Gjeografia e Evropës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Evropa e ulët: Shtova permbajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 33:
 
== Klima dhe vegjetacioni ==
[[Skeda:Europe biogeography regions en.svg|thumb|Tipet klimatike në Evropë]]
{{kryesor|Klima e Evropës}}
Meqë Evropa ka formën e një gadishulli të madhe, është e hapur nga [[Oqeani Atlantik]], deti Mesdhe, Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe Ultësira Sibiriane, pjesët e saj rrahen nga masat ajrore të lagështa të Atlantikut, të ngrohta të Mesdheut dhe të ftohta nga pjesa kontinentale e BSHP-së. Koha mbi kontinentin e Evropës varet nga lëvizja e cikloneve dhe të anticikloneve. Ciklonet krijohen rreth [[Islandë]]s dhe duke lëvizur në drejtim të tokës sjellin shi, borë, mjegull, erë. Anticiklonet gjatë verës krijohen mbi ishujt Azore në Oqeanin Atlantik (gjeni në hartë) duke sjellë kohë të ngrohtë dhe në [[Siberia|Siberi]] (dimrit) e [[Rusi]] kur krijojnë kohë të ftohtë e me borë. Veçori e përgjithshme e klimës në Evropë është rritja e temperaturës prej veriut kah jugu dhe prej perëndimit kah lindja, ndërsa reshjet zvogëlohen në drejtim të lindjes dhe të jugut. Dimrit [[temperatura]]t rriten duke shkuar kah jugu dhe perëndimi. Sasia e të reshurave në perëndim është rreth 2000 mm, ndërsa në ultësirën lindore 400-600 mm.