Content deleted Content added
Rreshti 185:
Me shumë nderime--[[Përdoruesi:Hyllvegu|Hyllvegu]] ([[Përdoruesi diskutim:Hyllvegu|diskutimet]]) 20 shkurt 2020 17:01 (CET)
:Përshëndetje! Më falni për përfshirjen pa përmendje! Si administrator, i ndjek shpesh diskutimet që ndodhin në faqet e përdoruesve më aktivë në komunitet pasi mund të kenë interes për komunitetin në tërësi dhe kështu vura re dhe këtë. E di që Goelia është përdorues i kahershëm që shfaqet në llogari të ndryshme në komunitetin tonë me një qëllim të caktuar. E kuptoj deri diku bllokimin e tij pasi kam parë që refuzon diskutimet në lidhje me qëllimin që ka dhe thjesht vazhdon misionin pa pyetur kënd. Ama do të doja të diskutonim pak në parim për këtë gjë. Para ca kohësh bëmë një diskutim të gjerë me Baton, Liridonin dhe 1l2l3k (nëse nuk gabohem për këtë të fundit) në lidhje me çështjen e emrave të huaj që solli ca ndryshime të vogla në lidhje me rregulloret e emërtimeve (megjithëse nuk arritëm ta zhvillonim në Kuvend). Unë personalisht, si atëherë, si këtë herë jam idhtar i idesë se emrat e huaj duhet të përshtaten sa më shumë në shqipen standarde duke qendruar korrekt frymës dhe rregullave të drejtshkrimit shqip. Kam qenë duke pritur që një diskutim i tillë të hapet në Kuvend por duke qenë se gjithmonë diskutime të tilla me rëndësi përfundojnë duke u nisur nëpër faqe përdoruesish, mendova të shkruaja gjerësisht këtu. Për llojet specifikë të emrave mund të diskutojmë rast pas rasti (për shembull për emrat e njerzve, të provincave, titujt e veprave artistike, etj) por në parim unë këmbëngul te ideja se duhet të ndjekim përshtatjen shqipe. Mbase jo ekzaktësisht versioni që sugjeron Goelia (kam vënë re që jo gjithmonë ndjek shqipen standarde) dhe ideja e tij për të vepruar pa dëgjuar kënd mbetet në atë detaj e gabuar por parimi i përgjithshëm mua personalisht më duket i mirë, guxoj të them. Shpeshherë thuhet se një diskutim i tillë s'ka nevojë të zhvillohet se rregullat janë të qarta dhe mund të merren shabllon nga EnWiki por duhet pasur parasysh që Wikimedia aplikon parimin e autonomisë në lidhje me projektet e ndryshme në gjuhë të ndryshme, ku secili komunitet krijon rregullat e veta në lidhje me situatat me të cilat përballet dhe EnWiki është ''shumë'' ndryshe nga SqWiki në shumë drejtime. Siç thashë, kam kohë që dua ta ngre si diskutim e meqë gjeta terren, mendova ta ngrija këtu e njëkohësisht të merrja dhe mendimet tuaja në lidhje me çështjen. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 20 shkurt 2020 18:31 (CET)
 
::'''Konflikt redaktimi''' Përshëndetje {{@|Hyllvegu}} të falenderoj për kontributet në sq.wiki. Jam dakord për sa i përket kthimet e zhvendosjeve të përdoruesit Goelia, do mundohem të gris faqet për të liruar vendin për ridrejtimet. Gjithësesi, komuniteti ynë nuk ka ende një konsensus për sa i përket emërtimet e artikujve. [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=P%C3%ABrdoruesi_diskutim:Klein_Mu%C3%A7i/Arkivi_1&oldid=1968044#Standard_i_emrave '''Këtu'''] është një diskutim që kemi bërë para një viti me {{@|Klein Muçi}} {{@|Sadsadas}} dhe {{@|1l2l3k}}. Nga njëra anë, emërtimet me shkronjat origjinale janë më të sakta dhe zyrtare, por nga ana tjetër emërtimet e shqipëruara i permbahen Kongresit të Drejtshkrimit të 1972-shit dhe ndihmojnë lexuesit shqipfolës që nuk njohin gjuhët e huaj. Është mirë që të hapet një votim në Kuvend në mënyrë që të kemi një marrëveshje të përgjithshme dhe një politikë zyrtare për t'u zbatuar. – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 20 shkurt 2020 18:34 (CET)