Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 189:
 
:::{{@|Klein Muçi}} e publikuam njëkohësisht, por ti qe më i shpejtë :) – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 20 shkurt 2020 18:37 (CET)
::::Paska qenë Sadsadasi në vend të Liridonit. Të falënderoj që e risolle diskutimin, nuk isha i sigurt ku kishte ndodhur. Unë them që s'duhet të kemi frikë nga përkthimet. Deri në vitet '90 çdo gjë përkthehej në Shqipëri. Fenomeni është shumë i dukshëm po të shikohet letërsia e asaj kohe ku të gjithë emrat e autorëve ishin "të përkthyer" (të përshtatur) në shqip. Për çastin e parë mund të ngjajë e pazakontë për syrin, tani që nën ndikimin e globalizmit jemi mësuar t'i lexojmë në origjinal, por efekti kalon shpejt. Kini parasysh sa normale na duket të lexojmë emrat "Tom Sojer", "Leonardo Da Vinçi", "Albert Ajnshtajn", "Çarli Çaplin" "Fjodor Dostojevski", e të tjerë të ngjashëm pasi jemi mësuar t'i shohim në formën e tyre të shqipëruar për shkak të fenomenit të mësipërm që përmenda. Sigurisht që për emrat me të cilët kemi rënë në kontakt pas viteve '90 do të krijohej habi (për shembull, Kristiano Ronaldo, Bred Pit, Anxhelina Zholi, Donald Tramp e emra të tjerë sidomos të ardhur nga bota anglofone) por kjo gjë nuk zgjat nëse kthehet në normë. Dhe për emrat e vendeve mund të ndiqet lehtësisht i njëjti arsyetim. Vetëm se te vendet në disa raste një përkthim i ngulitur në shqip nuk mund të ekzistojë ende dhe kur ta krijojmë mirë do të ishte të siguroheshim për qartësinë e përshtatjes. Për shembull, ka raste kur emri ka kuptim nga pas, si "Mali me gropa" dhe s'është një përzgjedhje estetike fonemash. E vetmja vështirësi është me firmat apo emrat artistikë të ndryshëm ku stilizimi përkatës është pjesë e identitetit. Mendoni për shembull "Noizy", "iPhone", "Coca-Cola", "Facebook", "Rolling Stones" apo "The Queen". Me këto raste duhet të tregohet pak kujdes por besoj se po të shtrojmë rrugën për ndryshimet e mësipërme, do ta kemi më të qartë si të veprojmë dhe me këto raste pastaj.
 
::::Në përgjithësi vetëm emrat nga bota anglofone na sjellin probleme. Kjo vjen pasi shumica e brezit të ri di tashmë anglisht dhe i duket sikur po veprohet me një lloj përçudnimi të panevojshëm ndaj emrit që nuk sjell asnjë dobi përtej shëmtisë pasi "çdokush di anglisht", një supozim që s'duhet thënë aspak me siguri. Po e njejta brezni reagon me habi të madhe kur vënë re librat e vjetër ku anglishtja përkthehej si çdo gjuhë tjetër pasi ishte nga gjuhët më pak të njohura në Shqipërinë Komuniste. Është vazhdim i fenomenit të shqipnglishtes, e folme e përdorur nga brezi i sotëm për t'i ndërtuar fjalitë apo tekstet gjysmë shqip e gjysmë anglisht apo me kalke të shumta. Kini parasysh se anglishtja deri vonë hynte te provimet e detyruara të shkollës së mesme kështu që, dhe të mos ishte vetëm ndikimi i globalizmit, kur trajtohet si një gjuhë e dytë de facto nga shteti, sigurisht që një fenomen i tillë pritet. Megjithatë shqipnglishtja nuk besoj se i sjell dobi as shqipes, as anglishtes kështu që besoj se një proces frenimi ndaj fenomenit do të ishte i dobishëm. Unë personalisht me moshë i përkas pikërisht brezit në fjalë dhe mund të komunikoj në anglisht në nivel të njejtë me shqipen, si nga fjalori, ashtu dhe nga gramatika. Ia di vlerat dhe e vlerësoj, siç vlerësoj dhe shqipen, por shqipnglishtja më duket fenomen që duhet frenuar, siç thashë. Emrat e gjuhëve të tjera pastaj kalojnë në filtrin e përshtatjes pa sjellë kundërshti të mëdha dhe nuk ekziston kjo ideja "stop it, that's uncool" që figuron me anglishten. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 21 shkurt 2020 11:08 (CET)