[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 106:
Tek "North American International Auto Show" në [[Detroit]], [[Miçigan]] në 2003, Aston Martin prezantoi modelin koncept [[Aston Martin V8 Vantage (2005)|AMV8 Vantage]]. Pasi pritej të kishte pak ndryshime para prezantimit të saj në vitin 2005, modeli Vantage risolli motorin klasik V8 në mënyrë që të lejonte kompaninë të konkuronte në një treg më të madh. Viti 2003 po ashtu pa hapjen e fabrikës [[Gaydon]], fabrika e parë në histori e ndërtuar posaçërisht për Aston Martin. Në vitin 2003 u prezantua modeli [[Aston Martin DB9|DB9]] coupé, e cila zëvendësoi 10-vjeçaren [[Aston Martin DB7|DB7]]. Një version kabriolet i DB9, [[DB9 Volante]], u prezantua në vitin 2004 tek "Detroit Auto Show".
 
Në tetor 2004, kompania krijoi një punishte të dedikuar motorësh prej 12500 m2 [[Aston Martin Engine Plant|AMEP]] brenda fabrikës së [[Ford Germany]] Niehl, [[Këln]]. Me kapacitet prodhimi deri në 5,000 motorë në vit nga një personel prej 100 punonjësish të trajnuar në mënyrë speciale, ashtu si prodhimi tradicional i Aston Martin në Newport Pagnell, montimi i çdo njësie i besohet vetëm një tekniku të besuar nga 30 të tillë, ku variantet V8 dhe V12 montohen për më pak se 20 orë. Duke e sjellë linjën e prodhimit brenda kompanisë, premtimi ishte që Aston Martin do të ishte në gjendje të prodhonte pak motorë por me performancë të lartë.<ref>{{cite web|url=http://www.astonmartins.com/factory/amep.htm |title=Aston Martin s . com – Aston Martin Engine Plant Cologne |publisher=Astonmartins.com |accessdate=2011-12-03 |deadurl=yes |archiveurl=https://web.archive.org/20111012035826/http://astonmartins.com/factory/amep.htm |archivedate=12 October 2011 }}</ref> Kjo zgjeroi kapacitetin e lejuar në 2006, makina sportive [[Aston Martin V8 Vantage (2005)|V8 Vantage]] u fut në prodhim në fabrikën Gaydon, duke iu bashkuar modeleve DB9 dhe DB9 Volante.
 
Në dhjetor 2003 Aston Martin njoftoi se do të rikthehej tek garat në 2005. Një degë e re u krijua, e quajtur [[Aston Martin Racing]], e cila u bë përgjegjëse, bashkë me [[Prodrive]], për projektimin, zhvillimin, dhe menaxhimin e programit DBR9. DBR9 konkuron në klasin GT në garat sportive, duke përfshirë dhe të famshmen [[24 Orë Le Mans]].