[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v Këtë pjesë e barta nga faqja me titull PEDAGOGJIA sepse konsideroj se këtu e ka vendin.
Rreshti 15:
 
Një përdorim i përhapur dhe i pranuar i pyetjeve në një kontekst arsimor është vlerësimi i njohurive të studentëve përmes [[Testimi|provimeve]].
 
== Pyetjet si mjet pedagogjik ==
'''Përkufizimi'''<br>
Pyetjet janë mjeti në sajë të së cilës mësuesi arrijnë të kuptojnë se ҫfarë njohurish zotrojnë tashmë nxënësit, cilat janë boshllëqet e tyre dhe në cilat aspekte duhet të përkushtohen, në mënyrë që  nxënësit të përthithin informacione të reja  në përputhje edhe me qëllimet dhe objektivat mësimor të hartuara nga mësuesi.<ref>{{Cite web|url=https://garyhall.org.uk/importance-of-questioning.html|title=The Importance of Questioning}}</ref>
 
Pyetjet bëjnë pjesë në metodat e hartimit të orës mësimore, pa të cilat procesi mësimorë do të ishte shumë monoton dhe jo zbavitës për nxënësit. përtej qëllimit kryesorë që kanë, pyetjet mund të shërbejnë si një mënyrë për të rritur vetbesimin dhe aftësin e nxënësve për të krijuar ata vetë pyetje mësuesit. duke mundësuar kështu një përfshirje aktive gjatë orës mësimore.
 
== Parashtrimi i pyetjeve ==
''"Të dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të japësh mësim. Më shumë se çdo gjë tjetër, arti i bukur i mësimdhënies varet nga mjeshtëria e përdorimit të pyetjeve…”  Djui''<ref>{{Cite web|url=http://botapress.info/arti-i-te-komunikuarit-me-nxenes-gjate-ores-mesimore/|title=Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore}}</ref>
 
Kur pyesim fëmijët në klasë, është e domosdoshme për t’u dhënë atyre kohë për të menduar dhe për t’iu përgjigjur. Përdorimi frazave të shkurtra, fjalë të thjeshta dhe pyetje të hapura si: “çfarë do të ndodhë nëse … ?” , “Më tregoni atë që duket si …” ose “çfarë mendoni në lidhje me … “. Mësuesit si dhe prindërit në këtë mënyrë mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi tërheqës dhe nxitës në kuptimin pozitiv, në të cilën fëmijët ndihen të mirëpritur dhe të etur për të marrë pjesë aktive në të nxënit.
 
'''Rëndesia e pyetjeve:'''
1-      Tërheqja e vëmëndjes dhe nxitja e interest.
2-     Diagnostifikimi dhe kontrollimi.
3-     Riprodhimi i fakteve të vecanta dhe informacionit.
4-     Nxitja e procesit të të menduarit e nivelit të lartë.
5-      Strukturimi dhe riorientimi i diskutimit.
6-     Shprehja e emocioneve.
 
== Llojet e Pyetjeve ==
Të pyeturit është një sjellje ndimëse e mësuesit. Studimet e G.Brown &Wragg,1993, i kanë klasifikuar pyetjet në dy grupe duke i dalluar si pyetje që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe me proçesin.<ref>{{Cite book|title=Metodologji e Mësimdhënies|last=Musai|first=Bardhyl|publisher=cde|year=2003|isbn=978-99927-822-2-6|location=Rruga Jordan Misja, Pallatet Gener 2, Tiranë|pages=f.14-15}}</ref>
 
'''Pyetjet e përmbajtjes'''
Mësuesit bëjnë pyetje të përmbajtjes me qëllim që nxënësit të operojn me përmbajtjen e  mësimit . Pyetje të tilla bëhen me qëllim që të shikohet nëse  nxënësit e mbajnë mend materjalin e studjuar. Pyetjet përmbajtëse kan pak përgjigje alternative.                                                                                                
 
Kemi tipe të ndryshme pyetje përmbajtje dhe janë pyetje :                          
 
-'''Të drejtpërdrejta''' : pyetja nuk kërkon intepretim dhe nuk ka përgjigje alternative .                        
 
-'''E nivelit të ulët''': riprodhim e informacionit .                                                                                                                                              
 
-'''Konvergjente''' : burime të ndryshme të çojnë në disa përgjigje.                                                      
 
-'''E mbyllur''' : nuk ka intepretime të mundshme apo përgjigje alternative.                                      
 
-'''Faktike''' : riprodhim i një pjese të përvetsuar të njohurive.
 
