[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 18:
== Biografia ==
 
Pinjoll i një familjeje nga paria gjinokastrite,<ref name=":0">{{Harvnb|Clayer|2012|pages=288-289.}}</ref> i biri i Ago Topullit dhe i Hasijes së Laze Mullait nga [[Kardhiqi]].<ref>{{cite web|title=Çerçiz Topulli dhe çeta flamur lirie: Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të çetës së Çerçiz Topullit|author=Zaho Golemi|publisher=Mbrojtja|pages=46-51|yearissue=Mars 3|url=http://mbrojtja.gov.al/images/mbrojtja/pdf/2016/mbrojtja_nr3_2016.pdf|issuedate=32016|website=mbrojtja.gov.al|accessdate=6 shkurt 2020}}</ref> Më 23 gusht të 1884, në moshën 11 vjeç, i shoqëruar nga vëllai i tij dhe të rinj të tjerë gjirokastritë u nis drejt [[Stambolli|Stambollit]]; ku nisi studimet e tija në një ''ryzhdije'' ushtarake të kryeqytetit.<ref name="Clayer">{{cite book|title=Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë|author=Nathalie Clayer|publisher=Botime "Përpjekja"|translator=Artan Puto|year=2012|isbn=9789994302536|first=|location=Tiranë|pages=104|authorlink=Nathalie Clayer|ref=harvnb|origyear=2007|edition=2}}</ref> Gjatë viteve të shkollimit ra në kontakt me [[Jani Vreto|Jani Vreton]]. Më tej vijoi studimet në ''idadije'' dhe përfundoi degën e shkencave të shkollës normale. Më 1893 u emërua mësues i kimisë, kozmografisë dhe "i mbajtjes së regjistrave" në ''idadijen'' e Trabzonit. Dy vite më pas u transferua në ''idadijen'' e Erzurumit, si nëndrejtor dhe profesor i gjeografisë dhe shkencave natyrore. Gjatë kësaj periudhe ra në kontakt me një përfaqësues lokal të ''Bible Society'', që u bë shkak t'i nxiste zellin e veprimit për shqiptarizmën.<ref name=":0" /> Armeni i ''Shoqërisë Biblike'' i kishte folur për misionarët protestantë shqiptarë, pastaj i kishte dhënë disa libra të [[Naim Frashëri|Naim Frashërit]], të cilin më pas e njohu kur gjatë një riemërimi kaloi nga kryeqyteti. Naimi e përfshiu në rrjetin e veprimtarëve shqiptarë, duke e rekomanduar te Rauf bej Leskoviku, me të cilin të bashkëpunonte në Selanik.<ref>{{Harvnb|Clayer|2012|page=468.}}</ref>
 
Kur u emërua profesor i ''idadijes'' së [[Selaniku|Selanikut]], mbante në dhomën e tij gazeta dhe libra në shqip, asokohe të ndaluar në Perandori; dhe vëllai i tij, nxënës i shkollës, i lexonte përnatë. Pasi u transferua në ''idadijen'' e [[Manastiri (qytet)|Manastirit]] më 1904, Bajua e bëri zakon të takonte nxënësit e tij pas orëve mësimore, dhe t'u fliste për shkrimtarët "patriotë" e t'i nxiste ata të lexonin veprat e tyre.<ref>{{Harvnb|Clayer|2012|pages=322-323.}}</ref> Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë” (1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “''qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot''”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.