Content deleted Content added
Rreshti 192:
 
::::Në përgjithësi vetëm emrat nga bota anglofone na sjellin probleme. Kjo vjen pasi shumica e brezit të ri di tashmë anglisht dhe i duket sikur po veprohet me një lloj përçudnimi të panevojshëm ndaj emrit që nuk sjell asnjë dobi përtej shëmtisë pasi "çdokush di anglisht", një supozim që s'duhet thënë aspak me siguri. Po e njejta brezni reagon me habi të madhe kur vënë re librat e vjetër ku anglishtja përkthehej si çdo gjuhë tjetër pasi ishte nga gjuhët më pak të njohura në Shqipërinë Komuniste. Është vazhdim i fenomenit të shqipnglishtes, e folme e përdorur nga brezi i sotëm për t'i ndërtuar fjalitë apo tekstet gjysmë shqip e gjysmë anglisht apo me kalke të shumta. Kini parasysh se anglishtja deri vonë hynte te provimet e detyruara të shkollës së mesme kështu që, dhe të mos ishte vetëm ndikimi i globalizmit, kur trajtohet si një gjuhë e dytë de facto nga shteti, sigurisht që një fenomen i tillë pritet. Megjithatë shqipnglishtja nuk besoj se i sjell dobi as shqipes, as anglishtes kështu që besoj se një proces frenimi ndaj fenomenit do të ishte i dobishëm. Unë personalisht me moshë i përkas pikërisht brezit në fjalë dhe mund të komunikoj në anglisht në nivel të njejtë me shqipen, si nga fjalori, ashtu dhe nga gramatika. Ia di vlerat dhe e vlerësoj, siç vlerësoj dhe shqipen, por shqipnglishtja më duket fenomen që duhet frenuar, siç thashë. Emrat e gjuhëve të tjera pastaj kalojnë në filtrin e përshtatjes pa sjellë kundërshti të mëdha dhe nuk ekziston kjo ideja "stop it, that's uncool" që figuron me anglishten. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 21 shkurt 2020 11:08 (CET)
 
:::::{{@|Klein Muçi}} edhe unë ashtu e mendoj. Duhet të përdorim shkronjat e alfabetit shqip sipas rregullave të ''[[:en:International Phonetic Alphabet|International Phonetic Alphabet]]'' dhe ''[[:en:Help:IPA/Albanian|Help:IPA/Albanian]]'', psh. shkronja ''ć'' është latinizimi i shkronjës cirilike ''ћ'', por ne kemi shkronjën ''ç'' tek alfabeti ynë. – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 21 shkurt 2020 12:19 (CET)