'''80% e pyetjeve që bëjnë mësuesit janë për përmbajtjen e lëndës dhe kërkojnë përgjigje të sakta dhe të drejtpërdrejta, pra të nivelit të përmbajtjes .'''
 
==== '''Pyetjet e procesit''' ====
Këto tip pyetjesh kan lidhje me nxitjen e procesit të të menduarit nga ana e nxënësve. Pyetjet e procesit bëhen me qëllim që të zgjidhet një problem, për të shuar kureshtjen, për të nxitur nxënësit të përfshihen në një veprimtari, të analizojnë, të sintetizojnë apo të gjykojnë. Ato kanë një nivel të lartë të të menduarit.
 
Tipet e pyetjeve të procesit janë pyetje :  
 
- '''Jo të drejtpërdrejta''' : pyetja ka intepretime dhe kuptime të shumta.
 
- '''Të nivelit të lartë''' : kërkojnë process të menduarit të lartë sesa vetëm riprodhim I fakteve.
 
- '''Divergjente''' : burime të ndryshme të cojnë në përgjigje të shumta dhe të sakta.
 
- '''Të hapura''' : kan përgjigje të shumta.
 
- '''Koncept''' : pyetja kërkon procesin e abstraksionit, përgjithsimit dhe të përfundimit.
 
'''Pra mund të themi se pyetjet e procesit nxisin më shumë të menduarit dhe strategjitë e zgjedhjes së një problem , duke I nxitur të përdorin burime vetjake të njohurive dhe të ndërtojnë veto në mënyr active intepretimin dhe kuptimin.''' '''Mënyra  të sakta të të pyeturit'''
 
== '''Mënyra  të sakta të të pyeturit''' ==
Për të bërë pyetje në mënyr të saktë , është e nevojshme që mësuesit të zotrojn një repertor të gjërë të teknikave të të pyeturit, në mënyr që të nxjerrin përgjigjet e duhura nga nxënësit . aftësit e të pyeturit i përshtaten situatave të ndryshme që mund të lindin në klasë.
 
== '''Ndërtimi i pyetjeve''' ==
Rregulli bazë për bërjen e një pyetje mund të parashtrohet i tillë ''':  ''bëni pyetjen, bëni një pauzë, pastaj drejtojuni një nxënësi'''''<nowiki/>''.'' Ky rregull është mbështetur në një rregull psikologjik sipas të cilit, kur bëhet një pyetje e pasuar nga një pauzë e shkurtër , të gjithë nxënësit ´´ do të marrin pjesë´´ në komunikim. Pauza nënkupton që cilido nxënës mund të zgjidhet për tí dhënë përgjigje pyetjes, duke bërë që vëmendja e tyre ndaj pyetjes të jetë më e madhe. Por nëse ju si mësues përzgjidhni nxënësin përpara se të bëni pyetjen ,atëherë të gjithë nxënësit e tjerë do ta injorojn pyetjen dhe nuk do të keni vëmendjen e tyre.  
 
'''Për të qenë drejtues i efektshëm pyetjesh , duhet të jeni në gjendje të ndërtoni pyetje të qarta , të sakta dhe të përmbledhura.''' Ndaj mësuesit duhet të mos përdorin asnjëherë ; ´´uf´´, fillime fallco, pauza të pasigurta, si dhe kalime jo të efektshme nga tema në temë. Të gjitha kjo sjellje gojore nga ana e mësuesit shkaktojn pasiguri tek nxënësit .Qartësia është një nga tiparet  kryesore në listën e virtuteve  të një të pyeturit të mirë.                                                                                       
 
Teknika e ndërtimit ('''''bëni pyetjen, bëni një pauzë, pastaj drejtojuni një nxënxsi)''''' nënkupton bërjen e një pyetje, bërjen e një pauze dhe më pas thirrjen e një nxënësi në mësim. E njëjta teknik përdoret kur duam të ngrejm disa nxënës për tu përgjigjur. Pas zotrimit dhe përshtatjes së nxënësve me këtë metod , mund të zëvëndësoni veprimin jo gojor , thjesht duke iu drejtuar me gisht apo duke tundur kokën në drejtim të një nxënësi , për të marrë prej tij një përgjigje.                          
 
Koha e pritjes është thelbësore për përgjigje të menduara nga nxënësit . Ajo ndahet në  dy pjesë: koha e pritjes 1 dhe koha e pritjes 2 .
 
