Emily Brontë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 39:
Libri përshkruan dashurinë e ndaluar mes protagonistes së një familjeje në veri të Anglisë dhe fëmijës së adoptuar të prindërve të saj. Wuthering Heights përshkruan një vend fiksional ku zhvillohen ngjarjet kryesore të romanit. Wuthering është versioni dialektor i fjalës withering, që mund të përkthehet si ulëritëse (për erën) apo e furishme. Heights është fjalë që do të thotë Lartësitë.
 
Reagimet fillestare mbi romanin ishin të përziera. Kritikët ja njohën forcën dhe imagjinatën, por kishin rezerva për amoralitetin e fabulës, ashpërsinë e pasioneve erotike në të, dhe egërsinë dhe egoizmin e personazheve.<ref>Joudrey, Thomas J. "'Well, we must be for ourselves in the long run': Selfishness and Sociality in ''Wuthering Heights''." ''Nineteenth-Century Literature'' 70.2 (2015): 165-93.</ref> Madje dhuna në libër bëri shumë njerëz të mendojnë se romani duhetdo të kishte qenë i shkruar nga një mashkull. Emri i vërtetë i Emily-së si autore e librit nuk doli veçse dy vjet pasi vdiq, në faqen e titullit të një botimi komercial të shkurtuar.<ref>Richard E. Mezo, ''A Student's Guide to Wuthering Heights by Emily Brontë'' (2002), p. 2</ref>
 
Në shqip, romani është botuar në dy përkthime: i pjessshëm në vitin 2003 nga me titullin ''Shtëpia Udhëring Hajts'' sjellë në shqip nga Borana Hima, dhe i plotë në përkthimin e [[Amik Kasoruho]]<nowiki/>s me titullin ''Lartësitë e stuhishme'' në vitin 2010.<ref>Katalogu OPAC i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.</ref>