Ndryshimi mes inspektimeve të "Fan Noli"

327 bytes added ,  5 muaj më parë
(Rregullova gabim drejtshkrimor)
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
 
== Biografia ==
Fan Noli eshte nje nga figurat e shquara qe tere jeten i sherbeu kultures shqiptare, si poet, dramaturg,historian, biograf, publicist, dhe si perkthyes i rralle. Ai ishte nje djale capkene dhe si "ndryshe" nga djemte e tjere nuk i pelqente te shkonte ne shkolle. Ai u shkollua dhe per shume vjet ju rrefye kultures shqiptare! Lindi më 6 janar 1882 me emrin ''Theofanes Stylianos Mavromatis'' në fshatin shqipfolës<ref>{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|origyear=1963|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=515|ref=harvnb|translator=[[Afrim Koçi]]}}</ref> İbriktepe, në Trakinë Lindore, jo shumë larg nga [[Edirne|Edreneja]]. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]].<ref>Shqiptarët erdhën këtyre anëve gjatë [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]]. Sipas Nolit Ibrik-Tepe ishte një vendqëndrim ushtarak i Perandorisë, e zgjedhur prej afrisë me [[Kostandinopojë]]n. Shumë shqiptarë udhëtuan andej për t’u bërë ushtarë dhe ngelën aty me rënien e Kostandinopojës më 1453. Fan S. Noli. Autobiografia (Prishtina, 1968) f. 3</ref>
 
I ati, Stilian Gjergj Noli, ishte psallt në kishën ortodokse të fshatit; e ëma, Marie Gollaqi, ishte shtëpiake. Theofani ishte i dyti ndër trembëdhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve vdiqën në foshnjëri. Familja rronte me tokat që kishte si pronë. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor [[Gjuha greke|greqisht]] për gjashtë vjet, më tej prindët e dërguan në gjimnazin grek të [[Edirne|Edrenesë]], ku qëndroi katër vjet.<ref>{{Cite book|title=Jeta e Fan S. Nolit|last=Bala|first=Vehbi|authorlink=Vehbi Bala|publisher=Shtëpia Botuese e Librit Politik|year=1972|isbn=|location=Tiranë|pages=15-19|oclc=30964481|ref=harvnb}}</ref>
Anonymous user