'''Koha e pritjes 1''' është afati midis bërjes së pyetjes dhe thirrjes së një  nxënësi për tú përgjigjur pyetjes.
 
Së pari  , pauza , i krijon mundësi nxënësit për tu menduar rreth përgjigjeve të pyetjes. Kjo është e rëndësishme kur bëni pyetje të nivelit të lartë.                                                           Së dyti , kjo pauzë ju lë kohë ju si mësues të lexoni kundërpërgjigjet jogojoore të nxënësve. Pra të dalloni qartë sinjaëlet jogojore , që tregojnë kënaqsi, kuptueshmëri , frikë, ankth, gëzim apo turp.
 
'''Koha e pritje 2''' është pauza që i lihet në dispozicion nxënësit për të ngritur për të dhënë përgjigjen. Ajo është e rëndësishme pasi i lë kohë nxënësit të mendojë apo lejoj edhe nxënës të tjerë për të dhënë përgjigje.nëse mësuesi pret për pak kohë të jap përgjigje pas përgjigjes fillestare të nxënësit , nxënësit do të vazhdojnë të përgjigjen pa pasur nevojë të nxiten.  Afati midis të bërit pyetje dhe përgjigjes së nxënësit varet nga lloj i pyetjes!!!                              
 
Është mjaftë e rëndësishme që mësuesit të përpunojnë dhënien e pyetjeve të tyre , për të gjetur kohë të përshtatshme për përgjigjet e nxënësve. Nëse janë bërë pyetje që nxisin të menduarit , nxënësit do të kërkojnë kohë për tu menduar.
 
Së fundmi, kur vetë mësuesit përfshihen në pyetje shumëproçesëshe, është e rëndësishme të nxiten të gjithë nxënësit për  të marrë pjesë. Për këtë arsyeje nuk është e nevojshme që mësuesi ti thirri nxënësit me emër dhe ti mbikqyrin . Shumë nxënës nuk u përgjigjen lirshëm pyetjeve në klasë , për arsyje se atojanë më shumë vlerësuese (pyetje testimi , vetëm me një përgjigje të sakët apo të gabuar) sesa pjesë të një bisede. Nxënësit ndihen më të lirshëm kur mësuesi nuk  bënë pyetje vlerësuese por i afrohet drejt pyetjeve me të menduar kritik , ku nxënësit ndihen t lirshëm për tú përfshir në diskutim të hapur. Në të tilla situata nxënësit janë të etur për  të shprehur mendimet e tyre dhe të dëgjojn idet e të tjerve.
 
== '''Teknikat nxitëse''' ==
Nxënësit duhet të inkurajohen dhe të nxiten të shprehen edhe nëse gjysma apo tërsisht  e përgjigjes së pyetjes është gabim , duhe ja riformuluar pyetjen dhe duke marrë një përgjigje më të plotë në mënyr që mësuesi të kuptoj nëse nxënësi e ka kuptuar tekstin.                                        
 
Gjithmon duhet ta nxisni nxënësin në mënyr pozitive.                                                                    
 
Mësuesi duhet gjithmon ti ofroj mbështetje pozitive, në mënyrë që nxënësi të nxitet të plotësojë një përgjigje apo të rishikoj një përgjigje jo të saktë..                                                      Në pjesën më të madhe të rasteve nxënësit japin një përgjigje pjesërisht të saktë ndaj duhet ti drejtojm ata drejt një mënyre të  të menduarit më me logjik dhe që ti afroj drejt përgjigjes së saktë.
 
=== '''Trajtimi i përgjigjeve jo të sakta''' ===
Sado I aftë të jetë një mësues në motivimin e nxënësve , dhënien e materialeve udhëzuese të sakta dhe mbështetëse dhe drejtimin e pyetjeve të një cilsie të lartë,ai do të ndeshet me një problem të vazhdueshëm që tërheq nga të dy aspektet, intelektual dhe ndërpersonal.
 
