Emily Brontë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 14:
 
==Biografia==
Emily Brontë lindi më 30 korrik 1818, nga [[Maria Branwell]], e bija e një tregtari [[Metodizmi|metodist]] nga [[Kornuelli]], dhe [[Patrick Brontë]], një klerik irlandez i religjionit anglikan. Kur lindi Emily, familja jetonte në qendër të fshatit [[Thornton, West Yorkshire|Thornton]] në periferi të qytetit [[Bradford]] në Rrethin Perëndimor (West Riding) të kontesë [[West Riding të Yorkshire|Yorkshire]], veri i [[Anglia|Anglisë]]. Por dy vjet më vonë, familja u zhvendos diçka rreth trembëdhjetë kilometra në veriperëndim, në Haworth, ku babai gjeti punë si klerik i përhershëm i kishës së fshatit. Gjashtë fëmijët Brontë, pesë vajza dhe një djalë, ishin, nga më e madhja tek më e vogla, [[Maria Brontë|Maria]], [[Elizabeth Brontë|Elizabeth]], [[Charlotte Brontë|Charlotte]], [[Branwell Brontë|Branwell]], Emily, dhe [[Anne Brontë|Anne]].
 
Më 15 shtator 1821, pa arritur asnjëri nga gjashtë fëmijët as tetë-vjetëshin dhe Emili ishte vetëm tre vjeç, Maria Branwell vdiq e prekur nga kanceri.<ref name="Fraser 28">Fraser, ''The Brontës'', p. 28</ref> Tezja, [[Elizabeth Branwell]], mori përsipër përkujdesjen e tyre.