të ujit në mesin e viteve 1750, e cila mundësoi rritjen e prodhimtarisë së hekurit duke limituar përdorimin e fuqisë së ujit. Kurse cilindri për hudhjen e gizës për herë të parë u vë në përdorim më 1760. Më vonë u përmirsëua në cilindër me dy veprime, e cila mundësoi që furrat e pjekies të kenë temperatura më të larta. Po ashtu procesi ku gypat e furrës ishin të mbështjellur me argjilë të përzier me ujë nga brenda në dallim nga farkëtaria e thjeshtë mundësoi që hekuri të përfitohet me një kosto më të ulët. Në anën tjetër makina e petëzimit ishte 15 herë më e shpejtë në dallim nga procesi i goditjes së hekurit me çekan. Furrat e pjekies me të madhe rritën efektshmërinë e karburanteve në prodhimtarinë e hekurit në dekadat e ardhshme.
 
*'''Zbulimi i makinave për punë''' - Makinat e para për punë ishin zbuluar. Këto zbulime përfshinin tornon për prerjen e vidhave, makinën për shpuarjen e cilindrave dhe makinën për bluarje. Makinat për punë mundësuan prodhimin e pjesëve metalike të zëvendësueshme, megjithëse përmirësimi i teknikave në përdorim morën kohë disa dekada.