'''Jini të duruar dhe të matur në reagimin  ndaj përgjigjeve jot ë sakta të nxënësve!!!'''                                                                                                                                      
 
1-Nxitja është një teknik e lehtë ,pasi mësuesi mbështet aspektin pozitiv të përgjigjes dhe injoron komponentin  negative  apo pjesshëm të përgjigjes.                                                     2- Nëse përgjigja është krejtësisht e pasaktë , krijohet një situatë heshtje e vështirë  midis nxënësit dhe mësuesit , sepse në një rasti të tillë mësuesi e ka të vështirë ti jap mbështetje positive . Por komente të tilla si ''''': ´´jo´´, ´´ti s´je kurrkund´´ apo ´´kjo s´është e saktë´´''''' duhet të shmangen sepse veprojnë si përforcues negative dhe zvoglojnë dëshirën  e nxënësve për të marrë pjesë në komunikimin gojor në klasë.                                                                                                       
 
3- Nëse I përgjigjesh negativisht një përgjigje negative të një nxënësi ,atëherë do të ketë gjasa për shfaqen e '''një efekti dallgëzues'''<ref name=":0">{{Cite book|title=Metodologji e mësimdhënies|last=Musai|first=Bardhyl|publisher=cde|year=2003|isbn=978-99927-822-2-6|location=Rr. Jordan Misja, Pallatet gener 2, Tiranë.|pages=f.259}}</ref>'''.''' Ky efekt përshkruan mënyrën me    anë të të cilës nxënësit që në vetvete nuk janë në shinjestër të sjelljes negative të mësuesit , janë ende të ndikuar negativisht nga ajo që ka thënë mësuesi apo antarët e tjerë të klasës.            Ndaj kur nxënësit nuk japin një përgjigje të sakët përpiquni ta kaloni me një ''t'''eknikë nxitëse asnjanëse,''''' sesa të japësh përgjigjen :´´ jo, kjo nuk është aspak e sakët´´                        Qëllimi I kësaj metode është të '''vihet theksi mbi pozitiven''', pra pasi kemi konstatuar cila pjesë e përgjigjes është e vleefshme, e duhur dhe  e saktë duhet ti japim mbështetje positive apo vlersim  për at pjesë .                                                                                                                                            
 
4- Për shembull : Nëse marrim një përgjigje tërsisht të gabuar atëherë mund të shpreheni : '''''´´ A mund të na tregoni si arritët në këtë përgjigje?´´ ose ´´ A mund ta mendoni edhe një hero zgjidhjen dhe të përpiqeni përsëri për të?´'''''´ këto janë '''përgjigje asnjanëse , jo negative.'''                    
 
5- Një strategji tjetër është '''riformulimi i pyetjes''' , e cila I heq përgjegjsin për dhënien e një përgjigje jo të saktë ndaj pyetjes origjinale. Me kujdes duhet ta çoni nxënësin drejt një përgjigje të saktë , me anë të njl grupi '''pyetjesh konvergjente.  '''
 
6-'''Sarkazma apo ndëshkimi , të shmangen''' përgjithmon .nëse përdorni një përgjigje gojore ndëshkuese , atëherë jeni duke përdorur '''një strategji ´´shtypëse´´.''' Një strategji e tillë I ofron nxënësve një mbështetje negative, që ka efekt të pakëndshëm, pasi '''I detyron nxënësit të injorojnë mundësitë e të përgjigjurit me gojë'''.                                                      '''Abuzimi gojor nuk është asnjëherë përgjigje e duhur apo profesionale.'''<ref name=":0" />
 
==== '''Shmangni dhënien e sinjaleve negative jogojore ( fshihni gjykimin).                  ''' ====
'''1-'''Kjo ka të bëjë me aspektin e '''nimiks së fytyrës''', si rrudhja e ballit , ngritja e vetullave apo levizja e buzëve dhe kokës, të cilat nuk duhet ti shprehim kur dëgjojm përgjigjen e pyetjes sepse tregojnë që jemi të mërzitur apo të nevrikosur nga përgjigja jo e saktë.                                    
 
    2- Një strategji tjetër është vlersimi i menjëhershëm i llojit apo nivelit të pyetjes që bëni, pastaj i bëni nxënësit një pyetje të ngjashme , por më pak të vështirë, pa bërë ndonjë koment tjetër. '''Reagoni gjithmonë me fleksibilitet'''; jipuni mundsi nxënësve që të tregojn se i dinë disa pyetje,
 
==== '''Teknikat e pyetjeve ndërvepruese''' ====
Mësuesit dëshirojnë që nxënësit e tyre të shkojnë në shtëpi të ´´lodhur´´ nga të menduarit dhe ju të shkoni në shtëpi të ´´freskët´´ . për t´ia arritur këtë qëllim duhet:                                1- Nxitja e përgjigjeve të shumëfishta . në metodikën e vjetër mësuesit pyesnin njënxënës për tu përgjigjur  por është mësuesi ai që fletë shumicën e kohës. Pak nxënës dëgjojn me vëmendje përgjigjet e tyre pasi ekziston një rreth komunikimi i mbydhur midis dy individëve : mësuesit dhe një nxënësi. Rekomandohet të ndiqet modeli modern që korrespondon në bërjen '''e pyetjeve që kërkojn përgjigje të shumëfishta''', të cilat janë pyetje që marrin përgjigje nga tre apo katër nxënës. Aktivizimi  i shumë nxënësve arrihet në saj të '''pyetjeve divergjente''' .                  
 
