Ndryshimi mes inspektimeve të "Kalaja e Peqinit"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
v (→‎Referime: Referenca -> Referime duke përdorur AWB)
v
 
[[Skeda:Peqin, Albania – Castle 1995 02.jpg|parapamje|Kalaja osmane e Peqinit]]
'''Kalaja e Peqinit''' është një kala në qytetin e [[Peqin]]it, [[Shqipëri]] e mesme. Sipas [[Evlia Çelebiu]]t, ajo eshte ndertuar nga shqiptari [[Abdurrahman Pasha]].
 
== Historia ==
Themelet e kalasë së [[Peqini]] mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës "[[Via Egnatia|Egnatia]]" dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë [[Perandoria Osmane|pushtimit turk]]. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të [[Klodiana|Klodianës]] kanë pasur një lartësi prej rreth 12 [[Metri|metrash]]. Kalaja e "Klodianës" është zgjeruar në [[shekulli XIV|shekullin e XIV-të]] nga [[turqit]], të cilët ia dhanë më pas spahiut[[spahiu]]t[[Kazaja|kazasë]], i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem. Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit.<ref>{{cite book|title=Monumentet|url=https://books.google.com/books?id=f_6dwpDorq8C|year=1990|publisher=Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës|page=14}}</ref>
 
Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë : "...muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një [[Xhamia|xhami]] të vogël pa [[Minareja|minare]]. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja...". Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.
 
==Referime==