Përpara  se të zbatoni këtë metod të përgjigjeve të shumfishta duhet ta sqaroni atë me klasën dhe tua bëni të qart që nuk lejohet përsëritja e të njejtës përgjigje. Në këtë mënyrë nuk do të kemi përsëritje të ideve dhe mendimeve.                                                                                              
 
Teknika e '''përgjigjes së shumëfishtë i lë më shumë fushëveprimi nxënësit.''' Pra nxënësit kan kushte për të krijuar përgjigje të gjata dhe të menduara thellë. Mësuesi i kushtëzon nxënësit me mjeshtëri të pranojn më shumë përgjegjsi për të dëgjuar njëri –tjetrin dhe për të modifikuar përgjigjet e tyre , të bazuara në ato të mëparshmet.
 
== '''Të përgjigjurit e pyetjes''' ==
A ju ka ndodhur që të keni marrë pjesë në një orë mësimi , ku '''mësuesi''' ndërton një pyetje , bën pauzën, i drejtohet një nxënësi dhe , pastaj i '''përgjigjet vet pyetjes''' ? ky veprim i pazakontë '''përbën shkelje morale''' . Nxënësit nuk nxiten të mendojn kur ata e dijn që mësuesi nuk do ti lejoj ata të shprehin lirshëm mendimin e tyre . ky veprim e dekurajon aktivizimin në klasë, pjesëmarrjen në mësim dhe i detyron ata të sforcohen në sencin negativ . Nëse një '''pyetje është aq komplekse''' saq nxënësit e kan të vështir të përgjigjen atëherë '''riformulojeni atë''' , filloni nxitjen dhe konsiderojeni atë si një´´ projekt kërkimor´´.
 
'''Mosndjekja e përgjigjes së nxënësit.''' Kur ngrini një nxënës në mësim ju duhet të tregoheni të sjellshëm ndaj tij , duke e ndjekur atë. Nëse pretendoni të keni vëmendjen e nxënësve, ky zakon duhet të jetë i ndërsjellë.  '''Zgjedhja e të njejtëve nxënës për të dhënë përgjigje''' . Një ndër ankesat më të shpeshta tek nxënësit është :´´ mësuesja nuk më ngre kurrë mua ´´ ose ´´ mësuesi ka disa nxënës të parapëlqyer , që i ngren gjithmon në mësim´´. Këto pohime pasqyrojnë dallimet e bëra midis nxënësve . Ky veprim paraqet një '''nxitës negativ''' tek shumica e anëtarëve të klasës . I bënë ata të '''humbasin interesin për temën''' dhe '''prishje serioze të moralit të frymës së grupit në klasë.'''
 
'''Shumë mësues mbajnë qëndrim të theksuar ndaj nxënësve të dobët në mësime. Ata  presin shumë pak për të marrë përgjigjen prej nxënësve të dobët . gjithashtu ata ngurojnë ti ndimojn ata me pyetje nxitese , u kushtojn shumë pak vëmendje , i ulin në fund të klasës , i kritikojnë më shumë se të tjerët dhe kërkojnë prej tyre më pak'''.
 
Ekziston prirja që të ngrihen në mësim vetëm ata nxënës që janë aktivë dhe që u japin përgjigjen ´´e duhur´´pa ndërhyrjen e tij, në mënyrë që të paraqiten si mësues i suksesshëm.  Por nëse do dëshironi të nxitni të gjithë nxënësit tuaj që të jenë fitues, duhet t´u krijoni atyre një mundsi të barabartë për tu përgjigjur. Motoja juaj në këtë rast duhet të jetë'': ´´Asgjë nuk e sjell suksesin , ashtu siç e sjell atë suksesi vetë.´''<ref>{{Cite book|title=metodologji e mësimdhënies|last=Musai|first=Baedhyl|publisher=cde|year=2003|isbn=978-99927-822-2-6|location=Rr. Jordan Misja, Pallatet Gener 2, Tiranë|pages=261}}</ref>
----
 
== Shih edhe ==